• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

KOHA JAVORE për shqiptarët është shumë më tepër se POBJEDA për malazezët!

9 Prill, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Reagim
Mehmet Bardhi

Kur këto ditë, pikërisht më 4 prill 2009, e gjithë bota shqiptare po feston anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Veri-Atlantikut, nga redaksia e të vetmës gazetë në gjuhën shqipe në MZ, KOHA JAVORE, nga redaktori i saj përgjegjës z. Ali Salaj, morëm lajmin se qeverisja malazeze (për të satën herë me radhë në kësi rastesh) po na përgatitë përsëri një befasi “të këndshme”, shuarjen e të vetmës gazetë në gjuhën shqipe KOHËS JAVORE!?
“Si pasojë e dështimit të tenderit për privatizim të SHAGBG “Pobjeda” dhe për shkak të krizës financiare me të cilën po ballafaqohet kjo kompani, në bazë të propozimeve të dala nga Qeveria e Malit të Zi (Ministria për Financa) mbi masat e kursimit dhe racionalizimit, ndërpriten ose reduktohen botimet suplemente (disa shtojca dhe revista “Porodicni magazin”). Ky reduktim e përfshiu edhe gazetën e vetme në gjuhën shqipe “Koha javore”, e cila në të ardhmën do të botohen një herë në javë në formë shtojce prej 4 faqesh në të përditshmën “Pobjeda”…”, thuhet në shkresë.
Lajmi është i qartë Qeveria – Ministria e Finansave “kursimin e racionalizimin” në këtë krizë finasiare (vallë a vetëm finasiare!?) planifikon ta fillojë e ta bëjë me shqiptarët, me të vetmën javore në gjuhën shqipe!? Ky është vendimi i atyre që sa herë që e do puna për interesa e poena politikë, para faktorit ndërkombëtar përsërisin përmendësh “ se Mali i Zi është shembull i harmonisë multietnike…”. Vallë kështu na qenka “harmonia multietnike…” duke planifikuar reduktimin e privimin e të drejtës themelore – të drejtën e informimit në gjuhën amtare shqipe, po çka që ky veprim do të jetë në kundërshtim edhe me dispozitat e Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave po edhe me Kushtetutën e Malit të Zi, madje ashtu të cunguara e diskriminuese, kur është fjala të te drejtat e pakicave!?
Lidhja Demokratike dhe unë si kryetar e deputet i saj dhe deputet i ardhshëm i LISTËS SHQIPTARE, kundërshtojmë me forcë këtë planifikim ugurzi të mbylljes së gojës së të vetmës gazetë në gjuhën shqipe.
Vallë, athua gjithmonë ne shqiptarët duhet të jemi fajtorë e humbësit kujdestarë kur është fjala ”për të mirën e përgjithshme të Malit të Zi!?”
Jo zonja e zotërinj pushtetarë. Kjo kësaj radhe nuk guxon të ndodhë. KOHA JAVORE nuk guxon të shuhet as të reduktohet e të bëhet nënfletë e POBJEDËS. Dalja e saj në dritë me vendim të Kuvendit të MZ, me pjesëmarrje e me një pajtim të plotë të pozitës dhe opozitës parlamentare, pas kërkesës këmbëngulëse të LD-së e timin si deputet, ndihmësekretarit për informata të MZ-së, z. Nikollë Camaj, e pëlqimit, pjesëmarrjes dhe përkrahjes së plotë të sekretarit D. Jarediq e kryetarit të parlamentit S. Maroviq, më 20 qershor 1999, është një e drejtë e arritur, që pushteti në emër të asnjë shkaku as arsyeje nuk mund ta vëjë në pikëpyetje jetën e saj.
Prandaj Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe unë si deputet do të vemë në dispozicion gjithë qenjën e dijen tonë, ashtu siç e vumë për ta formuar, tash mos ta lejojmë që ta shuajnë.
Ftoj opinionin demokratik e përparimtar, subjektet politike e të tjerë organizma që kultivojnë demokracinë që ta ngrisin zërin kundër këtij plani asimilues.
Ulqin, më 07 prill 2009

KOMENTOJE

Previous Post

Gjendet trupi i pajetë

Next Post

Delegacioni kosovar demonstrativisht lëshon takimin e CEFTA-s në Podgoricë

Next Post

Delegacioni kosovar demonstrativisht lëshon takimin e CEFTA-s në Podgoricë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org