Pashko Gjokaj: Djukanovic-in nuk e kemi mik

Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë ndihmën e senatorëve dhe kongresmeneve për të përmirësuar statusin e shqiptarëve në Mal të Zi, ka deklaruar Kryetari i “Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe” në Detroit, Pashko Gjokaj.
Duke komentuar mbi vendimin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) për të ftuar kryeministrin Milo Djukanovic në një ceremoni vjetore në New York, Gjokaj deklaroi se ishte pjesë e një organizate që mblidhen diasporën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të protestuar për shkak se “Shqiptarët mashtrohen nga Autoritetet malazeze tash më shumë se dy dekada.”

“Unë kam qenë kohët e fundit në Malësi, dhe kurrë nuk kam ndjerë aq zhgënjim të tillë. Unë pashë njerëz të cilëve u mungojnë gjërat themelore që të përbëjnë jetën dhe kjo është turp për shtetin. Djukanovic shqiptarët në Malësi i ka vënë në një disavantazh dhe me ta mundet lehtë të manipulojnë. Nuk ka njerëz as komb që meriton kështu të jetoj,”deklaroi Gjokaj, për të përditshmen Vijesti.

Gjokaj, shprehet se diaspora është dashtë të shpreh indinjatën mbi vendimin e NAAC-ut për ftesën e tyre në ceremoninë vjetore “njërin nga politikanët më të diskutueshme në Ballkan.” Organizatat e diasporës shqiptare, siç tha ai, kryeministrin malazez e akuzon për politikën diskriminuese drejt bashkëkombësve të tyre. Kjo është arsyeja pse, sepse sipas mendimit të tyre ka qenë interpretim problematik i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, që Gjukanoviqin në darkë e kanë ftuar si një mik të shqiptarëve.

“Kryeministri malazez ka treguar se është armik dhe jo mik i popullit shqiptar. Që kur erdhi në pushtet emigrimi i shqiptarëve u rrit në 70 për qind, ndërsa ata që kanë mbet atje janë ekonomikisht të dobët, papunësia është e lartë dhe ende nuk kemi Universitet Shqiptar në Mal të Zi. Simbolet tona kombëtare nuk janë njohur dhe janë injoruar nga institucionet shtetërore. Ne do të kërkojmë ndihmën e politikanëve amerikanë për të ndaluar këtë praktikë, “deklaroi Gjokaj.

Kryetari i Iniciativës Qytetare, Vasel Sinishtaj, në lidhje me protestat e javës së kaluar të organizuara në New York, tha se ata njerëz të cilët protestuan në SHBA, e dinë shumë mirë situatën e bashkëkombësve të tyre në Mal të Zi, dhe ai është shkaku pse ata organizuan protestat.

“Këta njerëz nuk janë njerëz të cilët kanë rënë nga qielli, por janë ata të cilët emigruan për shkak se këtu nuk u jepej mundësia e punësimit. Ata janë njerëz të cilët kanë familje këtu që mezi mbijetojnë”, tha Sinishtaj për Vijesti.

Ai përkujtoj se zvarritja e mëtejshme e referendumit për Komunën e Malësisë do të çoj në radikalizmin e kërkesave të shqiptarëve, duke rikujtuar se shqiptarët në Mal të Zi kanë organizuar protesta paqësorë në vitin 2005. /MALESIA.ORG/