Dinosha: Mali i Zi sivjet ta njoh pavarėsinė e Kosovės postuar: 25.02.2008

Kryetari i Unionit Demokratik tė Shqiptarėve, Ferhat Dinosha, deputet i kėsaj partie nė Kuvendin e Malit tė Zi ka thėnė tė mėrkurė se pret qė Mali i Zi sivjet ta njohė pavarėsinė e Kosovės.




Megjithatė, sipas tij, kjo nuk do tė thotė se ky akt do tė jetė menjėherė pas zgjedhjeve tė ardhshme presidenciale malazeze qė do tė mbahen mė 6 prillit tė kėtij viti”.
Mali i Zi zyrtar menjėherė pas 17 shkurtit ka thėnė se nuk do tė ngutet e as do tė vonohet me vendimin rreth ēėshtjes sė Kosovės.
“(Mali i Zi)…do tė ndjek qėndrimin e Bashkimit Evropian ,si dhe do tė vlerėsojė raportet e brendshme politike, sidomos do tė ruajmė marrėdheniet shumė tė mira tė serbėve me shqiptarėt nė Mal tė Zi”, u ka thėnė personaliteteve mė tė larta tė Brukselit, Javier Solana dhe Olli Rehn, njė ditė mė parė kryetari i Malit tė Zi, Filip Vujanovic. Sipas ti, rrezikimi i kėtyre raporteve do tė rrezikonte edhe qėndrueshmėrinė e brendshme tė Malit tė Zi. Lajmi 27/02/2008

 

 

 

 

 
 


© Copyright 
2000 , 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.