• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Pakti detar me Greqinë, Bakojanis akuza Ramës

30 Janar, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Pakti detar me Greqinë, Bakojanis akuza Ramës
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakoyannis ka akuzuar partitë socialiste greke dhe atë shqiptare të drejtuar nga Edi Rama si shkaktarët e rrëzimit të marrëveshjes detare mes dy vendeve. Bakoyannis në një deklaratë të saj të publikuar për mediat greke lëshon një lumë akuzash e kritikash ndaj partisë qeverisëse greke, Pasok dhe ndaj kreut të Partisë Socialiste shqiptare Edi Rama.

Sipas Bakoyannis asnjë nga procedurat e firmosjes së marrëveshjes nuk ishte e dyshimtë. Ajo thotë se gjithçka është bërë në përputhje me rregullat ndërkombëtare të parashikuara nga OKB.

“Anulimi i kësaj marrëveshjeje u bë pas një reagimi të organizatave nacionaliste shqiptare të drejtuar nga kreu i socialistëve Edi Rama”, ka thënë Bakoyannis, duke shtuar: “Nuk e di nëse PASOK është përpjekur të informojë Partinë Socialiste shqiptare për përfitimet e marrëveshjes kur mori informacione, se socialistët shqiptarë donin ta rrëzonin këtë marrëveshje. Ajo që unë di, është se ndërsa zoti Rama njoftoi qëllimin e tij kundër marrëveshjes në mes të tetorit, qeveria nuk tregoi asnjë ngut që ta hidhte në tryezë marrëveshjen për miratim në Parlament, i cili nisi punë pak ditë më vonë”.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohej një moment pozitiv për ta ruajtur këtë marrëveshje dhe për të ruajtur nivelin e lartë të marrëdhënieve shqiptaro-greke, që arritëm ne”, tha Bakoyannis e cila ishte ministre e Jashtme në 2008 kur u firmos marrëveshja.

Pasok fitoi zgjedhjet në Greqi në 4 tetor 2009, por nuk pati aq ngut për kufirin detar sa ish qeveria konservatore e Karamanlis. /News24/Balkanweb/

Previous Post

Tadic: Me Shqipërinë, do firmosen një sërë marrëveshjesh

Next Post

Patriarku serb provokon Kosovën, inagurohet në Pejë

Next Post
Patriarku serb provokon Kosovën, inagurohet në Pejë

Patriarku serb provokon Kosovën, inagurohet në Pejë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org