Deklarata
e Pavarėsisė sė Kosovės

Tė mbledhur nė mbledhje tė
jashtėzakonshme mė 17 shkurt 2008, nė kryeqytetin e
Kosovės, nė Prishtinė,
Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė popullit pėr tė ndėrtuar
njė shoqėri qė respekton dinjitetin njerėzor dhe afirmon
krenarinė dhe synimet e qytetarėve tė saj,
Tė zotuar pėr tu pėrballur mė trashėgiminė e dhembshme tė
sė kaluarės sė afėrt nė frymė tė pajtimit dhe faljes,
Tė pėrkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit
tė diversitetit tė popullit tonė,
Duke riafirmuar dėshirėn tonė pėr tu integruar plotėsisht
nė familjen euroatlantike tė demokracive,
Duke vėrejtur se Kosova ėshtė njė rast special qė del nga
shpėrbėrja jokonsensuale e Jugosllavisė dhe nuk ėshtė
presedan pėr cilėndo situatė tjetėr,
Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunės nė Kosovė qė
shqetėsuan ndėrgjegjen e tė gjithė popujve tė civilizuar,
Mirėnjohės qė bota intervenoi mė 1999 duke hequr nė kėtė
mėnyrė qeverisjen e Beogradit mbi Kosovėn, dhe vendosur
Kosovėn nėn administrimin e pėrkohshėm tė Kombeve tė
Bashkuara,
Krenarė qė Kosova qė atėherė ka zhvilluar institucione
funksionale, multietnike tė demokracisė qė shprehin
lirisht vullnetin e qytetarėve tanė,
Duke rikujtuar vitet e negociatave tė sponsorizuara
ndėrkombėtarisht ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės mbi
ēėshtjen e statusit tonė tė ardhshėm politik,
Duke shprehur keqardhje qė nuk u arrit asnjė rezultat i
pranueshėm pėr tė dyja palėt pėrkundėr angazhimit tė
mirėfilltė tė udhėheqėsve tanė,
Duke konfirmuar se rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė
Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnė Kosovės
njė kornizė gjithėpėrfshirėse pėr zhvillimin e saj tė
ardhshėm, dhe janė nė vijė me standardet mė tė larta
europiane pėr tė drejtat tė njeriut dhe qeverisjen e mirė,
Tė vendosur qė ta shohim statusin tonė tė zgjidhur nė
mėnyrė qė ti jipet popullit tonė qartėsi mbi tė ardhmen e
vet, tė shkohet pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė
realizohet potenciali i plotė demokratik i shoqėrisė sonė,
Duke nderuar tė gjithė burrat dhe gratė qė bėnė sakrifica
tė mėdha pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė pėr
Kosovėn,

1. Ne, udhėheqėsit e popullit tonė, tė zgjedhur nė mėnyrė
demokratike, nėpėrmjet kėsaj Deklarate shpallim Kosovėn
shtet tė pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron
vullnetin e popullit tonė dhe ėshtė nė pajtueshmėri tė
plotė me rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tė
Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij
Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės.
2. Ne shpallim Kosovėn njė republikė demokratike, laike
dhe multietnike, tė udhėhequr nga parimet e
jodiskriminimit dhe mbrojtes sė barabartė sipas ligjit. Ne
do tė mbrojmė dhe promovojmė tė drejtat e tė gjitha
komuniteteve nė Kosovė dhe krijojmė kushtet e nevojshme
pėr pjesėmarrjen e tyre efektive nė proceset politike dhe
vendimmarrėse.
3. Ne pranojmė plotėsisht obligimet pėr Kosovėn tė
pėrmbajtura nė Planin e Ahtisarit, dhe mirėpresim kornizėn
qė ai propozon pėr tė udhėhequr Kosovėn nė vitet nė vijim.
Ne do tė zbatojmė plotėsisht ato obligime, pėrfshirė
miratimin prioritar tė legjislacionit tė pėrfshirė nė
Aneksin XII tė tij, veēanėrisht atė qė mbron dhe promovon
tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre.
4. Ne do tė miratojmė sa mė shpejt qė tė jetė e mundshme
njė kushtetutė qė mishėron zotimin tonė pėr tė respektuar
tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore tė tė gjithė
qytetarėve tanė, posaēėrisht ashtu siē definohen me
Konventėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Kushtetuta
do tė inkorporojė tė gjitha parimet relevante tė Planit tė
Ahtisaarit dhe do tė miratohet nėpėrmjet njė procesi
demokratik dhe tė kujdesshėm.
5. Ne mirėpresim mbėshtetjen e vazhdueshme tė bashkėsisė
ndėrkombėtare pėr zhvillimin tonė demokratik nėpėrmjet tė
pranive ndėrkombėtare tė themeluara nė Kosovė nė bazė tė
Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė
Bashkuara (1999). Ne ftojmė dhe mirėpresim njė prani
ndėrkombėtare civile pėr tė mbikėqyrur zbatimin e Planit
tė Ahtisaarit dhe njė mision tė sundimit tė ligjit tė
udhėhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmė dhe
mirėpresim NATO-n qė tė mbajė rolin udhėheqės nė praninė
ndėrkombėtare ushtarake dhe tė zbatojė pėrgjegjėsitė qė i
janė dhėnė sipas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit
tė Kombeve tė Bashkuara (1999) dhe Planit tė Ahtisaarit,
deri nė atė kohė kur institucionet e Kosovės do tė jenė nė
gjendje tė marrin kėto pėrgjegjėsi. Ne do tė bashkėpunojmė
plotėsisht mė kėto prani nė Kosovė pėr tė siguruar paqen,
prosperitetin dhe stabilitetin nė tė ardhmen nė Kosovė.
