| |
Fjalimet
historike tė tre krerėve tė institucioneve demokratike tė
Kosovės mbajtur nė Kuvendin e Kosovės pak minuta para
shpalljes sė pavarėsisė mė 17 shkurt
2008.
Fjala e Presidentit dr. Fatmir Sejdiu nė Parlamentin e
Kosovės nė ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės
I nderuar Kryetar i Kuvendit tė Kosovės, z. Jakup Krasniqi,
I nderuar Kryeministėr i Kosovės, z. Hashim Thaēi, Tė
nderuar deputetė dhe ministra, E nderuara familje e
Presidentit Rugova,
E nderuara familje Jashari,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė misioneve diplomatike nė Kosovė,
Tė nderuar qytetarė tė Kosovės,
Potovani poslanici,
Potovani gradjani Kosova,
Zonja dhe Zotėrinj,
Dita e sotme e ndan historinė e Kosovės nė dysh: nė epokat
para dhe pas pavarėsisė. Pavarėsinė e Kosovės e kanė krijuar
breza tė tėrė me veprėn e tyre jetėsore, me punė tė
palodhshme dhe me sakrificat qė kanė bėrė. Pavarėsinė tonė
po e shpallim para dhe me bekimin e botės, nė mes miqsh tanė
qė u gjetėn pranė nesh gjatė dekadave e sidomos para njė
dekade kur e keqja kishte pėrfshirė kėtė pjesė tė Ballkanit.
Po tė njejtit miq ishin me ne edhe gjatė rimėkėmbjes sė
pasluftės, rindėrtimit tė vendit tė shkatėrruar nga lufta
dhe okupimi.
Sot, kujtojmė shumė sakrifica qė i kanė paraprirė kėsaj dite
tė jashtėzakonshme. I kujtojmė nėnat dhe baballarėt tė cilėt
pėrjetuan vėshtirėsi tė papėrshkrueshme nė mėnyrė qė bijtė
dhe bijat e tyre tė mund tė jetonin tė lirė. Sot, kujtojmė
Presidentin Ibrahim Rugova, udhėheqėsin e madh dhe
themeltarin e shtetit tone, i cili e nxorri Kosovėn nga
kaosi nė rend demokratik. Sot, kujtojmė Adem Jasharin dhe
Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės qė e ēuan tutje vullnetin e
popullit tė Kosovės pėr tė qenė tė lirė. Poashtu kujtojmė
edhe fqinjtė tanė tė tė gjitha pėrkatėsive etnike,
ideologjike e religjioze tė cilėt na dolėn nė ndihmė gjatė
viteve tė represionit dhe luftės. I kujtojmė tė gjitha kėto
jo nė shenjė hakmarrjeje pėr tė kaluarėn e dhunshme, por pėr
tė ndėrtuar njė tė ardhme plot besim qė do tė ofrojė ambient
pėr pajtim dhe falje.
Kėto ngjarje tė madhėrishme tė historisė sonė sakrificat
tona, si dhe shpresat dhe arritjet tona na kanė sjellė sot
kėtu pėr tė shpallur pavarėsinė tonė. Kjo shpallje e
pavarėsisė ėshtė vullnet i popullit. Ėshtė rrjedhojė morale
dhe logjike e historisė sonė dhe ėshtė nė pajtueshmėri tė
plotė me rekomandimet e tė Dėrguarit Special Marti Ahtisari.
Pavarėsia e Kosovės shėnon fundin e procesit tė gjatė tė
shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Pas dy vitesh angazhimi nė
negociata tė mirėfillta mbi statusin me Beogradin dhe
pėrkundėr angazhimit serioz dhe konstruktiv tė Ekipit tė
Unitetit tė Kosovės, arritja e njė zgjidhjeje tė pranueshme
pėr dy palėt nuk ishte e mundshme. Prandaj, u desh tė
vepronim pėr ti ofruar popullit tonė njė perspektivė tė
qartė me qėllim tė avancimit tė zhvillimit tonė politik,
shoqėror dhe ekonomik.
