|
Te dielėn me 30 Prill,
2006 ne New York u mbajt Konferenca e Trete e Lėvizjes
Atdheu na Bashkon nėn moton Bashkimi Bėnė Fuqinė.
Me qellim te konsolidimit te spektrit politik shqiptar ne
Mal te Zi,te arritjes se koncensuesit dhe bashkeveprimit
ne mes te partive politike shqiptare te atjeshme,si si
atyre ne pushtet ashtu edhe partive opozitare ,veprimtare
dhe aktiviste shqiptare te organizatave dhe shoqatave te
shqiptareve qe kane emigruar ngab trojet etnike nen Malin
e Zi,te organizuar rrethe levizjes Atdheu ns Bashkon
oganizuan Konferencen e Trete ne Holidej In ne Nju Jork.
- Paraprakisht ishin organizuar konferenca e pare ne
Detroid dhe duta ne Cikago,qe paten per qellim inkuadrimin
e te gjitha shoqatave dhe veprimtareve nga tere Amerika
dhe diaspora ne teresi ne levizjen Atdheu na Bashkon.Te
tri keto konferenca jane perqendruar ne qendrimet dhe
kerkesat imperative te shqiptareve nen Malin e Zi, te
cilat edhe do te jene bazamenti i kesaj levizje.Menjiher
pas formimit te kesaj levizje ka pasur edhe reagime te
ndryshme qojshin ato qellimemira dhe te ndryshme.
Ja disa fjale si lindi levizja Atdheu na Bashkon.
Shoqata Shqiptaro-Amerikane Malesia e Madhe eshte
inciatore e konferencese se pare qe u mbajt ne Detroid me
18 dhjetor.Deri sa po shiqojsha TV Boin ne kompjuter
verejta nje se me kishte arritur nje leter rhirje me nje
rende dite per nje takim te shoqatave shqiptare qe
bashkojne shqiptaret qe kane emigruar nga Ulqini,Kraja Ana
e Malit Shestani Malesija dhe Plava e Guci,rhirja ishte
nenshkruar nga DR.Preke Ivezaj.Me kenaqesi e pranova
ftesen dhe menjiher i lajmerova perfaqesuesit e
shoqatesDom Gjon Buzuku dhe UKA(Ulqini,Kraja dhe Ana e
Malit),te cilat veprojne ne Chicago.Me 18 dhjetor udhtuam
udhtoi per ne Detroid nje delegacion nga Chicagoja prej
dhjete vetash si zakonisht takimi u mbajte ne Kishen e
Shen Palit nje qener fetare dhe kombetare per tja pase
lakemi edhe te huajt.Une kisha qene edhe perpara ne kete
QENDER TE SHENJET por shoket e mije u gezuan pa mase se
ntevertet ishte nje ambijent shqiptar dhe njeriu ne mergim
edhe emocionohet sepse ambijentet shqiptare te perkujtojnr
Vendelindjen qe e kemi lene dhe se mund ta perkujtojme
vetem duke u takuar dhe biseduar mr njeri tjetrin se vetem
keshtu mundemi me e mbajt atedhedashurin gjalle dhe
njiherit e kemi obligim moral dhe kombetar qe femijve tane
tju trashigojme traditat shqiptare edhe ketu ne mergim.
Konferencen e Detroidit e udheheqi DR preke Ivezaj pasi
pershendeti mysafiret ai paraqiti edhe qellimin e
konferences .Une po e pershkruaj nje pjese te deklerates
per shtyap te shoqates Malesia e Madhe pas perfundimit te
Konferences.
Perfaqesues te oganizatave shqiptare nga vende te
ndryshme te SHBA u takuan sote me 18 dhjetor per here te
pare ne nje konference qe konsiderohet si historike per te
adresuar statusin socialo-politik te shqiptareve ne Mal te
Zi.
