• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 1 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Shtatorja e Skënderbeut në Peshkopi

4 Dhjetor, 2008
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Një përmendore madhëshorte për Skënderbeun po punohet nga skulptori Sadik Spahia, Dekan i Fakultetit të Arteve Figurative. Shtatorja është sponsorizuar nga biznesmeni dibran Zaim Korsi. Shtatorja 3.3 metra e lartë, do vendoset mbi një piedestal 1.5 metra para Pallatit të Kulturës në Peshkopi në pranverë.

PESHKOPI : Ndërkohë që media po pasqyron një fushatë “pro” dhe “Kundra” Skënderbeut, në qendër të Tiranës, në studion e skulptorit Sadik Spahia, po punohet një shtatore për Skenderbeun. Kjo shtatore është sponsorizuar nga biznesmeni Zaim Krosi dhe mendohet që stina e pranverës në Peshkopi të vije së bashku me shtatoren. Shtatorja, 3.3 metra e lartë, do vendoset në një bazament rreth 1.5 metra, duke e çuar lartësinë e përmendores 4.8 metra, një ndër më të mëdhatë ngritur për Heroin tonë Kombëtar.
Zaim Krosi, i pyetur për arsyet e këtij sponsorizimi, nuk preferon të flasë shumë, por thekson se “kjo ka qenë një dëshirë e hershme dhe jam shumë i gëzuar që po ia arrij kësaj”. Në studion e Dekanit të Fakultetit të Arteve Figurative në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, shkojnë pothuajse çdo të shtunë miq dhe dashamirës të tij, por edhe dibranë që kanë informacion se po ndërtohet shtatorja për Skenderbeun. Ata e lënë pa punë “artistin”, por edhe ai ndjehet i gëzuar që i ka mes tyre. “Kjo është një vepër që do qëndrojë mes tyre gjatë gjithë kohës, thotë skulptori Spahia, dhe unë, para se kjo vepër të dalë në publik, kam dëshirë të marr çdo perceptim të atyre që neser do ta kenë në qytetin e tyre”.
Shtatoren që po punohet e vizitojnë shpesh, përvec sponsorizuesit, Zaim Krosi, edhe Naim Plaku dhe Qerim Sula. I pari ka hartuar tekstin e një kënge për Skënderbeut, ndërsa i dyti e këndon atë. Muzikën e këngës e ka kompozuar kompozitori dibran Përparim Tomcini. Skënderbeu në shtatoren e artistit Sadik Spahia nuk është siç e kemi njohur ne, në krye të ushtrisë duke luftuar për atdheun, me shpatë në dorë dhe majë kalit, por nuk është as si përshkrimet romaneske të Oliver Jens Schmitt, por është i gjallë, burrëror, mes trimash të tjerë dibranë, që u shtrin dorën dhe i fton për betejat për çlirim. Në shtatoren e Spahisë formësohet çdo ditë që kalon një figurë artistike e madhështisë së Skënderbeut, siç nuk është parë kurrë me parë.
Lidhur me detajet e vendosjes së bustit në qytetin e Peshkopisë, organizatorët kanë menduar çdo gjë, shumicën e të cilëve duan ti ruajnë suprizë për ditën e vendosjes. Gjithçka po ecën normalisht dhe deri në pranverë, kur shtatorja prej bornxi të jetë gati për në Peshkopi, duhet të pritet vetëm një vendim i Këshillit Bashkiak të Qytetit për ta vendosur Heroin Tonë Kombëtar

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE

Previous Post

Gjergj Ivezaj zgjedhet kryetarë i SHSHA Malesia e Madhe

Next Post

Mërgimtarët shqiptarë nesër protestojnë para selisë së OKB-së në Gjenevë – Jo copëtimit të Kosovës

Next Post

Mërgimtarët shqiptarë nesër protestojnë para selisë së OKB-së në Gjenevë – Jo copëtimit të Kosovës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org