 |
|
|
|
|
 |
| |
Haradinaj kthehet nė Kosovė
postuar: 04.04.2008
Ish-kryeministri
i Kosovės Ramush Haradinaj pritet tė kthehet pasditen e
sotme nė Prishtinė nga Tribunali Ndėrkombėtar i Hagės,
pas mė shumė se tre vjetėsh qė prej ngritjes sė
aktpadisė kundėr tij.
Zoti Haradinaj ėshtė shpallur i pafajshėm nė tė gjitha
akuzat e ngritura nga prokuroria e Tribunalit, e cila
bashkė me tė ka akuzuar edhe dy pjesėtarė tė ish
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Idriz Balajn dhe Lahi
Brahimajn, pėr pjesėmarrje nė krime kundėr njerėzimit.
Tribunali ka hedhur poshtė kėto akuza nė tė trija rastet
dhe ka shkarkuar nga tė gjitha akuzat edhe zotin Balaj,
por ka dėnuar me gjashtė vjetė burgim Lahi Brahimajn pėr
shkeljen e zakoneve tė luftės.
Nė Kėshillin Organizativ tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e
Kosovės, nė krye tė sė cilės ėshtė zoti Haradinaj, thonė
se kthimin e ish kryeministrit do ta festojnė fillimisht
me njė pritje nė Aeroportin e Prishtinės.
Ndryshe, ish kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj,
me tu shpallur i pafajshėm nga Tribunali i Hagės,
pėrmes njė komunikate pėr media, ėshtė shprehur se pret
me padurim qė tė kthehet te familja dhe qytetarėt e
Rebublikės sė Kosovės.
Haradinaj ka thėnė se Kosova ende ka pėrpara sfida tė
vėshtira.
Populli i Kosovės meriton tė jetojė nė njė shoqėri tė
lirė, ku vlerat janė tė mbrojtura dhe tė garantuara dhe
ku shoqėria ofron mundėsi tė barabarta pėr tė gjithė
qytetarėt. Ky ėshtė vizioni pėr tė cilin do tė
pėrkushtohem gjatė tėrė jetės sime, ka thėnė Haradinaj.
Ai ka kujtuar deklaratėn qė i kishte thėnė popullit tė
Kosovės, qė ti besonte procesit gjyqėsor, nė kohėn kur
kishte dhėnė dorėheqje nė mars tė vitit 2005, pėr tu
ballafaquar me kėtė aktakuzė.
Gjykata, gjatė tėrė procesit, e ka shikuar me kujdes
evidencėn qė prokuroria e ka sjellė pėrpara gjatė
periudhės nėntė mujore dhe ka konstatuar se akuzat e
bėra ndaj meje dhe ndaj Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės
kanė qenė false, ėshtė shprehur Haradinaj, pėr tė
shtuar se ky vendim e fuqizon Kosovėn.
evropaelire.org
|
|
|
 |
|
|
 |
© Copyright
2000 , 2008
MALESIA.ORG - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara. |
 |
|
 |
 |
|