Konferenca u organizua nga Shoqata Atedhetare
Shqiptaro-Amerikane Malesia e Madhe me synim qe te dilet
me nje deklerate te perbashket per statusin politik
,social dhe ekonomik te shqiptareve ne Mal te Zi.Te gjitha
oganizatat prezentuan pozitat e tyre ne lidhje me situaten
aktuale ne Mal te zi.A ne theks te posacem u diskutua per
te ju ardesuar Qeverise se Malit te Zi per kthimin
Malesise Komunen e Tuzit mbrenda kufijve te saje natyror,e
cila do te garantoje mbrojtjen e te drejtave
kulturore,fetare,gjuhesore,politike,ekonomoke dhe
edukative.
Konferenca ne te cilen morren pjese perfaqesuesit nga
Detroidi,New York,Chicago,Florida njezerit u pajtuan ne
disa pika te rendesishme te cilat do te jene bazamenti i
te gjitha aktiviteteve te perbashketa ne te ardhmen qe ka
te beje me Statusin e Shqiptareve ne Mal te Zi.Deklarata u
nenshkruar nga te gjithe perfaqesuesit me perkushtimin qe
bashkarisht te vazhdohet puna per te drejtat e shqiptareve
ne Mal te Zi dhe kudo qe te paraqitet nevoja.Detajet tjera
nga kjo Konference mund ti gjeni ne faqen e internetit
www.malesiaemadhe.org. Ne kete Konference u vendos qe
takimi rradhes te oganizohet ne Chicago dhe tjetri ne Nju
Jork. Konferenca e dyte u mbajte ne Chicago me 5 mars 2006
ne Hillton Chicago OHare Airport.Kjo konference
karakterizo me nje pjesemarrje edhe me te madhe per nga
numri i shoqatave dhe veprimtareve. Nikoqire dhe sponzore
ishte shoqata UKA (Ulqini,Kraja dhe Ana e Malit)e cila
organizimin e kishte pergaditur ne menur profesionale.
Pjesmarresit e Konferences se dyte;
Florida;Gjon Lulgjuraj redaktor i radio emisionit Zeri
komunitetit te Florides per 30 vite.
Detroidi;Leke Lulgjuraj ne cilsin e njerit nder themelusit
e levizjes shqiptare ne Mal te Zi-LD ne Mal te Zi dhe
nenkryetar i keshillit te partive politike ne ishe
Jugosllavi ishe deputet ne parlamentin e Malit te zi dhe
nenkryetar i LD ne Mal te zi.
Luigj Gjokaj,Pjeter Berishaj,Miran Gashaj,(Shoqata Malesia
e Madhe nda Detroidi)
Nju-Jork:Hysen Ulaj dhe Musa Kukaj (Shoqata Plave e Guci)
Nju-Jork;Hysen Marku,Adem Cuku,Sabri Milla,Ahmet Velaj dhe
Sale Gjenashaj(Sh.Kraja)
Nju-Jork;Osman Kollaba (Shoqata Ana e Malit)
Nju-Jork;Fondi humanitar Malesia kishte derguar nje
telegram pershendetes dhe perkrahes Konferences.Ndersa
shoqata Dede Gjon Luli e kishte refuzuar pjesemarrejen si
ne Detroid ashtu edhe ne Chicago duke mose dhen ndonje
aresytim.
Detroid;Ne emer te Liges Shqiptaro-Amerikane ka marre
pjese Marash Nucullaj.
