| |
Shoqata dhe qytetarė nga
Malėsia vizitojnė Prishtinen
postuar:
27.02.2008
Njė grup djemė dhe vajzash me kostume kombėtare u pranuan
nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaēi
Me 26 shkurt tė kėtij viti, disa
shoqata kulturo-artistike si: ''Gruda'', ''Rapsha'', ''Ded
Gjo Luli'', Shoqata ''Besa e Trieshit'' si dhe nje grup
qytetarėsh: Nikollė Shabani, kryetar i lobit shqiptar pėr
Europėn, Naim Flamuri, Nik Tushi Lucaj Malesi e Madhe
Detroit Luigj Junēaj, dr.
Lukė Gjokaj, kryetar i shoqatės ''Vėllaznit Ivanaj'', etj,
nė mėnyrė tė organizuar bėnė vizitė nė Prishtinė me rastin e
Pavarėsimit tė Kosovės.
Antarėt e shoqatave sė bashku defiluan nėpėr qytet nė
kostume kombėtare vendore si tė tillė ishin nė fokus tė
kamerave e foto-aparateve te panumerta.
Ata tėrhoqėn vemendjen e gazetarėve tė shumtė dhe tė mbarė
qytetarėve tė Prishtinės. Pastaj, njė grup vajzash ne
xhubleta dhe djemė u pranuan tek Kryetari i Kosovės Fatmir
Sejdiu i cili pėrveē pritjes sė pėrzemėrt dhe shėrbimit me
kafe, u tregoi se i njef fort mirė viset shqiptare ne Mal tė
Zi dhe veēanarisht Malėsinė.
U pranuan edhe tek Kryeministri i kosovės Hashim Thaqi me
ērast nė kėrkesė tė tijė i dhuruan fotografinė e heroit
kombėtar Ded Gjo Luli, me tė cilėn defiluan nėpėr qytet dhe
e bartnin nė duar.
Nė fjalėn e rastit qė u mbajtė nė
plato para Teatrit Kombėtar nė Prishtinė ndėr tė tjera dr.
Lukė Gjokaj theksoi ''Kemi ardhur pėr tė Uruar Pavarėsinė e
Kosovės dhe atė jo vetėm nga ne qė jemi ketu, por kemi
sjellė Urimet dhe jehonėn e Pavarsisė nga i gjithė popullit
shqipėtar i Ulqinit, Malėsisė e tė Plavė
- Gucisė. Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė vetem liria e
popullit tė saj, por ėshtė njėkohėsisht liria e gjithė
kombit shqiptar.
Tash
na presim sfida tė reja: tė ngritjes ekonomike, arsimore, e
kulturore dhe tė bėhemi ashtu siē ishim shekuj mė
parė-shembull
pėr Europėn. Ne kemi ardhur nė kostume kombėtare:
Tirqė e Xhubleta, tė cilat janė veshjet tona kombėtare qė
nga koha e Teutės dhe Gencit, dhe ashtu tė pandryshuara
janė ruajtur nė arkat e nėnave tona deri nė ditėt e sodit''
. Pėr nder tė tyre njė grup shqiptarėsh nga Gjermania tė
emertuar -
Karvani i Pavarėsis dhe tė udhėhequr nga Qerim dhe dr.
Qerime Shkreli shtruanė Darkė dhe porositėn muzikė kombėtare
ne hotel ''ILIRIA''.
Antarė tė cilėt na shoqėruan ishin:
SH.K.A ''Gruda''
:
Gjokė Kalaj, Shtjefėn Ivezaj dhe Donika Lulgjuraj.
SH.K.A ''Rapsha''
: Luigj Junēaj, Gjekė Junēaj, Lucė Junēaj, Tonin Junēaj,
Gjon Junēaj, David Junēaj, Lindon Junēaj, Valentina Junēaj,
Matillda Junēaj, Liridona Junēaj, Marina Junēaj.
SH.K.A ''Ded Gjo Luli''
: Tomė Dedvukaj, Pero Dedvukaj, Martin Gojēaj, Lindon
Dedvukaj, Fran Dedvukaj, Ded Dedvukaj
SHOQATA ''Besa e Trieshit''
: Lindon Dedivanaj, Toni Ujkaj, Kola Dedivanaj, Luigj Dukaj,
Flora Nikprelaj
Nga SUKRUQI
: Albert Camaj, Agron Gjokaj, Zef Ujkaj, Marina Ujkaj,
Kristina Ujkaj -
si dhe Mark-Gogi Ujkaj nga
Televizioni i parė i pamvarur ne gjuhėn shqipe nė MZ TV
BOIN
dr.
Lukė gjokaj
Presidenti
Sejdiu priti njė grup qytetarėsh nga diaspora dhe nga
Malėsia e Tuzit
Prishtinė,
27 shkurt Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu priti dje njė
grup qytetarėsh nga diaspora tė cilėt kishin ardhur t'i
uronin Presidentit pavarėsinė e Kosovės. Presidenti i
falėnderoi ata pėr urimet dhe theksoi se Kosova tashmė synon
qė si njė vend i pavarur tė zhvillohet mė tej ekonomikisht
dhe tė ecė sa mė shpejt drejt integrimeve euro atlantike. Ky
grup, i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė shoqatave dhe forumeve tė
ndryshme artistike qė veprojnė nė diasporė ka ardhur enkas
nė Kosovė pėr tė kremtuar pavarėsinė. Presidenti Sejdiu
priti sot po ashtu njė grup vajzash nga Malėsia e Tuzit, tė
cilat i uruan Presidentit pavarėsinė e vendit. Grupi i
vajzave me veshje kombėtare tradicionale tė kėsaj treve
shoqėrohej nga z. Naim Flamuri, i cili jeton nė Australi.
Presidenti Sejdiu i falėnderoi pėrzemėrsisht pėr vizitėn dhe
pėr urimet e tyre. Agjensia QIK
|
|