Vizioni ynė pėr Kosovėn ėshtė shumė i qartė.
Dėshirojmė qė Kosovėn ta ndėrtojmė mbi parimet fundamentale
demokratike. Kjo do tė thotė se Kosova do tė jetė njė shtet
demokratik, shumetnik, i integruar nė rajon, me marrėdhėnie
tė mira fqinjėsore me shtetet pėrreth, njė shtet qė lėviz
shpejt drejt anėtarėsimit tė plotė nė Bashkėsinė Euro-atlantike.
Populli i Kosovės ėshtė pėrcaktuar dhe dėshiron njė tė
ardhme evropiane pėr vendin e vet.
Propozimi gjithėpėrfshirės pėr zgjidhjen e statusit tė
Kosovės nė mars tė vitit tė kaluar ka marrė edhe pėrkrahjen
e Kuvendit tė Kosovės. Kjo pako u jep serbėve por edhe
pakicave tjera: turqve, boshnjakėve, romėve, ashkalinjėve
dhe egjiptasve, garancė tė fuqishme pėr mbrojtjen e tė
drejtave tė tyre kulturore e politike, qė nė shumė pika
tejkalojnė edhe standardet mė tė avancuara ndėrkombėtare pėr
tė drejtat e pakicave. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės u
garanton komuniteteve pakicė pjesėmarrje tė gjithanshme dhe
kuptimplote nė vendimmarrje.
Tė nderuar pjesėmarrės tė kėsaj seance historike tė Kuvendit
tė Kosovės,
Prioritet nacional pėr Republikėn e Kosovės nė javėt dhe
muajt e ardhshėm ėshtė zbatimi i plotė i Planit tė Ahtisarit.
Shumė shpejt synojmė tė miratojmė ligjet dhe Kushtetutėn e
re tė Kosovės e cila mishėron edhe parimet e Ahtisarit. E
gjithė kjo do tė pasohet me veprime konkrete nė terren pėr
zbatimin e dispozitave qė pėrmban plani i Presidentit
Ahtisari.
Kosova me aktin e sotėm poashtu po merr pėrgjegjėsitė qė i
takojnė si shtet. Nė tė njėjtėn kohė, Kosova rithekson
pėrkushtimin pėr bashkėpunim tė ngushtė me Bashkėsinė
Ndėrkombėtare pėr ndėrtimin e njė shteti nė pajtim me normat
dhe parimet mė tė avancuara tė demokracisė. Pėr kėtė qėllim
Kosova mirėpret vendosjen e pranisė civile ndėrkombėtare, e
cila do tė mbėshtesė zhvillimin e mėtejmė demokratik tė
vendit tonė por, edhe do tė mbikėqyrė zbatimin e Planit tė
Ahtisarit. Nė veēanti, vlerėsojmė gatishmėrinė e BE-sė pėr
tė marrė njė rol mė tė madh nė Kosovė. Poashtu mirėpresim
vazhdimin e pranisė ushtarake tė trupave tė NATO-s. Zotohemi
se do tė bashkėpunojmė ngushtė me pėrfaqėsuesit civilė dhe
ushtarakė nė Kosovė.
Jemi tė vetėdijshėm se pjesėtarė tė komuniteteve pakicė nė
Kosovė e shikojnė pavarėsinė me frikė dhe skepsė. Ne do tė
bėjmė ēmos qė tė sigurohemi se tė drejtat, kultura dhe prona
e tyre do tė respektohen nė mėnyrė rigoroze nė Kosovėn e
pavarur.
