• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Ulqin më në fund bëhet me pushtet

14 Dhjetor, 2010
in Lajme
Ulqin më në fund bëhet me pushtet
Share on FacebookShare on Twitter

Ulqin, 13 dhjetor – Më në fund, në Ulqin shpallet bashkëqeverisja që do të udhëheq me këtë qytet në katër vitet e ardhshme. Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, ashtu siç bëri në Tuz (Malësi), edhe në Ulqin lidhi koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Milo Djukanovicit.

Në një konferencë për media në mbrëmjen e së shtunës, Dinosha, përaqësues i partisë së tij dhe Partisë së Prosperitetit Demokratik (PPD) së bashku me shefin e DPS në Ulqin, Luigj Lubo Shkrela, deklaruan gojarisht marrëveshjen e bashkëqeverisjes në Ulqin, duke e ndarë pushtetin 50:50, përfshirë edhe partnerin e tretë, PPD, lideri i UDSH këtë pushtet e sheh të qëndrueshëm.

Ndërkaq, Shkrela lavdëron Dinoshën për kontributin e madh, sidomos me rastin e pavarësimin e Malit të Zi, por edhe Dinosha Shkrelën duke e quajtur atë “Gjukanoviq në Ulqin.”

Në zgjedhjet e përseritura të 17 tetorit, lista e përbashkët “UDSH-PPD së bashku për të ardhmen”, siguruan 10, ndërsa DPS 7 këshilltarë.

Gëzim Hajdinaga nga UDSH, të cilit mandati i skadon në shtatorin e ardhshëm, ai do të jetë edhe në katërvjeçarin pasues në këtë post, ndërsa DPS do të udhëheq me Parlamentin.

Në pyetjen e KosovaLive se kur do të nënshkruhet marrëveshja me shkrim për të qartësuar edhe hequr dyshimet që dëgjohen në opinion, Dinosha edhe Shkrela u përgjigjen se ky akt, mbase, do të bëhet para kamerave televizive, deri në fund të kësaj jave.

Mbi këto baza, Forca e Re Demokratike me 11 këshilltarë si partia më e madhe në Ulqin, mbetet në opozitë. Njohësit e rrethanave politike në Ulqin thonë se ky është rezultati marrëdhënieve midis partive politike shqiptare, të cilat nuk arritën të tejkalojnë përçatjet dhe inatet e jashtëzakonshme mes veti, edhe nuk morën qeverisjen e Ulqinit, për të rikthyer pushtetin e shqiptarëve në këtë qytet. /Koha Net/

KOMENTOJE

Previous Post

Ndërron jetë diplomati amerikan Richard Holbrooke

Next Post

Shënohet 15 Dhjetori – Dita e çlirimit të Tuzit

Next Post
Shënohet 15 Dhjetori – Dita e çlirimit të Tuzit

Shënohet 15 Dhjetori - Dita e çlirimit të Tuzit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org