Deklarata e Presidentit Topi nė pėrshėndetje tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

 

Bamir Topi
Bamir Topi

Unė pėrshėndes deklaratėn e institucioneve tė Kosovės, mbi bazėn e tė cilės Kosova shpall sot pavarėsinė e saj!

Dita e sotme ėshtė njė ditė historike jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr tė gjithė rajonin dhe fqinjėt e saj, sepse pėrfundimisht korrigjon gabimet e rėnda historike qė janė bėrė nė kėtė pjesė tė Evropės.

Sot ėshtė njė ditė e lumtur, ditė e madhe dhe me shumė emocion pėr tė gjithė Kosovėn, pėr popullin e saj, pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt kudo ku ata ndodhen, sot ėshtė dita e festės mė tė madhe pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Mė sė fundi ata do tė kenė tė gjithė bashkė shtetin e tyre mė tė ri nė Botė dhe do tė gėzojnė sė bashku ata frytet e kėtij shteti tė ri evropian.

Ky ēast ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr Kosovėn dhe fqinjėt e saj, rajonin tonė dhe Evropėn, sepse zgjidh pėrfundimisht hallkėn e fundit tė shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė, ngėrēin e fundit politik, ushtarak e diplomatik si dhe krijon njė hapėsirė demokracie, sigurie, paqeje dhe stabiliteti afatgjatė.

17 shkurti 2008, ajo minutė historike qė ėshtė fryt i kurorėrizimit tė pėrpjekjeve dhe sakrificave madhore, pėrbėn fillimin e njė epoke tė re besimi reciprok dhe shprese nė tė ardhmen, nė tė gjithė Evropėn, duke lėnė pėrfundimisht pas, kohėn e luftėrave ndėretnike tė pėrgjakshme, kohėn e genocidit dhe spastrimeve mbi baza etnike, kohėn e kombeve tė privilegjuara e tė nėnshtruara. Kjo ėshtė fitorja mė e madhe e demokracisė nė Evropėn Lindore qė nga rrėzimi i Murit tė Berlinit.

Nė kėto ēaste, ne kujtojmė me respekt dhe nderojmė veprėn e tė gjithė atyre qė luftuan, sakrifikuan, dhanė jetėn dhe gjakun e tyre, burrat, nėnat dhe motrat kosovare, pėr realizimin e kėtij akti historik.

Sot, Kosova dhe gjithė institucionet e saj falenderojnė tė gjithė aleatėt e rėndėsishėm ndėrkombėtare, tė cilėt shprehėn vendosmėrinė dhe angazhimin e tyre serioz gjatė gjithė procesit tė pėrfundimit tė statusit tė pavarėsisė sė Kosovės.

Dėshiroj sot, tė pėrshėndes tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe politikanėt e saj, nė mėnyrė tė veēantė Presidentin e Kosovės, zotin Sejdiu, Kryeministrin zotin Thaēi, Kryetarin e Parlamentit, zotin Krasniqi, tė cilėt po dėshmojnė pėrgjegjėsi, dinjitet, maturi, kulturė, koncepte evropiane nė procesin e ndėrtimit tė institucioneve tė Kosovės, duke provuar se, e ardhmja e kėtij shteti tė ri ėshtė nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO.

Kėtė ditė, tė gjithė duhet tė pėrshėndesim rolin e patjetėrsueshėm tė faktorit shqiptar, i cili ėshtė kontribuesi mė i madh pėr stabilitet, paqe dhe siguri nė rajon, i cili mbėshteti tė gjitha proceset e rėndėsishme integruese euroatlantike dhe demokratike nė rajon e nė Evropė, duke u bėrė njė partner i besueshėm i NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Sot, ėshtė dita e sė ardhmes sė Kosovės, dita e sė ardhmes pėr Shqipėrinė, pėr tė gjithė rajonin dhe pėr Evropėn e Bashkuar.

Ju faleminderit!

 

 
 


© Copyright 
2000 , 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.