Tortura e policisë malazeze ndaj 18 shqiptarëve nga Malësia (PJESA 3)

 

VIKTOR SINISHTAJ: Një natë para burgimit kam qenë në promovimin e Iniciativës Qytetare. Sigurimi ka qenë në nivel më të lartë se asnjëherë më parë. Kam parë një numer të madh policësh. Kjo i ngjante një situatate të jashtëzakonshme. Atë natë isha i shoqëruar nga një person me të cilin studiuam bashkë në Prishtinë, i cili poashtu është i arrestuar. Takohemi kohë mbas kohe. Mitingu zgjati rreth dy orësh. Jam kthyer në shtëpi dhe si zakonisht e përcjella programin televiziv. I gjumitur dëgjova zhurmë të automobilëve në oborrin e shtëpisë. Do të thoja se ishte rreth orës gjashtë të mëngjesit. Më mori mendja se është policia. Menjëherë e pata të qartë se kjo ka të bëjë me promovimin e mbajtur në natën paraprake. Në shtëpi kam pasur një automat me pesë plumba si dhe një revolver, të cilat i takun personit poashtu të arrestuar. Me shpejtësi e kam hapur deren ku automatët e policëve ishin të drejtuar kah unë. Në ato çaste e gjeta veten të sulmuar nga dhjetë police të cilët më shtruan në dysheme. As unë nuk jam i sigurtë se me çfarë nuk më kan qëlluar. Duke me sharë më nxjerrën jashtë. Personi civil që gjendej në mesin e tyre atëherë më tha se jam i arrestuar. Më lidhën dhe më shtynë në makinë. Nuk e di se çfarë kanë bërë në shtëpi. Pas pak kohe arriti një inspektor që ishte i detyruar të bastiste shtëpinë. Më hodhën të lidhur në shtëpi, duke më shtyrë dhe duke më sharë.  Inspektori më pyeti në korridor se çfarë armësh posedoj, se përndryshe do të më thej në qoftë se zbulojnë gjë të palajmëruarar. I thashë se nuk kam çfarë të fshehi. E lajmërova një automatë. Kur e panë pushkën, filluan të më rrahin, edhe me kundokë. Me qëlluan edhe me këpucë (çizme) në fytyrë. Mendoj se dhjetë prej tyre shkelnin. Më vonë u tregova se ku gjendet revolveri, ndërsa ata vazhduan të më shajnë dhe të më rrahin. Ai revolver i cili fatëkeqsisht nuk ishte legal i takoj babit tim. Një polic më këputi zinxhirin nga qafa dhe e hudhi. Më qëlloj me gjuj në gjenitale. Tortura në shtëpi zgjati rreth dy orësh. Më hodhën në automobil. Para ndërtesës së qendrës së sigurimit më tërhoqën si kafshën edhe pse unë nuk tregova rezistencë. Më futën në një zyre që ishte e ndarë në dy pjesë. Në njërën anë të zyrës gjendëshin inspektorët, ndërsa në tjetrën një person pranë kompjuterit. Gjatë bisedimit me inspektorët  shpreha se isha i mendimit që në një shtet demokratik më ishte dhënë e drejta e lëvizjes, liria e fjalës si dhe e mendimit, dhe për këtë shkak jam i gatshëm të përgjigjem për posedimin e armëve. Kjo bisedë zgjati prej mëngjesit deri në mbrëmje. Isha i lodhur dhe i rraskapitur. Vazhimisht më bënin pyetje tërthore. Isha i uritur. Nuk me rrahën gjatë kësaj kohe, por më maltretuan psiqikisht me konstrukcjone dhe opstrukcjone të ndryshme të të dhënave të mia. Në fund e vërejta se në këtë vërtetim zyrtar më së tetëdhjetë për qind të gjërave unë nuk i kisha thenë fare. Në bodrumin e qends së sigurimit një polic më shtyri në mesin e nje grupi te policeve të cilët më qëllonin me këmbë dhe me grushta. Kurr në jetë nuk kam përjetuar malltretim të tillë e vështërsi më të mëdha. Më rrihnin nga të gjitha anët. Nuk më mori mendja se do të mbijetoj. Pas pak më futën në qeli betoni ku isha i detyruar të rri me fytyrë kah muri. Qëndrova në pozitë të tillë deri në mbrëmje. I rraskapitur nga torturat humba vetëdijen, ku një polic duke më sharë më bëri të ngritem. Kur mlodha mjaft forcë të ngritem, polici më qëlloj, dhe përsëri u rrëzova. Më qëlloj me këmbë edhë dy herë. U ndjersita dhe mu çuan të vjellat . Në këto momente më dukej vehtja i pavlefshëm.

