Nė Malėsi festohet Pavarėsia e Kosovės

LD kremtoi 28 Nėntorin Kosovar!!!  postuar: 17.02.2008

 

Me rastin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, LDnėMZ-Dega e Malėsisė, mbajti mbledhje solemne, gjatė tė sė cilės u pėrcjell ceremonia e miratimit tė Deklaratės sė  pavarėsisė nė Kuvendin e Kosovės.

Nė kėtė mbledhje ishin tė ftuar edhe dashamirė  tė shumtė tė subjektit tė parė politik tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, ish funksionar partiak  dhe qytetarė tė shumtė nga Malėsia, tė cilėt erdhėn sė selinė e LDnėMZ nė Tuz, pėr tė pėrjetuar sė bashku kėto ēaste solemne dhe tejet tė gėzueshme pėr tė gjithė shqiptarėt.

Kėtė tubim solemn, me prezencėn e tyre e pėrshėndetėn edhe kryetari i KU tė Tuzit Smail–Maliq Ēunmulaj si dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė Alternativės Shqiptare. Nė zyre tė LD ishin edhe partneri i koalicionit nė pushtetin vendor, Kolė Lulgjuraj si dhe kėshilltari i PDS nė Kuvendin e KU tė Tuzit dr. Halil Dukoviq, tė cilėt erdhėn pėr tė pėrgėzuar Lidhjen demokratike pėr kėtė datė tė shėnur tė popullit shqiptar.  Poashtu nė kėtė manifestim ishte edhe pėrfaqėsuesi i zyrės sė Shoqatės “Atėdheu na bashkon”, Muhamed Gjokaj si edhe shumė dashamirė tė tjerė.  

Kryetari i kėsaj dege z. Nikollė Camaj , duke i pėrshėndetur tė pranishmit, e pėrgėzoi popullin e Kosovės pėr kėtė ditė kaq tė lumtur dhe tė shumėpritur pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodhen.

 “Gėzimi ynė ėshtė aq mė i madh, pasiqė LDnėMZ  nuk hezitoi asnjėherė tė pėrkrahė luftėn e drejtė tė popullit tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi. Andaj jemi bashkuar sot qė tė gėzohemi bashkė me popullin e Kosovės dhe tė gjithė shqiptarėt kudo qė jetojnė. Ishte privilegj tė jeshė bashkėkohas i gjeneratės qė lindi Kosovėn, kurse privilegj i dyfishtė tė jeshė edhe akter i kėsaj beteje. Lidhja demokratike gjithėsesi ishte pjesė e kėtij fronti gjithėkombėtar! ”, theksoi Camaj nė fjalėn e vet tė rastit.

Besnik Gjonaj, aktivist i LD, recitoi vargje kushtuar kėsaj dite - shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

Tubimi vazhdoi deri nė orėt e vona, duke pėrcjellur me vemendje rrjedhėn e manifestimeve nė kryeqytetin e Kosovės, shtetin mė tė ri nė botė.

 

 

 

Nė vijim vargjet qe enkas pėr kėtė rast, i krijoi dhe i recitoi Besnik Gjonaj:

 

Festė e madhe sot pavarėsia

Gėzuar po i themi nga Malėsia

Vllezėr e motra tė gjithė sa jemi

Tash njė shekull pritė e kemi.

 

Moj Kosovė ta puthėsha plagėn

Njėqind vjetė se nale kangėn

Njėqind vjetė tye knua ninulla

Tu rritėn fmija e tu banė burra

 

Neper male fusha e shkrepa

Tė ka pėrkun shqiponja djepa

Plaga jote njeqind vjet

Veē njė fjalė goja ia thėrret

 

Veē njė fjalė me katėr germa

Njėqind vjet liri thėrret zemra

Kangė tė lahutės dhe qiftelisė

U knove trimave tė Malėsise

 

Me kangė ia dhė shkelqimin djellit

Ma gezofsh lirine sa shqipja qiellin.

Pamvaresinė ta sollėn shqipet e malit

O, per ta gėzua ti djel pas djalit.

 

 

Gjokė Dukaj

 

 
 


© Copyright 
2000 , 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.