Chicago;Myzafer Mehmeti,Naser Jahja,Hasan Ramushi,Avdyl
Kraja,Sabaudin Vogliqi,
Bahri Hysa,Fadil Metoviqi.Muzafer Ujkashi dhe Zija
Milla(Shoqata Uka)
Chicago;Pjeter Brisku dhe Fran Maroviqi(Shoqata Dom Gjon
Buzuku)
Chicago;Riza Milla dhe Nazim Cuca (RadioZeri i
Shqiptareve) si dhe ekipi i TV-Boin
Konferencen e shpali te hapur dhe e udheheqi nikoqiri
Myzafer Mehmeti i cili pasi pershendeti me nje
mireseardhje dhe lexoi rendin e dites ai propozoi qe kjo
levizje te pagezohet me emrin ATDHEU na BASHKONme
duratrokitje u perqafuar nga te gjitje pjesemarresit ne
kete konference .Ne vazhdim ai ja dha fjalen Luigj Gjokes
sekretarit te Shoqates Malesia e Madhe icili i njoftoi te
pranishmit per Konferencen e Detroidit dhe per demostraten
e Vashingtonit organizuar nga Shoqata Malsia e Madhe.Gjon
Lulgjuraj foli per rendesin e Koferences se Detroidit dhe
doli me disa propozime konkrete;Konferenca e tret te
mbahet ne nju jork ne nje afat shume te shkurt dhe ne kete
konference te thiren mysafir nga vendelindja dhe te vihen
kontaktet me udheheqesit e inciatives qytetare dhe sipas
mundesive te ftohen ne Konferencen e rsdhes perfaqesues te
partive politike dhe shoqatave te ndryshme.Pjeter Berishaj
foli perKomunen e Tuzit Beri nje pershkrim te situates
politike ne Malesi ne mese te dy Demostratave.Ndersa Riza
Milla foli per jehonen e Demostrates se Vashingtonit dhe
lexoi nga artikuj te ndryshem reagimet e lidereve
shqiptare pro dhe kunder demostrates.Ndersa Ishe deputeti
Leke Lulguri Beri nje analize ne menyr kronologjike per
situaten aktuale politike ne Mal te zi si dhe foli per
veprimet qe shqiptaret ne mal te zi duhet ti akordojne
duke mos humbur kohe icili disa here u nderpre nga
duartroktjet e pjesemmarresve qe kishte salla diku nja 100
veta.Duartrokitje qe te kujtojne Leken e Madh icili me
fjalimet e tija thente akullin pesdhjetvjecar ne medijat
dhe TV serbo_malazeze.Nazim Cuca foli per privatizimin ne
komunen e Ulqinit icili eshte bere i paligjeshem dhe se
shitja e pasurise se Ulqinit me cmime te vogla dhe ne
menyr te paligjeshme eshte e pa pranuar per qytetaret e
Ulqinit.Marash Nucullaj terhoqi verejtjen se Qeverija e
Malit te zi edhte nje qeveri e koruptuar dhe se ajo duhet
ti trajtoje shqiptaret si qytetar te barabartne menyr qe
punsimi te behet sipas proporcionit si ne komuna ashtu
edhe ne nivelin repuplikan.Ne bised u Inkuadrua edhe Fran
Maroviqi icili premtoi se Shoqata Dom Gjon Buzuku do ta
ndihmoi matrialisht levzjen me te gjitha mundesin qe ato
disponojne.Ndersa Hysen Marku ne emer te shoqates kraja
premtoi perkrahjen e tije dhe shoqates qe ai drejton kesaj
levizje Hysejni pastaj fjalen ja dha sekretarit te
SH.Kraja Sabri Milles i cili foli per problemet qe
ballafaqohet popullata e Krajes ne atje ne
Vendelindje.Kryetari i Shoqates Plave e Guci Hysen Ulaj
foli per problemet qe jane aktuale ne Plave e Guci dhe
kerkoi se do te idhte mire qe te hapat nje pike kufitare
ku do te lidhte paven e Gucin me Shqipriqe do te
lehtesonte qarkulimin me te lehet per banoret e ketyre
trevave.Ndersa Osman Kollaba kryetar i Shoqares Ana e
Malit foli per parregulesit qe jane evidente ne komunene
ulqinit ne sektorin e urbanizmit.Ne konference morren
pjese edhe kryetari i Komun iteti Shqiptaro-Amerikan
Atvokat Hasan Hoti,nenkryetari Mynyr Bega dhe kodinatori
Armend Sahatxhija.Konferenca per zedhenes emroi Gjon
Lulgjuraj drejtuesin e Radios Zeri i Komunitetit te
FloridesGjoni per 20 vite ka drejtuar radion ne Detroid
dhe tash dhjet vite ne Florida edhet njohes i mire i
gjuhes angleze dhe shqipe dhe mjafte komunikativ.
