Nga 29 klube konkuruese “Ulqini” renditet në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme duke  “rrëmbyer” 49 medalje postuar: 26.04.2008

ALBION DURAKU GARUESI MË I MIRË I TURNEUT

Më 20 prill 2008 në Podgoricë u mbajt Turneu i I ndërkombëtar i karatesë “Seiken 2008”, i organizuar nga klubi i karatesë “Seiken”, në bashkëpunim me Federatën e Karatesë së Malit të Zi, në të cilin morën pjesë 29 klube me mbi 750 garues.

Klubi i karatesë “Ulqini” nga 29 klube konkuruese arriti të renditet në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Në vend të parë u rendit Klubi i karatesë “Buduqnost” i Podgoricës. Vendi i tretë i takoi Klubit të Karatesë “Omlladinac” nga Podgorica, vendi i katërt Klubit të karatesë “Ris” nga Plevla, ndërsa vendin e pestë e zuri klubi i karatesë “Onogosht” i Nikshiqit. Po ashtu, garuesi i Klubit të karatesë “Ulqini”, Albion Duraku u shpall garuesi më i mirë i turneut, ndërsa garuesja më e mirë u shpall Andrijana Vukçeviq e Klubi të karatesë “Buduqnost”.

- Suksesi nuk mungoi as kësaj radhe, edhe pse ishim dukshëm të dëmtuar nga ana e referëve. Ne arritëm që të fitojmë gjithsej 49 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale: 13 të arta, 12 të argjendta 24 të bronzta dhe dy kupa - një për garuesin më të mirë dhe një për vendin e dytë në plasmanin gjeneral. Sa i përket referimit, çdo herë ka pasur anime, por kësaj here animi u bë shumë haptas, duke na dëmtuar dukshëm. Arsyen s’e dijmë, por shpresojmë që herëve tjera nuk do të ndodhin këso padrejtësish si në këtë garë. Synimi jonë është që të vazhdojmë me rezultate të mira, me qëllim që të jemi në mesin e më të mirëve siç kemi qenë deri tash me punë dhe me drejtësi dhe jo që dikush të mundohet të na dobësojë, të na ndalojë hovin e rezultateve në mënyrë të padrejtë, - shprehen të pakënaqur me padrejtësitë e bëra trajnerët e klubit Naim Duraku, Mirsad Nasradini, Kujtim Sukaliqi dhe kryetrajneri Ruzhdi Rama.

Nga Klubi i karatesë “Ulqini” me medalje të arta u shpërblyen shumë garues, e këta janë: Blerta Tahiri, Albion Duraku dhe Antigona Rama të cilët fituan nga dy medalje të arta, ndërsa nga një të artë fituan Edisa Shaba, Jehona Musliq, Seida Suma, Rexhep Shaba, Granit Rexha, Lulzim Suma Dhe Bujar Kovaçi. Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.
Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen këta garues: Mirjeta Nika, Xhemale Elezi, Doriana Taipi, Izabella Llukiq, Blendisa Osmani, Erika Muriq, Alisa Muriq, Albiona Sukaliq, Xheneta Gjeka, Almeida Ceka, Nermin Suma, Bleard Osmani, Ensar Marshiq, Tufik Shurlla,Albion Nika, Edin Kraja, Ilir Muja, Ramazan Gjeka, Bajram Tagani,
Petar Barlloviq, Diamant Rexha, Ermal Musliq, Bledar Kabashi, Arlind Llolla, Edon Ceka, Shpëtim Gjeka, Mark Daboviq dhe Besnik Duraku.

Posaçerisht falenderojmë ndërmarrjen "Tani Turs" dhe pronarin e saj Artan Allën, si dhe Man Taipin, të cilët mundësuan pjesëmarrjen tonë në këtë garë.

 
 
 


© Copyright 
2000 , 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malësia
Të gjitha te drejtat e rezervuara.