Potovani gradjani Kosova,
Potovani poslanici,
Jo jednom elim da iskoristim ovu svec(anu priliku da
ponovo pozivam sve gradjane Kosova, pre svega gradjane
srpske zajednice na Kosovu da daju svoj doprinos u
zajednic(koj izgradnji jednog Evropskog Kosova u kojem svaki
gradjanin c'e se osec'ati u svojoj kuc'i. Kosovo je
podjednako vaa kuc'a i vaa domovina. Vaa prava i prava
pripandika drugih zajednica u nezavisnom Kosovu bic'e stalna
obaveza naih dravnih intitucija. Srpsko kulturno i
religiozno nasledje bic'e potpuno zatic'eno. Vas etnic(ki i
jezic(ni identitet bic(e potpuno potovan. A to c(emo
ostvariti zajednic(kim radom u svakodnevnom ivotu i u
institucijama Kosova.
Tė nderuar deputetė,
Duam tė theksojmė fuqishėm se Kosova dėshiron marrėdhėnie tė
fqinjėsisė sė mirė edhe me Serbinė mbi bazėn e respektimit
tė ndėrsjellė. Shpresojmė se synimi ynė pėr tė normalizuar
marrėdhėniet me Beogradin sa mė shpejt qė tė jetė e mundur
do tė pėrkrahet edhe nga Serbia.
Jemi mirėnjohės pėr rolin dhe punėn qė ka bėrė OKB-ja nė
rindėrtimin e Kosovės sė pasluftės. OKB-ja do tė vazhdojė tė
luajė njė rol nė Kosovė pėr aq kohė sa Rezoluta 1244 do tė
jetė nė fuqi. Do tė vazhdojmė tė bashkėpunojmė me OKB-nė pėr
tė avancuar qėllimet tona tė pėrbashkėta pėr paqe, siguri
dhe zhvillim demokratik tė Kosovės deri nė anėtarėsimin e
plotė tė Kosovės nė kėtė organizatė prestigjioze.
Integrimi ynė do tė rrjedhė natyrshėm sepse me vlerat e veta
Kosova kulturalisht i ka takuar kėsaj familjeje gjithnjė,
por tashti nė rrethanat e reja Kosovės i duhet integrimi
politik pėr tė krijuar mundėsi tė reja nė mėnyrė qė resurset
njerėzore dhe natyrore tė vihen nė shėrbim tė zhvillimit tė
gjithanshėm shoqėror e ekonomik tė vendit tonė.
Zonja dhe Zotėrinj,
Republika e Kosovės sot kėrkon pėrqafimin e botės. Ndėrsa
presim njohje tė shpejtė nga shumė vende tė botės, me pietet
tė veēantė kujtojmė shumė personalitete tė mėdha botėrore qė
qėndruan pėrkrah popullit tė Kosovės gjatė dekadave e
sidomos gjatė orėve mė tė vėshtira tė tij.
Populli ynė do tė dijė tu jetė pėrjetėsisht mirėnjohės
Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, vendeve tė Bashkimit
Evropian, NATO-s dhe vendeve tė tjera tė botės demokratike
pėr pėrkrahjen e pazėvendėsueshme pėr vendin tone, Kosovėn.
Zoti e bekoftė popullin e Kosovės!
Zoti e bekoftė Republikėn e Kosovės!
Zoti i bekoftė tė gjithė miqtė e Kosovės!
Fjalimi i Kryeministrit Hashim Thaēi nė Ditėn e
Pavarėsisė
E Diel, 17.02.2008 17:05
I nderuari Kryetar i Kuvendit,
Tė nderuar deputetė,
I nderuari President
Tė nderuar mysafirė,
Bashkėqytetarė tė nderuar;
Kėtė ditė e kemi pritur gjatė.
Shumė njerėz kanė dhėnė kaq shumė pėr ta bėrė realitet kėtė
ditė tė pavarėsisė.
Sot, ne nderojmė ata qė na kanė nderuar neve me sakrificėn e
tyre.
Ne i mbajmė mend emrat e tyre ndėrsa kujtimin pėr ta do ta
ruajmė pėrgjithmonė nė zemrat tona. Ne jemi mirėnjohės miqve
dhe aleatėve tanė nė vend dhe jashtė vendit tė cilėt na kanė
ndihmuar tė mbėrrijmė deri kėtu.
