MALESIA.ORG
Malesia.Org është Portal Informativ në gjuhën shqipe i themeluar me 14 Shtator të vitit 2000 në Tuz të Malësisë.
Misioni i
Malesia.Org është informimi mbi çështjet e përditshme nga
Malësia por edhe trevave tjera shqiptare në Mal të Zi
përfshirë politikën, çështjet sociale, shoqërore,
kulturore dhe aktivitete në sfera të ndryshme. Gjithashtu
mbulojmë lajmet më të rëndësishme nga Shqipëria, Kosova,
Maqedonia dhe diaspora. Të gjitha këto me synim të
informimit të paanshëm, të saktë dhe shpejtë.
Portali Malesia.Org është i pavarur nga struktura politike
dhe shtetërore e Malit të Zi apo ndonjë shteti tjetër.
Malesia.Org është portal jo-profitabil dhe mirëmbahet e
financohet nga vet stafi dhe ndihmat e donatorëve.
Mbas një punë disa vjeçare Malesia.Org gjendet në mesin e portaleve më të vizituar shqiptarë.
Themelues i Malesia.Org është Robert Gj. Ivezaj.
Malesia.Org - Malësia në Internet
Vëni re:
* Opinionet, vështrimet dhe shkrimet nga individ, gazetarë, subjekte apo medie tjera të cilat publikohen në portal nuk shprehin pikëpamjet e Malesia.Org, por të vet autorit.
* Portali Malesia.Org (www.malesia.org)
dhe Malesia Forum (www.malesiaforum.com)
janë në bashkëpunim por funksionojnë si dy subjekte të
pavarura nga njëra-tjetra. Ato kanë rregullat dhe
politikën drejtuese të pavarur nga njëra-tjetra.
Malesia.Org nuk merr përgjegjësi për punën dhe përmbajtjen
e MalesiaForum.com dhe anasjelltas. Pra, komentet dhe
reagimet në MalesiaForum.com nuk janë në përgjegjësinë
tonë.
Legale
Drejta e autorit
Ndalohet
publikimi, emetimi dhe ridistribuimi i materialit
(shkrime, foto, video) nga faqet tona në çfarëdo forme,
pa lejen paraprake nga Malesia.Org, përndryshe do të
konsiderohet si shkelje ligjore.
Ne respektojmë të drejtën e autorit dhe për çdo material
të huazuar japim kredinë e duhur autorit.
Të dhënat e përdoruesve
Ne
nuk mbledhim as shpërndajmë kurrfarë të dhënash të
përdoruesve të ueb-faqes tonë.
IP e çdo vizituesi regjistrohet automatikisht në
serverin tonë dhe ajo përdoret ekskluzivisht për
funksionimin dhe sigurinë e faqes sonë. Në asnjë mënyrë
IP-të nuk ndahen me palën e tretë, përveç nëse kërkohet
nga institucione ligjore.