RROK DEDVUKAJ: Natën e kalova në shtëpinë e kushërinjëve të mi që gjendet në bjeshkë, ku erdhen policët e maskuar. Më vunë grykën e revolës në kokë dhe më rrëzuan në shtrat. Derisa e bastisën dhomën unë qëndrova në shtrat. Më lidhën dhe më qëlluan disa herë. Nuk tregova rezistencë. Më dërguan tek shtëpia e kushërinjëve e cila ishte e okupuar që nga mëngjesi. Edhe ata ishin të burgosur. Vërejta se rrinin karshi meje në automobile. Na dërguan në stacionin policor. Nuk e dija arsyen e arrestimit deri sa arrita në stacion. Kur arrita në stacion filluan te më bëjnë pyetje të ndryshme. Pas procesit të gjat pyetsor dhe përgjigjeve të mia se nuk di gjë per të filluan të ashpersohen. Nje polic filloj të më ngulfatë. U thashë të m gjejnë një përkthyes ngase flas vetëm shqip dhe anglisht. Më vonë sollen një zonjë që ishte përkthyese. Më pyeten a i njof disa persona emrat e të cilëve tingëllonin shqip, megjithatë nuk i njof. Njëri nga inspektorët mu kërcnye se në qoftë së nuk flas do të përpiqet të fitoj katërdhjetë vjetë burg për shkak të terorizmit. E pyeta se çfar akti teroristik kam bër unë? Jam pesëdhjetë vjeçar dhe nuk gjendem këtu për shkaqe terorizmi apo gjë të tillë. Erdha në vendin ku kam lindë dhe kalur tetë vjetët e para të jetës. Kur isha tetë vjeçar babi na shpërnguli në SH.B.A. për një jetë më të mirë. Dita dhe nata e parë e arrestimit ishin më të vështirat. Kur perfundoj procesi pyetsor, mi lidhën duart  dhe vendosën një thes mbi kokë. Më drejtuan kah disa shkalla. Kur gjendeshim diku në mes të katëve dy policë më shtrënguan fortë dhe më mbajtën. Papritmas, nuk e di nga cili drejtim filluan të më qëllojnë me këmbë dhe me grushta. Më hodhën në një automobile dhe më dërguan në një drejtim të panjoftur. Më futën në një dhomë të zbrazët ku edhe më lanë. Në mëngjes erdhen, na morën dhe na kthyën në stacion policor. Më bënin pyetje, pergjigjet e të cilave nuk i dija, pastaj më qellonin, e sidomos njëri prej hetuësëve i cili më goditi në brinj disa herë nga dy anët. Pas gjashtë javësh ende e ndijej dhimbjen dhe nuk mund të shtrohem në shtrat. Nuk kam pasur ushqim as pije. Më mbajtën në atë gjendje që nga e shtundja kur më burgosën deri të martën në mëngjes. Njëri nga policët e fliste pak gjuhen angleze dhe më kërcnohej se do të më bëjnë procesin e rrymës elektrike. Kur kërkova që njëri përfaqësues i Ambasadës Amerikane të jetë i pranishëm në procesim e hetimëve, një polic u terbua dhe më goditi disa herë fort. Nuk kam nënshkruar gjë dhe nuk kam qenë pjestar i atij grupi.

 

Përkthyer nga gazeta e perditshme malaziaze "Vijesti"

 

 
 
Malesia.Org ® - Tuz Malësi
All rights reserved
© 2000 , 2007