I pėrshėndes tė gjithė ata qė janė sot kėtu me ne ndėrsa
atyre qė janė duke na shikuar nė kėto momente, u shpreh
mirėnjohjen mė tė thellė nė emėr tė popullit tim.
Kjo ditė erdhi, e nga sot e tutje Kosova ėshtė krenare, e
pavarur, sovrane dhe e lirė.
Familja ime, sikurse tuajat dhe tė gjitha familjet nė tėrė
Kosovėn nuk u luhatėn kurrė dhe nuk e humbėn asnjėherė
besimin nė ne.
Besimin nė zot, drejtėsi dhe fuqi.
Duke filluar mė vėllanė qė la familjen e tij dhe shkoj pėr
tė luftuar, nga bujku qė la tokėn e tij pa mbjellė, nga
burrat dhe gratė qė hapėn portat e tyre dhe mėsuan fėmijėt
tanė, e deri tek studentėt tė cilėt u ngritėn dhe thanė mjaft.
Tė gjithė atyre qė janė kthyer pėr tė ndėrtuar njė jetė mė
tė mirė pėr fėmijėt e tyre: ne nuk humbėm kurrė besimin nė
ėndrrėn se njė ditė ne do tė qėndrojmė nė mėsin e shteteve
tė lira tė botės.
Tė gjithė ne sė bashku e sollėm Kosovėn nė kėtė moment -dhe
tė gjithė duhet te jemi shumė, shumė krenarė.
Ashtu sikur prindėrit dhe gjyshėrit e mi qė mė mėsuan mua
pėr sakrificė, se ēka do tė thotė tė jesh i lirė, nga ju
kėrkoj qė tė flisni me fėmijėt, nipat dhe mbesat tuaja qė
tua shpjegoni domethėnien e ditės sė sotme.
Barteni kėtė rrėfim tek brezat tjerė pėr gėzimin dhe
krenarinė qė ndiejmė ne sot dhe mos harroni asnjėherė tua
pėrkujtoni atyre qė ti kujtojnė sakrificat e mėdha tė
brezave qė ishin para nesh.
Kosova, nė vitet e ardhshme, do tė pėrballet me shumė sfida.
Por, asnjė sfidė nuk do tė na zmbraps nga ecja jonė pėrpara
nė njė frymė tė bashkuar tė njė populli tė bashkuar.
Sfidat tona, qė nga ekonomia, arsimi dhe shėndetėsia,
infrastruktura dhe integrimi evropian, janė sfida tė mėdha,
por nuk mund tu bėjnė ballė frymės pozitiover tė qytetarėve
tanė dhe fatit tonė.
Kosova, populli dhe territori, janė bashkuar sot nė njė
moment historik pėr ti pėrmirėsuar jetėrat e ēdo qytetari
brenda kufijve tanė, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre
etnike.
Shpresat tona nuk kanė qenė asnjėherė mė tė mėdha.
Ėndrrat tona janė tė pakufishme.
Sfidat para nesh janė tė mėdha por asgjė nuk mund tė na
ndalė nga ecja jonė pėrpara drejt ēasteve historike tė cilat
historia i ka ndarė pėr ne.
Sot, e gjithė bota ėshtė me ne-ne po behemi pjesė e
barabartė e botė demokratike.
Deri tash kemi bėrė shumė pėr tė garantuar zotimin tonė para
komuniteteve.
Nė kėtė ditė historike dėshiroj ta konfirmoj gatishmėrinė
tonė politike pėr tė krijuar kushtet e nevojshme pėr
respektimin dhe mbrojtjen e komuniteteve dhe pėr tė
pėrmirėsuar raportet midis tyre nė Kosovė.
Kushtetuta dhe ligjet tona do ta pasqyrojnė kėtė sė bashku
me njė strategji ndėrinstitucionale nė tė gjitha nivelet e
shtetit.
