• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Dinosha: Ne nuk bashkohemi me ata që nuk njohin Malin e Zi e Kosovën

11 Mars, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Dinosha: Ne nuk bashkohemi me ata që nuk njohin Malin e Zi e Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, ministër aktual i Pakicave në Qeverinë malazeze, të enjten ka kritikuar partitë e tjera parlamentare shqiptare, të cilat bashkëpunojnë me ato që dëshirojnë të revidojnë të kaluarën.

Ai, sipas KosovaLive, mendon se qëndrimi i UDSH, njëkohësisht është edhe mendimi i shqiptarëve në Malin e Zi, sepse këtë e dëshmuan në referendum për pavarësinë e Malit të Zi në vitin 2006.

Ferhat Dinosha nënvizon se, për të avancuar pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi, nuk janë partnere partitë opozitare të tipit Lëvizja për ndryshime, Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Socialiste. Ato, ndër të tjera, paralajmërojnë rishikimin e vendimit të Malit të Zi për njohjen e Kosovës.

Kohë më parë në një takim të opozitës, kanë marrë pjesë Mehmet Bardhi, kryetar dhe deputet i Lidhjes Demokratike dhe Vasel Sinishtaj, përfaqësues i koalicionit “Perspektiva”, por ftesën e ka refuzuar Forca dhe Alternativa shqiptare.

“Partitë shqiptare që do të hynin në bashkërenditje me ato parti që nuk e pranojnë pavarësinë e Malit të Zi, as pavarësinë e Kosovës, do ta dënonin veten ‘me vdekje politike’. UDSH kaherë është përcaktuar se me kend duhet bashkëpunuar për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi”, thotë Dinosha.

Sipas tij, partitë tjera shqiptare që do të sillen ndryshe, do ta humbin rëndësinë e vet. Ai mendon se pozita e shqiptarëve në Malin e Zi gjatë këtyre dhjetë vjetëve të fundit, dukshëm është avancuar. /Koha Ditore/

KOMENTOJE

Previous Post

Meta bisedoi me Tadiqin

Next Post

“Mandatet e garantuara” të shqiptarëve në Mal të Zi në ekspertizë të KE-së

Next Post
“Mandatet e garantuara” të shqiptarëve në Mal të Zi në ekspertizë të KE-së

“Mandatet e garantuara” të shqiptarëve në Mal të Zi në ekspertizë të KE-së

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org