| |
Shqipėtarėt e Amerikės pėrkujtojnė Nėnėn e Madhe Tereze
postuar:
10.09.2008
BEQIR SINA, New York
Kisha Kotolike "Zoja e Shkodrės", nė Nju Jork, ditėn
e dielė, mė 7 shtator, ka kremtuar meshėn, qė Papa Gjon Pali
II, e ka caktuar pėr tė lumturėn Nėnė Tereze,

HARTSDALE NEW YORK :
Festa zyrtare e Nėnės Tereze ėshtė mė 5 - shtator
(e cila ėshtė dita e vdekjes, qė paraqet ditėn e
lindjes pėr nė amshim tė Nėnė Terezes).
Megjithatė, 5 - vjetori i Meshės solemne tė
Lumnimit tė Nėnės Tereze, e cila ėshtė mbajtur
mė (Lumturimi i Nėnės Tereze ėshtė bėr me 19
tetor 2003, nė ora 10) nė sheshin e Shėn
Pjetrit nė Romė, dhe qė e udhėheqi vetė Ati i
Shenjtė Papa Gjon Pali i II, kur ishte gjalllė,
ėshtė shpallur si ditė feste, e cila sipas
vendimit tė Konferencės Ipeshkvnore tė SHBA-sė, u
kremtua tė dielėn me 7 shtator edhe nė Nju Jork.
Andaj, Kisha Kotolike "Zoja e Shkodrės", ditėn e
dielė, mė 7 shtator, ka kremtuar meshėn, qė Papa
Gjon Pali II, e ka caktuar pėr tė lumturėn Nėnė
Tereze, kurse nė mbrėmje, Kisha Kotolike "Zoja e
Shkodrės", ka shtrua darkė solemne nė nder tė
saj, nė lokalin Maestro's Restaurant, nė
Bronx.Meshėn e ka udhėhequr i pėrndershmi Dom
Nosh Gjolaj, famullitar i Kishės "Zemra e
Krishtit" nė Podgoricė, pėrndryshe ish
famullitar shumvjeēarė i Prishtinės.
Mbrėmjen e ka hapur kryetari i
Kėshillit tė Kishės, z. Mark Shkreli,
i cili shkurtimisht u ka dėshirua
mireseardhjen tė pranaishmveve dhe
ka paraqitur udhėheqsin e Darkės,
anėtarin e Kėshillit tė Kishės, z.
Fran Ēotaj. Zoti Ēotaj,, mbas fjalės
pėrshėndetėse, ftoi tė pėrndershmin
Dom Nosh Gjolaj pėr tė bėrė bekimin
e Darkės, mandej zotėrin Lekė
Pėrlleshi, i cili me fjalė tė
zgjedhura ka bėrė pėrshkrimin e
shkurtėr tė jetės sė Nenės Tereze,
bamirėses shqiptare me famė botėrore,
fituese sė ēmimit Nobel pėr Paqe.
Famullitari i Kishės Katolike "Zoja
e Shkodrės", i pėrndershmi Dom
Pjetėr Popaj, ka falenderuar tė
pranishmit, si dhe mikun e shtrnjtė
nga vendlindja, Dom Nosh
Gjolaj.Argėtimi ėshtė udhėhequr nga
kėngėtari i mirėnjohur, z. Gėzim
Nika, kurse pjesa folklorike, me
kėngė e valle tė zgjedhura ėshtė
bėrė nga grupi "Rozafati", i Kishės
Katolike Shqiptare nė New York, "Zoja
e Shkodrės" me korefografinė e
koreografes sė njohur z. Angjelina
Nika. Befasi e mbrėmjes ishte
kėngėtarja e njohur shqiptare, z.Eli
Fara.
