| |
AKTUALIZOHET
NDËRTIMI I PËRMENDORES SË GJERGJ KASTRIOTIT- SKËNDERBEUT NË
TUZ
postuar:
29.04.2008
Në kërkim të lokacionit
Ditë
më parë, Këshilli për ndërtimin e përmendores së heroit tonë
kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, organizoi në mbledhje,
ku në të morën pjesë edhe kryetari i KU të Tuzit, Smajl
Çunmulaj dhe këshilltarja për kulturë, Xhoana Perkaj, të cilët
e mbështetën realizimin e këtij projekti.
Këshilli për ndërtimin ka shprehur dëshirë që përmendorja të
ndërtohet në qendër të Tuzit, jo larg shadërvanit. .
Për kryetarin e Këshillit për ndërtim, akademik Gjelosh Gjokaj,
problem më të madh paraqet financimi i këtij projekti, se sa
edhe sigurimi i lokacionit, i bindur se lokacionin do ta
sigurojë, pasi që, siç thotë, ai "Skënderbeu nuk duhet t`i
pengojë askujt".
Gjokaj bëri të ditur se brenda këtyre ditëve do të takohet
edhe me ministrin e Kulturës, Sportit dhe Mediave, Branisllav
Miqunoviq, pastaj me atë të Pakicave, Fuad Nimanin dhe me
kryebashkiakun e Podgoricës, Miomir Mugosha për të kërkuar siç
deklaroi ai mbështetje dhe sigurim të lokacionit.
Siç dihet, në inaugurimin e përmendores së Gjergj Kastriotit-
Skënderbeut pranë kishës së Shën Palit në Michigan - Detroit,
mori pjesë edhe piktori Gjelosh Gjokaj, ku nga bashkatdhetarët
atij i është premtuar se do ta ndihmojnë financiarisht
ndërtimin e kësaj përmendoreje edhe në qendër të Tuzit, vetëm
të sigurohet lokacioni.
"Është e vërtetë se bashkatdhetarët atje më kanë premtuar se
do ta ndihmojnë ndërtimin e përmendores së Skendërbeut edhe në
Tuz, vetëm që ne të sigurojmë lokacionin", shprehet Gjokaj,
duke sqaruar se "mërgimtarët atje kanë kërkuar që përmendorja
e Skënderbeut në Tuz të jetë kopje e asaj që ekziston pranë
kishës së Shën Palit". Më në fund, Gjokaj tani më nuk është
për një përmendore të kopjuar, por për një origjinale.
"Kjo do të ishte më e bukur dhe më madhështore. Kësaj here do
të sqarohet çdo gjë", përfundon mes tjerash i ngarkuari i
këtij projekti, Gjelosh Gjokaj.
Ndërtimi i kësaj përmendoreje do të kushtojë rreth 150 mijë
dollarë amerikanë dhe nëse punët shkojnë mbarë ajo së shpejti
do të vendoset në Tuz.
rr.d. Koha Javore
|
|