| |
Dinosha: Maji,
data ideale për njohjen e Kosovës nga Mali i Zi
postuar:
29.04.2008
Kryetari
i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha konsideron
se Mali i Zi do të duhej që në muajin maj të njohë pavarësinë
e Kosovës, për shkak të simbolikës që ka ky muaj për vetë
Malin e Zi.
Ai pret që pushteti malazias do të
ndjekë qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës.
“Mendoj se maji do të ishte datë e duhur edhe për shkak të
faktit se sigurisht këtë vit nuk do të ketë zgjedhje
parlamentare në Mal të Zi, andaj nuk do të ishte mirë të
ngarkojmë atë që na pret vitin e ardhshëm edhe me çështjen e
Kosovës”, ka deklaruar Dinosha në një intervistë për gazetën “Vijesti”.
Pos kësaj, sipas tij, Mali i Zi me shpejtësi po definohet si
kandidat serioz për integrimet evropiane dhe euro-atlantike,
ndërsa një prej kushteve është edhe raporti që ka ky shtet
ndaj pavarësisë së Kosovës.
Ai po ashtu ka vlerësuar se në një fazë
interesi më i madh mund të jete që Mali i Zi të njohë Kosovën
sesa Kosova të njihet nga Mali i Zi. /Telegrafi/ |
|