Tortura e policisë malazeze ndaj 18 shqiptarëve nga Malësia (PJESA 2)

 

Anton Sinishtaj: Sa më kujtohet ka qenë rreth orës gjashte në mëngjes. Policia ka trokitë në derë. Sa e kam hapur derën më kanë shtrirë per toke dhe  lidhur duart. I kam lutë që të siellen mire ndaj babës, gruas dhe fëmijëve. Në dhomën e gjumit më kanë rrëzuar në shtrat, dhe njëri nga policët më ka shkel në qafë me këmbë dhe me ka sharë. Mbasandej kanë hy në dhomen ku flinte babai, dhe ate e kanë rrëzuar në dysheme. Mbasandej pas kam ndëgjuar britjen  e fëmijëve. E kam vërejtë babain tim të pergjakur dhe kam mënduar se e kane vra pasi nuk levizte. Mbasi  kanë kryer bastisjen e shtëpisë, me kanë marr një fletore-notes ku i kam mbajt shënimet e mija, e në bazë të cilës edhe më akuzojnë per të gjitha. Ato shenime janë të karakteit letrar. Në të nuk ka kurrfarë kartografie dhe mund të quhet ditar i të pavertetes. Në të kam shkruar për shetitjet e mia dhe takimet me shoqërinë. Aty kam shkruar për të gjitha iluzionet e mia. Në bazë të kësaj edhe me akuzojnë për terorizem. Në të kam shenuar se si unë kam shkuar kinse në një vënd me vëllain tim për të blerë veshjet kombëtare për shoqerinë kulturo-artistike. Kam shkrur për opinionet e mia dhe kam shprehur iluzionin tim për gjëra të ndryshme. Në atë ditar paraqitet sikurse po organizohet ndonje aktivitet. Mirëpo gjygji do të japin vendimin lidhur me të. Unë kundershtoj se ato shenime kanë ndonjë lidhje me këtë që akuzohem.
Mi kanë gjetur disa flamuj kombëtarë, që me ligj jane të lejuar. Më kan gjetur armën me të cilen shkoj në gjueti  dhe municioni për gjueti. Kanë gjetur edhe municion për revole si dhe një pushkë te vjeter. Kanë gjetur edhe nje flamurë të UÇK-së qe motra ime ja kishte derguar djalit tim. Më kanë detyruar të fotografohem me çdo shëmbull të materialit që kanë gjetur. Mbas krejt ksaj na kanë mbështet në partaren e hekurtë. Babain e kanë detyruar, derisa gruaja ka qenë me vajzën time. Vajza ka qenë shumë e frikësuar. Kanë marre të gjithë materjalin...  Jemi nisë ne drejtim të Podgorices. Para stacionit të policisë ka qenë një kordon i polcisë. Inspektorët më kanë thënë se duhet të flas çdo gjë që e di për akcionin terorist që është dasht të ndollin me 10 shtator mbas zgjedhjeve. Jam përgjigjë se do flas çdo gjë di, kurse në mëndjen time thoja se edhe ato që si di do i flas. Më kanë thënë se kam të drejte të mos flas dhe te drejte në avokat. Më kanë pyetur për disa persona që kane qene në listë, jam pergjigjur se i njoh. Disa nga ata ishin shokët e mi dhe disa edhe kumarë. Për kosovarët që kanë pyetur nuk i kam njoft. Mbasandej kam folë për fletorën-ditarin. Ka qënë një analize e ditarit. Rreth orës 13:30 më kanë çuar në qeli, dhe më kane marrë në pyetje edhe mbas mesnate.
Në bodrum ku më kanë çuar ishin rreth 8 polic të maskuar. Njëri ka filluar të më godas, por më parë me tha të zhveshi çdo gjë nga trupi. Mbasandej kanë filluar edhe tjerët të me rrahin. Me duar kam mbulua fytyren. Më kanë godit me grushta dhe shqelma. Më pas më kanë kthyer në qeli. Policët më kanë derguar te gjykatësi, më kanë rrahë në mënyra të ndryshme. Ata më rrehnin qe kur më nxjerrnin nga makina e deri në bodrum. Dy herë kam humbë vetëdijen nga dhimbjen e forta. Kam këruar ujë. Ma kanë derdhur ujë në hun e jo në gojë. Nga qelite tjera ndëgjoja goditjet, sharjet dhe të bërtiturat.
Mbasi të përfundo e gjithë kjo, nuk do mund të kthehem aty ku kam jetuar, sepse më kane etiketuar si udhëheqës te teroristëve. Kjo më dhimbë më së shumti.

Gjon Nikë Dedvukaj: Sa kam hapur derën policët me kane mbeshtetur për muri dhe më kanë lidhur, gjithashtu edhe vëllaun. Të dy kemi qenë në pixhamë të lidhur,në sy të gruas sime dhe femijëve. Ka filluar bastisja, ndërsa policët na kanë pyetur çka kemi prej armëve. Ju kam thënë se kemi një revole të vjetër 30 vjet. As modelin nuk ja kanë ditë se çfarë ishte. Ju kam dhini dokumentat e identikifimit. Më kanë kërcenuar se do me prejnë dhe vrasin. Ishin të maskuar. Më kanë shtri në tokë dhe më kanë lidhur. Më kane goditur disa herë në kokë. Gjatë bastisjes unë ju kam treguar dy dhomat, kurse vëllau që ka qënë gjithë kohën i lidhur, dhomat tjera. Më kanë gjetë revolen dhe flamurin shqiptar. Kur ka përfunduar bastisja, më kanë lejuar të veshëm. Mbasandej më kanë çuar në serat e mia, ku më kane rrah rreth pesë-gjashtë polic. Aty më kanë kërcenuar me revole. Nga rrehjet e shumta kam humbë vetëdijën.
Gjate shkuarjes në Podgoricë më kanë fyer dhe godit në kokë. Atje më kan çuar në një zyre në të cilën kanë qënë tre polic. Me kanë thanë të gjunjëzohem. Kam qëndruar gjunjazi dy orë. Mbasandej disa civil, mëndoj se ishin inspektor, e kane ngreh revolen kah unë dhe me kanë thënë se do deshironin që të tëntoj te iki, që të më vrisnin. Me kanë rrah me shkopinj gomi në krejt trupin. Ne shpinë nuk ishte e mundur që të vëndosish gishtin aq më ishte ngalçi shpina nga të rrehurat. Nganjëherë ndalonin nga pak, e pastaj vazhdonin të më rrahin. Ju kam thanë mund të më vrisni, por nuk di asgjë. Më kanë rrah edhe rrugës per të gjykatësi që na ka marrë në pyetje, ne bodrum të gjygjit ku prej rrahjeve të shumta përsëri kam humbë vetëdijen.

 

Përkthyer nga gazeta e perditshme malaziaze "Vijesti"

 

 
 
Malesia.Org ® - Tuz Malësi
All rights reserved
© 2000 , 2007