Kėto zotime tonat do tė mishėrohen nė tri elemente kryesore:
E para, garantimi i fuqishėm dhe i pakthyeshėm me ligj i tė
drejtave tė barabarta tė tė gjithė pjesėtarėve tė
komuniteteve nė Kosovė;
E dyta, krijimi i mekanizmave tė pėrhershėm pėr tė garantuar
qė komunitetet tė luajnė njė rol tė plotė dhe aktiv nė
zhvillimin e sė ardhmes sė vendit tonė;
dhe e treta, ėshtė pėrgjegjėsia jonė pėr tė marrė masa
efektive dhe tė menjėhershme pėr tė siguruar qė zotimet tona
tė rezultojnė nė ndryshime pozitive pėr tė gjithė ata qė
jetojnė nė Kosovė, e nė veēanti pėr pjesėtarėt e
komuniteteve.
Kushtetuta jonė parasheh qė Kosova ėshtė shtet i tė gjithė
qytetarėve tė saj.
Nuk ka hapėsirė pėr frikėsim, diskriminim ose trajtim jo tė
barabartė pėr askėnd.
Ēdo praktikė diskriminuese do tė ērrėnjoset nga
institucionet tona shtetėrore.
Nė vend tė kėsaj, tė gjithė pajtohen se shumėllojshmėria
sjell pėrfitime pozitive pėr tė gjithė.
Dragi sugradjani,
Danashnji dan oznac(va kraj jednog dugog procesa.
Ovo je kraj zadnjih pretnji i zabluda da c'e Kosovom ikada
vie vladati Beograd.
Sami Kosovari, svih etnic(kih, verskih i jezic(kih
pripadnosti c'e jedno nositi odgovornosti o svojoj zemlji.
Mi c(inimo Kosovo nezavisnim sa ciljem da slobodu i ostale
blagodati nae zemlje uzivaju svi gradjani.
Neka ovo bude dan novog poc(etka.
Neka ovaj dan oznac(i poc(etak bolje budc'nosti za sve nae
gra?ane drave Kosovo.
Neka na Dan Nezavisnosti bude slavljen u narednim godinama
i vekovima u potpunom miru, pravdi i blagostanju.
I nderuari Kryetar i Kuvendit,
Tė nderuar deputetė,
I nderuari President
Tė nderuar mysafirė,
Bashkėqytetarė tė nderuar;
Kosova po e shpall pavarėsinė e saj nė pėrputhje me
Propozimin Gjithėpėrfshirės tė Ahtisarit.
Pavarėsia e Kosovės shėnon fundin e shpėrbėrjes sė ish
Jugosllavisė. Zbatimi i dispozitave tė Ahtisarit tė cilat
janė inkorporuar nė Kushtetutėn e Kosovės janė prioritet
nacional pėr ne.
Kuvendi i Kosovės do tė miratojė tė gjitha ligjet kryesore
qė dalin nga dokumenti i Ahtisarit nė ditėt nė vijim.
Kosova ēmon rolin tė cilin e ka luajtur OKB-ja nė
rindėrtimin e Kosovės dhe tė ndėrtimit tė institucioneve
tona.
Presim tė punojmė me OKB-nė pėr tė avancuar pėrpjekjet tona
tė pėrbashkėta pėr paqen, sigurinė dhe zhvillimin demokratik.
Gjithashtu, ne mirėpresim misionin e ri ndėrkombėtar tė
udhėhequr nga Bashkimi Evropian i cili do tė na ndihmojė nė
zhvillimin tonė demokratik dhe do ta mbikėqyr zbatimin e
planit tė Ahtisarit.
Me kėtė rast, dua ti siguroj fqinjėt tanė se Kosova do tė
bėjė ēmos qė tė vendos dhe mbajė raporte tė mira me tė
gjitha vendet fqinje.
Ne aspirojmė tė kemi raporte tė mira tė ndėrsjella nė
interesin e pėrbashkėt edhe me Beogradin me besimin se kjo
ėshtė nė interesin tonė tė pėrbashkėt.