Nga konferenca dolen edhe keto vendime;
1.Konferenca e radhes te mbahet ne Nju Jork dhe te
lajmerohen te gjitha shoqatat dhe veprimtaret per diten e
mbajtjes se konferences qe te kene kohe te pergaditen.
2.Te thiren udheheqes politik dhe intelektual nga
Vendelindja dhe me gjere.
3.Te gjitha shoqatat kane te drejte te thrasin (Partit,Shoqatat,apo
intelektual qe at o mendojne se me pjesemarrejen e tyre do
ndihmojne qe kjo konference te jete e sukeseshme.)
4.Te gjitha shpenzimet e udhetimeve dhe kontaktet me te
ftusrit i mban ajo shoqat qe i ka ftuar mysafiret.
5.Shoqata Kraja do te jete nikoqire e Konferences se trete
ne Nju-Jork nne bashkepun
me shoqatat tjera nga Njujorku.
Nga Ulqini nepermes te lidhjes telefonike Konferencen e
pershendeten Osman Rexha kryetar ipartis se PPD dhe Mehmet
Bardhi kryetar i LD ne Mal te Zi.
Pas perfundimit te Konferences Nikoqiri Shoqata UKA shtroi
darke per pjesemarresit ne restaurantin e vellezerve Hamid
dhe Isuf Perezaj me prejardhje nga Kraja restaurant i
njohur per mikepritjen bujare per te gjitha takimet
shqiptare ketu ne Chicago.
Konferenca e trete ne Nju-Jork 30 prill 2006
Konferencen e shpalli te hapur kryetari i Shoqares
Atedhetare Kraja avokati Hysen Marku i cili ju deshiroi
miresearrje mysafireve nga vendelindja dhe nga qytete te
ndryshme te SHBA,Une si nikoqir bashke me shoqaten Kraja
falemenderoje shoqaten Plave e Guci,Ana e Malit ,Dom Simon
Filipin per sponzorimin e kesaje Konference dhe
njikohesisht falemenderoj te gjithe te pranishmit qe me
pjesemmarrjen tuaj te gjithe se bashku te angazhohemi per
bashkimin e te gjitha shoqatave dhe aktivistave shqiptare
per te avansuar te drejtat e shqiptareve qe jetojne ne Mal
te zi.Hysen Marku pastaj ja dha fjalen Gjon Lulgjuraj
zedhensit te levizjes Atdheu na Bashkon per ta drejtuar
konferencen.
Zedhenesi I Levizjes Atdheu na Bashkonz.Gjon Lulgjuraj ,ne
fjalen e tije tha se pa largimin e mentalitetit egoushqyes
qe eshte i pafrytshem dhe veteshkatrues si dhe pa arritjen
e nje uniteti te spektrit politik dhe shoqeror te
shqiptareve nen Malin e zi ,sidomos per ceshtjet madhore
kombetare dhe ato jetike nuke do te arrijme suksesin e
duhur per te siguruar nje te ardhme me te mire popullit
tone.
Ne ketė konference morėn pjesė mbi 50 delegat te shoqatave
qe pėrbejnė Lėvizjen, intelektual, pėrfaqėsues te mediave
shqiptare dhe te komuniteteve nga vendet e ndryshme te
Sh.B.A.
Ne konference mori pjese edhe njė delegacion i ftuar nga
shoqatat pėrbėrėse te Lėvizjes. Delegacioni ishte i
pėrbėre nga Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare ne
Mal te Zi, njėkohėsisht dhe Deputet ne Parlamentin e Malit
te Zi, z. Mehmet Bardhi, z. Nikolle Camaj nga Lidhja
Demokratike ne Malėsi, Kryetari i Partisė pėr
Prosperitetin Demokratit, z. Osman Rexha, Nėnkryetari i
Lidhjes Demokratike z. Tahir Gjonbalaj nga Plava dhe Gucia,
z. Muhamed Gjokaj, nga Malesia, jurist dhe intelektual i
pavarur.
