• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Shqiptarët të përçarë para zgjedhjeve lokale në Mal të Zi

20 Mars, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Shqiptarët të përçarë para zgjedhjeve lokale në Mal të Zi
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas të gjitha gjasave, as në zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat parashihen të mbahen më 23 maj të këtij viti, gjashtë partitë parlamentare shqiptare në Mal të Zi, nuk tregojnë gatishmëri që të bashkohen për të mos “djegur” votat e trupit votues në Ulqin e Tuz.
Aktualisht, partia më e madhe shqiptare në Malin e Zi, Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), që merr pjesë në qeverinë malazeze mendon se partitë nacionale shqiptare duhet të rrjeshtohen në dy kolona.
“Një komunitet i vogël, siç jemi ne shqiptarët në Mal të Zi, të jetë i përçarë në kaq shumë parti politike, nuk është në rregull. Zgjidhja më e mirë edhe më efikase në zgjedhjet e ardhshme lokale në Ulqin e Tuz, do të ishte që subjektet politike shqiptare të dalin me dy lista”, ka thënë kohë më parë nënkryetari i UDSH, Mehmet Zenka, deputet i kësaj partie në Kuvendin e Malit të Zi.
Ndërkohë, në këtë frymë, me iniciativën e Alternativës shqiptare, në Tuz janë takuar përfaqësuesit e tri partive shqiptare, Lidhjes Demokratike, Alternativës shqiptare dhe Koalicionit shqiptar-Perspektiva.
Sipas KosovaLive, takimi është zhvilluar në një “atmosferë tolerante dhe përkushtimi të plotë”. Pjesëmarrësit e takimit janë dakorduar që të vazhdohen bisedimet për themelimin eventual të një koalicioni të gjerë edhe pa kushtëzime.
Derisa në Malësi, së paku, partitë shqiptare janë takuar dhe kanë shkëmbyer mendime, në Ulqin, kjo lë për të dëshiruar. Në të vërtetë, është shumë e sigurt se UDSH, në zgjedhjet e ardhshme lokale me pretendime për të vazhduar me ushtrimin e pushtetit lokal, karshi socialistëve të Djukanovic-it në pushtet, do të kenë në koalicion edhe Partinë e Prosperitetit Demokratik, që më 2007 u shkëput nga koalicioni i partive shqiptare për t i “kontribuar” Koalicionit “Për Ulqinin evropian” që të bëjë shumicën edhe në Kuvendin lokal. /Koha Ditore/

KOMENTOJE

Previous Post

Të gjithë kemi nevojë për të gjithë, konferenca e Bërdos bëhet proces

Next Post

Një shqiptare për herë të parë në krye të Gjykatës themelore të Ulqinit

Next Post
Një shqiptare për herë të parë në krye të Gjykatës themelore të Ulqinit

Një shqiptare për herë të parë në krye të Gjykatës themelore të Ulqinit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org