Qė nga sot, Kosova do tė jetė shtet demokratik dhe
shumė-etnik i tė gjithė qytetarėve tė saj, nė rrugėtimin e
saj tė shpejtė drejt integrimeve euroatlantike.
Ju faleminderit.
Fjala e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi
E Diel, 17.02.2008 17:38
Kosova po e hap sot njė faqe tė re tė historisė dhe po e
ndėrron hartėn politike tė Evropės. Duke lėnė pas kujtimet e
hidhura tė urrejtjes e tė konflikteve tragjike, ne po hyjmė
nė epokėn e pavarėsisė, tė paqes dhe tė pėrparimit tė vendit
tonė.
Paqe dhe liri tė vėrtetė mund tė ketė vetėm midis tė
barabartėve. Kosova e pavarur do tė jetė atdheu i qytetarėve
tė barabartė e tė lumtur, duke u ngritur mbi themelet e
vlerave mė tė mira tė traditės sė saj dhe sipas parimeve tė
demokracisė moderne.
Brezi i sotėm i Kosovės ka privilegj tė veēantė pėr kthesėn
e madhe historike, qė i bėn nder, por bashkė me tė ka edhe
pėrgjegjėsinė e lartė tė ndėrtimit demokratik e evropian tė
atdheut tė vet dhe tė brezave qė do ta trashėgojnė.
Zotimi ynė solemn pėr Kosovėn shtet demokratik, ėshtė
kontrata me qytetarėt e saj dhe partneriteti me bashkėsinė
ndėrkombėtare, ėshtė premtimi i pėrkushtimit jetėsor pėr
vlerat mė tė pėrparuara e themeltare tė shoqėrisė sė sotme
njerėzore.
Kosova, asnjėherė nė jetėn e saj nuk ka pasur miq sa ka sot,
por nesėr do tė ketė edhe mė shumė. Kultura dhe rendi
demokratik, shteti ligjor, pėrkushtimi paqekrijues,
fqinjėsia e mirė dhe fryma e dialogut, respektit dhe besimit,
do tė jenė baza e zgjerimit tė miqėsisė dhe bashkėpunimit e
partneritetit.
Shfrytėzoj kėtė rast solemn, tė shpreh ndjenjėn e pėruljes
sė popullit tė Kosovės ndaj gjithė atyre qė u flijuan nė
altarin e lirisė sė Kosovės.
Me respekt tė veēantė pėrshėndes gjithė miqtė tanė, qė me
pėrkushtim ndihmuan Kosovėn nė ēastet vendimtare dhe
historike. Populli shqiptar dhe qytetarėt e Kosovės do tu
jenė mirėnjohės pėrjetė.
Nė kėtė ditė tė shėnuar, ndihem i nderuar tė pėrshėndes
pėrfaqėsuesin e familjes sė madhe Jashari, zotin Rifat
Jashari. Familja Jashari ėshtė pėrfaqėsuese e gjithė
flijimeve pėr liri tė popullit shqiptar, ėshtė institucioni
mė shumė se moral qė ka dhe do ta ketė Kosova.
I nderuar zoti President i Kosovės
I nderuar zoti Kryeministėr i Kosovės
Tė nderuar deputetė tė Kuvendit tė Kosovės
Tė nderuar pėrfaqėsues tė prezencės ndėrkombėtare nė Kosovė
Tė nderuar miq dhe tė ftuar
Tė nderuar qytetarė tė Kosovės dhe bashkatdhetarė, kudo tė
ndodheni
Zonja dhe zotėrinj
Kam kėnaqėsinė tju pėrshėndes nė emėr tė Kuvendit tė
Kosovės dhe nė emrin tim, juve dhe tė gjithė ata qė po na
pėrcjellin kudo nė botė nė kėto ēaste, duke ju dėshiruar
mirėseardhje nė kėtė seancė solemne.
|
|