Iniciativa Qytetare ne Malėsi, pėr shkak te ftesės se
vonuar nuk kishte mundėsi te merrte pjese, por me anėn e
njė deklarate te Kėshillit Drejtues, pėrshėndeti
Konferencėn duke uruar punime te suksesshme dhe gatishmėri
pėr bashkėpunim ne te gjitha projektet qe zhvillohen ne te
mirėn e pėrgjithshme kombėtare. Gjatė seancės, me linjėn
telefonike, u paraqit anėtari i Kėshillit Kryesues z.
Luigj Juncaj, i cili pėrshėndeti te pranishmit.
Gjate seancės pjesėmarrėsit u informuan lidhur me gjendjen
aktuale te Shqiptareve nen Mal te Zi, dhe me atmosferėn e
tanishme atje ne prag te referendumit, nga z. Mehmet
Bardhi, z. Osman Rexha, z. Muhamed Gjokaj, z. Nikolle
Camaj, dhe z. Tahir Gjonbalaj. Ne ato deklarata u
pėrshkrua gjendja e vėshtire e Shqiptareve qe ndollėn ne
udhėkryq, nen njėfarė trysnie pėr te pėrkrahur
referendumin, por ne te njėjtėn kohe pa asnjė premtim apo
garanti te Qeverise Malazez se do te ndryshoj mėnyrėn e
veprimeve dhe te siguroj te drejtat e Shqiptareve te
garantuara nga kushtetuta malazeze dhe normat
ndėrkombėtare.
Kryetari i LD ne Male te Zi pasi pershendeti inciatoret e
kesaj Konference mjafte te qelluar ne mes tjerash tha se
eshte raste i voliteshem dhe hape i qelluar qe jeni
bashkuar qe sebashku si shoqatat ashtu edhe aktivistat e
komunitetit ti akordoni veprimet e juaja per tu organizuar
ketu ne SHBA dhe pse jo edhe neve me na ndihmuar dhe kur e
kemi gabim edhe me na sygjeruar me propozimet konkrete qe
jane ne inters te pergjithshem.Pasi qe shpalosi
plateformen e LD ne Mal te Zi Bardhi foli edhe situaten
politike ne Mal te Zi ne prage te referndumit,dhe shtoi
Mali i zi gjindet nen Serbi dhe tentativa per pavaresi
eshte e drejte legjitime.Por aqe legjitime sa eshte
kerkesa e tyre ,eshte edhe kerkesa jone qe te dime se cili
dote jete statusi jone ne ate Mal te Zite pavarurtha
Bardhi.LD ne Mal te Zi ka vendosur qe ne fushaten per
referndumin te paraqitet si subjeket i vecant.Aresye per
kete eshte mospranimi i kerkeses per komun te vecant ne
Tuz nga blloku per pavaresi qe aktualisht eshte ne
pushtet.Kemi dale si subjekte ne vete qe eshte ne anen e
bllokut per pavaresin e malit te Zi ,pasi respektojme
principet demokratike.Por,ne anen tjeter nuke jemi ne
bllok sepse antaret e bllokut ,te cilet aktualisht jane ne
pushtet nuke kane permbushur kerkesat tona.
