• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 1 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Mesazhi i Kurban Bajramit nga nga Rexhep ef. Lika, Kryeimami i Ulqinit

8 Dhjetor, 2008
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Bashkësisë Islame të Ulqinit, Rexhep ef. Lika, Kryeimami i Ulqinit në prag të Kurban Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame me mesazh për paqe dhe harmoni. Ai ka ftuar që kjo festë të reflektojë ndjenjën e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë e mbi të gjitha devotshmërisë e cila është edhe simbolika e prerjes së Kurbanit.
Kreu i Bashkësisë Islame të Ulqinit, Rexhep ef. Lika, Kryeimami i Ulqinit fillimisht në mesazhin e tij shprehu kënaqësinë e veçantë që në emër të Bashkësisë Islame të Ulqinit, t’ju urojë për festën e kurban – Bajramit, me dëshirat më të mira për shëndetin dhe lumturinë e të gjithë besimtarëve. Me tej në mesazhin e tij në prag të festës së kurban Bajramit Rexhep ef. Lika, Kryeimami i Ulqinit, flet për rëndësinë e festës.”Festa e Kurban – Bajramit, tek ne duhet të reflektojë, krahas adhurimit të krijuesit fuqiplotë, edhe ndjenjën e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë e mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë, sepse edhe flijimi i kubanit që e bëjmë me këtë rast nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut por mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë” thotë ai.

Sipas Rexhep ef. Lika, Kryeimami i Ulqinit, festa e Kurban – Bajramit duhet kuptuar drejtë e mirë sepse ngërthen në vete adhurime të cilat ushqejnë shpirtin, pastrojnë zemrën dhe bëjnë njerëzit që të duhen më shumë ndërmjet veti.“Në shpirtin tonë duhet të kultivojmë vlera për një jetë më të mirë, për një shoqëri të shëndoshë, për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë. Në këtë ditë feste, më lejoni edhe njëherë të ju urojë të gjithëve shëndet dhe lumturi” thuhet në mesazh..

Kreun e Bashkësisë Islame të Ulqinit, dhe gjithë besimtarët mysliman, me rastin festës së Kurban Bajramit i kanë përgëzuar presidenti i Malit të Zi – Filip Vujanoviq, kryeministri Milo Gjukanoviq si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe subjekteve politike në vend. /Lajme nga Ulqini

Stafi i Malesia.Org gjithë shqiptarëve të besimit Islam kudo që ndodhen, u uron Gëzuar Kurban Bajramin!

KOMENTOJE

Previous Post

Fjalimshkruajtesi i Obames, Jon Favreau, i kërkoj të faluara publike Hillari Clintonit

Next Post

Intervistë eskluzive, për Bota Sot, me zavendes – Ministrën e Punëve të Jashtme të Shqipërisë znj. Edit Harxhi

Next Post

Intervistë eskluzive, për Bota Sot, me zavendes - Ministrën e Punëve të Jashtme të Shqipërisë znj. Edit Harxhi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org