| |
TË SHTUNËN
NË ULQIN U MBAJT KUVENDI I ELEKTORËVE PËR ZGJEDHJEN E
ANËTARËVE TË KËSHILLIT NACIONAL TË SHQIPTARËVE
postuar:
29.04.2008
U zgjodhën 15 anëtarë
Ulqin - Kuvendi i elektorëve
zgjodhi të shtunën 15 anëtarët që do t`i përfaqësojnë në të
ardhmen shqiptarët në Këshillin e tyre nacional.
Anëtarë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve u zgjodhën Agron
Mehmedi, Ali Gjeçbritaj, Daut Ceka, Fadil Kovaçi, Gani Kukaj,
Hajrudin Kovaçi, Husein Daciq, Ismail Doda, Mehmet Tafica,
Musa Gjokaj, Naser Perasheviq, Palo Dreshaj, Tahir Gjonbalaj,
Tahir Tahiri dhe Taip Kurti.
Në Kuvend morën pjesë 48 elektorë nga 49 sa ishin ftuar.
Përveç 15 anëtarëve të zgjedhur në Kuvend, anëtarë të Këshilli
Nacional të Shqiptarëve në bazë të funksionit do të jenë edhe
Fuad Nimani, ministër për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut
dhe Pakicave, Gëzim Hajdinaga, kryetar i Komunës së Ulqinit,
Smail Maliq Çunmulaj, kryetar i Komunës Urbane të Tuzit,
Mehmet Bardhi, kryetar dhe deputet i LD në MZ, Ferhat Dinosha,
kryetar dhe deputet i UDSH-së, Amir Hollaj, kryetar i PPD-së,
Nazif Cungu, kryetar i Forcës së Re Demokratike - Forca, Ali
Doda, kryetar i BDSH-së, deputetët e PDS-së Omer Axhoviq dhe
Luigj Shkreli, deputeti i Alternativës Shqiptare, Vasel
Sinishtaj.
Anëtarë të Këshillit Nacional Shqiptar do të jenë edhe
kryetarët e klubeve të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së
Ulqinit, Hatixha Gjonoviq (UDSH), Kadri Sinani (LD në MZ),
Kapllan Muçaj (PPD) dhe Genci Nimanbegu (Forca), në Kuvendin e
Komunës së Plavës, Ramo Sinanaj (UDSH) dhe Miftar Balidemaj
(LD në MZ), dhe në Kuvendin e Komunës Urbane të Tuzit, Fadil
Kajoshaj (UDSH), Lindon Gjelaj (ASH) dhe Marash Dedvukaj (LD
në MZ).
Në bazë të Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave,
këshillat nacionale do të kenë rol shumë të rëndësishëm në
jetën e ardhshme politike në fushën e përmirësimit të pozitës
së pakicave në shoqërinë e Malit të Zi.
i.k. Koha Javore
|
|