Ne vazhdim flalen e morri Osman Rexha kryetari iPPD pasi
qe pershendeti sponzoret e kesaj konference ai sikurse
Bardhi foli per problemet qe jane paraqitur ne prage te
referebdumit a posacerisht foli per veshtersit dhe
mosmarreveshtjet mbrenda koalicionit Shqiptaret Bashkesi
ne qeverisjen lokale ashtu edhe ne punen parlamentare.Ne
detale prezentoi programin dhe kerkesat qe PPD si ne
rrafshin politik ashtu edhe ekonomik.Osman Rexha eshte
edhe nenkryetar i komunes se Ulqinit icili te pranishmit i
informoi per bllokimin e puses se kuvendit komunal per mos
mbajtjen e seancave komunale qe kane sjelle si pasoje mose
aprovimit te buxhetit te vitit 2005 e mos te flasim per
2006 ,ai akuzoi partnerin e koalicionit se me qellim
povazhdon me mbajte penge komunen e ulqinit per te
shkaktuar haos per qellime te ulta dhe in teresa
personale.Rexha ne vazhdim beri edhe nje pershkrim te
privatizimit te paligjeshem ne komunen e Ulqinit icli i ka
thyer te gjitha normat nderkomtare duke e shirur pasurin e
komunes me cmime qesharake.
Mysafiri tjeter nga Malesija-Tuzi Juristi Muhamed Gjoka i
cili per here te pare gjindet ne SHBA si mysafir i
LevizjesAtdheu ns Bashkonnemenyr profesionale me
argumente shpaloje nje plateforme qe kishte pergaditur per
komunen e Tuzit per tja dorzuar Departamentit te
Shtetit.Ai foli edhe per statusin e shqiptareve ne Mal te
zi dhe dha disa sygjerime per akordimin e veprimeve te
matejshme ne mes te diaspores dhe vendelindjes.
Edhe Nikolle Camaj antar i kryesis se LD ne Mal te Zi
mysafir nga Malesia pershendeti Konferencen dhe uroje qe
te organizohen keto takime edhe me shpesh.Ai pasi foli per
situaten politike ne Malesi si ne rrafshin politik ashtu
edhe per veshtersit ekonomike beri nje pershkim per
kerkesen qe Malesis ti kthehet komuna e Tuzit.Camaj ne
vazhdim tha:Ld ne Mal te ne programet e saja partiake si
dhe ne Kuvendin e saje te vitit 1993 ka kerkuar qe Malesis
ti kthehet komuna e Tuzit ndersa me 14 mars 1994 i paraqet
nje kerkes qeveris se Malit zi qe Malesise ti kthehet
komuna e Tuzit po fatekeqesisht me 28 shtator te vitit
1994 kerkesa jone u refuzuar pa asje argument.Dhe ne si LD
gjithnji kemi perseritur kerkesen tone per komunen e
Tuzit.Ne perkrahim cdo inciative qe angazhohet per
kerkesat dhe realizimin e te drejtave tona qofte per
komunen e Tuzit apo ndonje kerkese tjeter. Edhe
Tahir Gjonbalaj Kishte udhtuar nga Gucia qe eshte
nenkryetar i LD ne Mal te Zi per te marre pjese ne
konferencen e trete te Levizjes Atdheu na Bashkonme nje
porosi:Shqiptaret kane interesin e vete kombetar,te
zbatojne te drejten e tyre per liri dhe mireqenie dhe jo
ta mbeshtesin njerin qse tjetrin krah te politikes
malazeze.Shqiptaret nuke duhet te presin definimin e
raporteve midise te tjereve dhe te kujdesen se si do ti
definojne raportet Serbija dhe Mali i zi por eshte dashte
me kohe ti percaktojme dhe definojme kerkesat tona
kombetare tha nder te tjera z.Gjonbalaj.
