| |
KRYETARI I
UDSH-së FERHAT DINOSHA U TAKUA ME KRYETARIN E ALEANCËS PËR
ARDHMËRINË E KOSOVËS, RAMUSH HARADINAJ
postuar:
29.04.2008
Lirimi nga Haga, gëzim për
shqiptarët në Mal të Zi
Ulqin
- Një delegacion i UDSH-së, i kryesuar nga kryetari Ferhat
Dinosha, ka qëndruar javën e shkuar në Prishtinë, enkas për
tzi dëshiruar mirëseardhje nga Haga ish-kryeministrit të
Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në një bisedë të gjatë e të përzemërt, pas emocioneve të
ritakimit me Haradinajn, kryetari Dinosha është shprehur se
kthimi i gjeneralit të pafajshëm të UÇK-së në Kosovën e
pavarur u ka sjellë gëzim të madh të gjithë anëtarëve të
UDSH-së dhe të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.
"Vetëm kështu është dëshmuar se lufta e UÇK-së dhe pavarësia e
Kosovës janë kuptimplote dhe të pacenueshme", ka thënë Dinosha,
duke theksuar se në momentin e duhur Mali i Zi do ta njohë
shtetin e ri të Kosovës.
Dinosha ka thënë se maji, me të gjitha simbolikat e tij, do të
ishte momenti më i përshtatshëm për këtë.
Pas falënderimit për vizitën që i bëhet, Haradinaj është
shprehur se hapat e UDSH-së kanë dhënë kontribut të çmuar jo
vetëm në rrjedhat politike në Mal të Zi, por edhe në
zhvillimet në rajon. Partneriteti me Qeverinë e Malit të Zi
duhet të vazhdohet - ka shtuar ai, dhe ne presim se UDSH do të
jetë subjekt i rëndësishëm jo vetëm në bashkëpunimin
ndërshqiptar, por edhe në vendosjen dhe përparimin e
marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës e Malit të
Zi.
"Malit të Zi szdo tzi vijë asnjë e keqe nga Kosova", ka
theksuar Haradinaj, duke e lutur Dinoshën që këtë qëndrim tzua
përcjellë zyrtarëve malazezë.
Dy bashkëbiseduesit i kanë kushtuar vëmendje të veçantë
çështjes së shqiptarëve të arrestuar në aksionin "Fluturimi i
Shqiponjës", duke u pajtuar se brenda suazave ligjore, duhet
të bëhet çdo përpjekje që ajo të zbardhet sa më parë dhe të
mos ngarkojë tutje raportet në skenën politike të Malit të Zi,
thuhet në kumtesën për opinion të UDSH-së.
(Kohapress)
|
|