• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 24 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Kosovë: Pesë vjetori i vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova

21 Janar, 2011
in Etnike/Rajoni/Bota
Kosovë: Pesë vjetori i vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kosovë sot u shënua pesë vjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit të parë të vendit, Ibrahim Rugova. Udhëheqësit politik dhe institucional të Kosovës nderuan figurën e presidentit të ndjerë duke kujtuar njëherësh kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës. Ata bënë homazhe tek varri i presidentit Rugova, ndërsa gjatë ditës janë mbajtur manifestime të ndryshme ku është përkujtuar e vlerësuar roli i tij në procesin e ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Në një akademi përkujtimore e cila u mbajt nën përkujdesjen e kryeministrit në dorëheqje Hashim Thaçi, kryeministri tha se Ibrahim Rugova është njëra nga figurat më të rëndësishme shqiptare të fundshekullit njëzet.

“Pesë vjet më parë Kosova u nda nga njëra prej figurave më të rëndësishme të Kosovës, nga Presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Vdekja e parakohshme e Presidentit Rugova fatkeqësisht ndodhi dy vjet para se të përmbyllej procesi i gjatë dhe historik, ëndrra, qëllimi, aspirata dhe angazhimi madhor i shumë e shumë brezave – pavarësia e Kosovës, për të cilën dr. Ibrahim Rugova dha kontribut të gjatë dhe të rëndësishëm”, tha kryeministri Thaçi.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa tha në një manifestim të veçantë të kësaj partie se Kosova moderne identifikohet me emrin e Ibrahim Rugovës, të cilit Kosova i dha lamtumirën e fundit, pesë vjet më parë.

“Sot, në këtë hark kohor, që mund të duket i shkurtër, e kuptojmë më së miri sa shumë i mungon shtetit të Kosovës njeriu që jetoi në kohën e tij, por vazhdimisht e projektoi dhe e përjetësoi të ardhmen, sikur të ishte duke e jetuar shumë vite para të gjallëve të tjerë, njeriu që vuri themelet e shtetit të Kosovës, duke i dhënë zë kudo në botë dhe duke mbledhur e kthyer me sy prej nesh shtetet dhe liderët më të fuqishëm të globit, njeriu që deri në frymën e fundit nuk u ndal së punuari për ëndrrën e madhe të të gjithë shqiptarëve – lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njeriu që për dekada, breza, e shekuj do të kujtohet si Presidenti Historik i Kosovës”, tha zoti Mustafa.

Ndërkaq, Ukë Rugova, i biri i presidentit të ndjerë bëri thirrje sot për bashkim politik kundruall proceseve politike në Kosovë dhe rreth saj.

“Fryma e afrimit dhe bashkimit të njerëzve ka qenë në shpirtin e Presidentit Rugova. Me këtë frymë, ai ndërtoi me sukses Lidhjen Demokratike e Kosovës dhe udhëhoqi Kosovën në rrugë të sigurt drejt lirisë dhe pavarësisë. Në këtë përvjetor fryma unifikuese e Presidentit Rugova duhet të jetë udhërrëfyes i yni për të ndërtuar institucione shtetërore stabile dhe kredibile, për të rikthyer besimin e shtetit tonë të Kosovës te miqtë tanë ndërkombëtar”, tha zoti Rugova.

I doktoruar në fushën e letërsisë, Dr. Ibrahim Rugova, ishte presidenti I parë I Kosovës dhe udhëheqësi 16 vjeçar I Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas vdekjes së tij pasuan ndryshime në strukturat e institucioneve të Kosovës, ndërsa në dhjetor të vitit 2006 edhe në partinë e cila u nda në Kuvendin e gjashtë zgjedhor. Një pjesë e kësaj partie themeloi një subjekt të ri politik me emrin Lidhja Demokratike e Dardanisë. Në zgjedhjet e 12 dhjetorit, i biri Ukë Rugova themeloi listën me emrin e presidentit Rugova dhe mori pjesë në zgjedhje në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Të gjitha palët tashmë janë vënë në përpjekje të mëdha për të trashëguar emrin dhe veprën e ish presidentit Rugova. /VOA/

Previous Post

Demonstrata në Tiranë – Tre të vdekur, 26 të plagosur

Next Post

Ndahen bursat e FHM-së nga New York-u studentëve nga Malësia (Foto + Video)

Next Post
Ndahen bursat e FHM-së nga New York-u studentëve nga Malësia (Foto + Video)

Ndahen bursat e FHM-së nga New York-u studentëve nga Malësia (Foto + Video)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org