Gjate seancės foli dhe Dr. Palok Camaj profesor i te
drejtes nderkombetare i cili pershendeti mysafiret nga
vendelindja dhe falemenderoi per angazhimin e tyre neper
mes partive qe ato udheheqin per te realizuar kerkesat
tona kombetare.Dr Palok Camaj
Foli si nga aspekti juridik dhe atije politik dhe dha disa
sygjerime per definimin e statusit politik te shqiptareve
ne Mal te zi.Ai propozoi qe te organizohet nje simpozium
me temen :Definimi i stasit te shqiptareve ne Mal te
Zi.,ku do te mereshin pjese intelektual,profesor te te
drejtave nderkombetare dhe udheheqes politike.Propozimi i
z..Paloke Camaj u mireprite nga pjesemmarresit.Ne bised u
inkuadruar edhe Luigj Gjokaj i cili iformoi pjesemaresit
per Konferencen e Detroidit ndersa Myzafer Mehmeti per
Konferencen Chicagos., z. Riza Milla shkurtimisht shpalosi
plateformat politike te LD ne MZ ,UDSH dhe PPD dhe terhoqi
verejtjen se cdo parti mendon se plateforma e saje eshte
me e mira dhe keshtu neqoftese vazhdohet shqiptaret do ta
kene te veshtire te definojne statusin e tyre politik,dhe
propozoi qe te emrohet nje grup nga ekspert-jurist qe te
pergadisin nje dokument juridik se si te definihet statusi
i shqiptareve ne Mal te Zi dhe pastaj ai dukument te
leshohet ne rishqyrtim ku me vone partit politike do ta
shpallin si dokumente politik i cili me nje cermoni rasti
do te shpallej ne konferencen e katert ne Ulqin.Propozimi
i z.Milla u pranuar nga pjesemmarresit e Konferences.Ne
bisede u inkuadruan edhe Tome Shkreli,Halil Nika,Vasel
Camaj,Ymer Ahmetaj,Naim BlidemajNike Palekola Harxhe
Balidemaj e te tjerėt.Konferenca adaptoj disa plan-propozime
pėr veprimtarinė e mėtejshme:
Konferenca e katėrt do te behet ne Ulqin duke ftuar tėrė
spektrin politik dhe intelektual Shqiptar ne diskutime pėr
te arritur konsensusin pėr njė platforme politike te
pėrbashkėt qe do tė mbroj interesat madhore te popullit
tone, dhe te arrihet njė marrėveshje pėr njė bashkėpunim
te Shqiptareve.
Ēdo shoqatė pėrbėrėse e Lėvizjes te zgjedh njė koordinator
qe do te pėrfaqėsoj shoqatėn, i cili do te koordinoj
veprimet e shoqatave dhe te shkėmbej informacionet ne mes
shoqatave dhe Lėvizjes. Ky hap do te eliminoj konfuzionet
e mundshme ne komunikim ne mes Lėvizjes dhe shoqatave.
Do te formohet njė ekip intelektualėsh te fushave politike
dhe juridike pėr te pėrpiluar njė dokument juridik, i cili
dokument me adaptimin nga spektri politik Shqiptar, mund
te marre formėn njė dokumenti politik qe te pėrdoret si
baze e veprimeve pėr te realizuar aspiratat e Shqiptareve
ne trojet e tyre nen Mal te Zi.
Konferenca e perfundoi punen me porosin Bashkohuni
Shqiptar se koha kalon dhe nuke te pret e mjere ate qe e
shkele koha.
Ne pėrfundim te Konferencės, Shoqatat nikoqire kishin
pėrgatitur njė dark madhėshtore pėr te pranishmit ne njė
restorant shqiptar ne Manhattan.
Ditėn e marte, me 2 Maj, me ndihmėn e Kėshillit Kombėtar
Shqiptaro-Amerikan Lėvizja siguroj njė takime me
Departamentin e Shtetit. Ne ketė takim morėn pjesė
delegacioni nga trojet Shqiptare nen Mal te Zi, z. Mehmet
Bardhi, z. Osman Rexha, z. Muhamed Gjokaj, z. Nikollė
Camaj dhe z. Tari Gjonbalaj, si dhe z. Martin Shkreli,
nėnkryetar i Kėshillit Kombėtare Shqiptaro-Amerikan, z.
Richard Lukaj, kryetari i Keshillit Kombetar
Shqiptaro-Amerikan dhe z. Gjon Lulgjuraj, zėdhėnėsi i
Lėvizjes Atdheu na Bashkon.