Mesha solemne tė Lumnimit tė Nėnės
Tereze, mbajtur mė me 19 tetor
2003, nė sheshin e Shėn Pjetrit nė
Romė, dhe qė e udhėheqi vetė Ati i
Shenjtė Papa Gjon Pali i II, kur
ishte gjalllė, . Ndėrsa, tė
pranishėm kanė qėnė edhe ish presidenti
i Shqipėrisė, Alfred Moisiu,dr Sali
Berisha - kryeministri i Shqipėrisė, ish
presidenti i Kosovės, i ndjeri
Ibrahim Rugova, bashkė me ish kryeministrin
Bajram Rexhepi dhe me ish kryeparlamentarin
Nexhat Daci, pastaj mbretėresha e
Belgjikės, Fabiola, Mbretėresha e
Spanjės, Sofia si dhe mbi 200
presidentė dhe kryeministra shtetesh
tė ndryshme, mbretėr dhe mbretėresha
princa dhe princesha nga e gjithė
bota. Edhe njėnumėr i konsiderueshem
besimtarėsh shqiptarė nga SHBA-sė
nga ishin tė pranishėm, ato ditė nė
sheshin e Shėn Pjetrit nė Romė, ishte
edhe njė grup prej 135 veta nga
famullia Zoja e Shkodrės, Nju Jork, si
dhe njė grup i madh nga famullite
shqiptare tė Detroit-it, Shėn Palit
dhe Zoja Pajtore me famullitarėt Dom
Anton Kēira dhe Dom Nue Gjergji.
Kremtimet pėr Nėnė
Terezen, nė SHBA-sė nga
komuniteti katolik
shqiptarė kanė filluar dy
javė mė parė mė 26 gusht.
Dita kur lindi Gonxhe
Bojaxhiu, e Lumja Nėnė
Tereze, e cila me 26
gusht 2008, mbushi 98
vjet. Nėnė Tereza, lindi
nė Shkup mė 26 gusht e u
pagėzua mė 27 gusht tė
vitit 1910, ndėrsa u
kthye nė shtėpinė e Atit
Qiello mė 5 shtator tė
vitit 1997. Tėrė jetėn
ia kushtoi tė
menjanuarve e tė
varfėrve tė Kalkutės e
tė botės mbarė, duke
fituar dashurinė e mė tė
varfėve ndėr varfėr,
nderimin e tė
pushtetshmėve e
admirimin e mbėshtetjen
e Papėve.
Nga kjo datė ka pasur
dhe do tė ketė nė
komunitet njė sėrė
aktivitetesh, gjatė tė
cilave do tė pėrkujtohet
misionarja e madhe Nėnė
Tereza dhe do tė
vlerėsohet puna e saj.
Mesha, koncerte - homazh
zhvillohen nė kudo nė
shtetet ku mė sė shumti
jetojnė shqiptarėt.
Kisha Katolike Shqiptare
nė New York, "Zoja e
Shkodrės" nė Hartsdale -
New York, ajo e Shėn
Palit dhe Zoja Pajtore,
nė Detroit - Miēigan ditėt
nė vazhdim kanė
planifikuar aktivitete
dhe veprimtari kushtuar
Nėnė Terezes.
Ditėt Nėnė Terezes, ka
vėnė sėrish nė qendėr tė
vėmendjes procesin e
shenjtėrimit tė saj.
Mesazhi pėr tė vazhduar
kėtė proces, tė nisur
nga Papa Gjon Pali II,
ka mbėrritur nga (arqipeshkvi)
arkbishopi i Kalkutės,
Lucas Sirkar. Nė
ceremoninė 98'tė,
vjetorit tė ditėlindjes
sė Nėnė Trezes, me 26
gusht, tė zhvilluar nė
qytetin indian, ai ka
kėrkuar pėrshpejtimin e
procesit tė kanonizimit.
"Ne presim, qė sė
shpejti ajo tė
deklarohet shėnjtore
sepse ajo jetoi si e
tillė dhe jeton si njė
shenjtore tek Zoti", u
shpreh ai. "Shėnjtėt nuk
janė vetėm pėr vetvete.
Shenjtėt janė pėr tė
tjerėt, pėr kishėn dhe
pėr tė gjithė njerėzimin".
|
|