6. Pėr arsye tė kulturės, gjeografisė dhe historisė, ne
besojmė se e ardhmja jonė ėshtė nė familjen europiane. Pėr
kėtė arsye, ne shpallim synimin tonė pėr tė marrė tė
gjitha hapat e nevojshėm pėr tė siguruar anėtarėsim tė
plotė nė Bashkimin Europian sapo qė tė jetė e mundshme dhe
pėr tė zbatuar reformat e kėrkuara pėr integrim europian
dhe euroatlantik.
7. Ne i shprehim mirėnjohje Organizatės sė Kombeve tė
Bashkuara pėr punėn qė ka bėrė pėr tė na ndihmuar nė
rimėkėmbjen dhe rindėrtimin pas lufte dhe ndėrtimin e
institucioneve tė demokracisė. Ne jemi tė pėrkushtuar tė
punojmė nė mėnyrė konstruktive me Organizatėn e Kombeve tė
Bashkuara gjersa ajo vazhdon punėn e saj nė periudhėn nė
vijim.
8. Me pavarėsinė vie detyra e anėtarėsisė sė pėrgjegjshme
nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Ne e pranojmė plotėsisht kėtė
detyrė dhe do ti pėrmbahemi parimeve tė Kartės sė Kombeve
tė Bashkuara, Aktin Final tė Helsinkit, akteve tjera tė
Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Europė,
obligimeve ligjore ndėrkombėtare dhe parimeve tė
marrėdhėnieve tė mira ndėrkombėtare qė shėnojnė
marrėdhėniet ndėrmjet shteteve. Kosova do tė ketė kufijtė
e saj ndėrkombėtarė ashtu siē janė paraparė nė Aneksin
VIII tė Planit tė Ahtisaarit, dhe do tė respektojė
plotėsisht sovranitetin dhe integritetin territorial tė tė
gjithė fqinjve tanė. Kosova, po ashtu, do tė pėrmbahet nga
kėrcėnimi apo pėrdorimi i forcės nė cilėndo mėnyrė qė
ėshtė jokonsistente me qėllimet e Kombeve tė Bashkuara.
9. Ne, nėpėrmjet kėsaj Deklarate, marrim obligimet
ndėrkombėtare tė Kosovės, pėrfshirė ato tė arritura nė
emrin tonė nga Misioni i Administratės sė Pėrkohshme tė
Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), si dhe obligimet e
traktateve dhe obligimet tjera tė ish-Republikės
Socialiste Federative tė Jugosllavisė ndaj tė cilave
obligohemi si ish-pjesė konstituive, pėrfshirė konventat e
Vjenės pėr marrėdhėniet diplomatike dhe konsullore. Ne do
tė bashkėpunojmė plotėsisht me Tribunalin Penal
Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė. Ne synojmė tė kėrkojmė
anėtarėsim nė organizatat ndėrkombėtare, nė tė cilat
Kosova do tė synojė tė kontribuojė pėr qėllime tė paqes
dhe stabilitetit ndėrkombėtar.
10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe
stabilitetit nė rajonin tonė tė Europės Juglindore.
Pavarėsia jonė e sjell nė fund procesin e shpėrbėrjes sė
dhunshme tė Jugosllavisė. Gjersa ky proces ka qenė i
dhembshėm, ne do tė punojmė pa pushim pėr ti kontribuar
njė pajtimi qė do tė lejonte Europėn Juglindore tė shkojė
pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė farkojė lidhje tė
reja rajonale tė bashkėpunimit. Pėr kėtė arsye, do tė
punojmė sė bashku me fqinjtė tanė pėr tė avansuar tė
ardhmen tonė tė pėrbashkėt europiane.
11. Ne shprehim, nė veēanti, dėshirėn tonė pėr tė vendosur
marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjtė tanė, pėrfshirė
Republikėn e Serbisė, me tė cilėn kemi marrėdhėnie
historike, tregtare dhe shoqėrore, tė cilat synojmė ti
zhvillojmė mė tej nė tė ardhmen e afėrt. Ne do tė
vazhdojmė pėrpjekjet tona pėr ti kontribuar marrėdhėnieve
tė fqinjėsisė dhe bashkėpunimit me Republikėn e Serbisė
duke promovuar pajtimin ndėrmjet popujve tanė.
12. Ne, nėpėrmjet kėsaj, afirmojmė nė mėnyrė tė qartė,
specifike dhe tė parevokueshme se Kosova do tė jetė
ligjėrisht e obliguar tė plotėsojė dispozitatat e
pėrmbajtura nė kėtė Deklaratė, pėrshirė kėtu veēanėrisht
obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Nė tė gjitha kėto
ēėshtje, ne do tė veprojmė nė pajtueshmėri nė parimet e sė
drejtės ndėrkombėtare dhe rezolutat e Kėshillit tė
Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, pėrfshirė Rezolutėn
1244 (1999). Ne shpallim publikisht se tė gjitha shtetet
kanė tė drejtėn tė mbėshteten nė kėtė Deklaratė, dhe i
bėjmė apel tė na ofrojnė pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e tyre.