Diskutimet me Departamentin e Shtetit u pėrqendruan
plotėsisht ne mos-pėrmbushjen e premtimeve te Qeverise
Malazeze pėr te siguruar te drejtat legjitime te
Shqiptaret. Ne vend te pėrmbushjes se premtimeve kjo
Qeveri ka be te kundėrtėn, dhe si pasoj gjendja politike,
ekonomike dhe civile e Shqiptareve ne Mal te Zi ėshtė
dobėsuar dukshėm.
Gjate bisedimeve u diskutua lidhur me privatizimin, qe i
ngjanė me shume njė okupimi. Aty u diskutuan raste te tera
kur Qeveria Malazeze ka manipuluar procesin pėr te
pėrjashtuar Shqiptaret nga konkurrenca.
Njė diskutim i gjere u be pėr decentralizimin, pikėrisht
pėr komunėn Malesia ne Tuz. Departamenti i Shtetit edhe qe
kishte informacione lidhur me ngjarjet e fundit ne Malėsi,
pėr protestat paqėsore, kėrkesat e Shqiptareve pėr komunėn
e vetme ne Tuz, etj., Departamenti i Shtetit u informua
mbi hollėsitė e kėsaj ēėshtje, mbi faktet se komuna e
Malėsisė ne Tuz i plotėsonte te gjitha kushtet pėr
statusin e njė komune te vetme, duke hedhur poshtė pohimet
e disa qarqeve politike shqiptare dhe malazeze se gjoja
Malesia nuk i posedon kushtet pėr vet-qeverisje. Edhe
pohimet se gjoja komune urbane e Malėsisė nen Podgorice do
te mbronte Podgoricėn nga partia pro-Serbe, sepse do te
zgjeronte popullatėn pro partisė ne pushtet, humbe
besueshmėrinė derisa po behet njė tentim rigoroz pėr
ndarjen e trojeve jetike te Malėsisė.
Ne ketė takim u bisedua pėr proporcionalin e punėsimit te
Shqiptareve. Shqiptaret pėrbejnė mbi 7% te popullatės ne
Mal te Zi, derisa punėsimi i Shqiptareve ne sektorin
shtetėrore ėshtė pėrafėrsisht 0.03%. Prezenca Shqiptare
mungon ne sistemin juridik, ne atė policor dhe pothuaj ne
te gjithė sektorėt shtetėrore dhe shėrbimit publik.
Departamenti i Shtetit u informua hollėsisht lidhur me
rendėsin e reformave sociale ne Mal te Zi. Javėn qe shkoj
gjate njė vizite ne Ulqin Kryeministri i Malit te Zi, z.
Gjukanoviq, kishte deklaruar se pavarėsia e Malit te Zi ka
mbetur ne supet e Shqiptareve. Ketė deklaratė e
konsiderojmė shqetėsuese, sepse mund te ketė mė se njė
domethėnie. Departamentin e Shtetit u vėnė ne dije se
dėshtimi i mundshėm i referendumit mund te sjelli
hakmarrje politike ndaj Shqiptareve duke i fajėsuar si
shkaktar te dėshtimit te referendumit. Si pėrfundim u
kėrkua nga Departamenti i Shtetit te insistoj tek Qeveria
Malazeze qe para referendumit te japin njė
premtime-shkresė se do ti trajtoj te gjitha ēėshtjet e
lartpėrmendura me njė kohe te caktuar, nėse duan ta
sigurojnė votėn e plote te Shqiptareve. Vizita e
Delegacionit ne Uashington pėrfundoj me njė takim me
Kongresistin Eliot Engel, ku u be njė diskutim i hapur dhe
shume konstruktive ne mes Delegacionit dhe Kongresisti
Engle lidhur me realitetin e Shqiptareve ne trojet e tyre
nen Malin e Zi.
Nga: Riza Milla-
Radio Zeri Shqiptareve
|