| |
KRYEMINISTRI I
MALIT TË ZI, MILLO GJUKANOVIQ DHE AI SHQIPTAR SALI BERISHA
PËRURUAN TË HËNËN FILLIMET E PUNËS
postuar:
30.04.2008
Mali i Zi dhe Shqipëria, edhe
një hap më pranë

Ndërtimi i godinës së përbashkët realizohet me ndihmën e një
donacioni prej 1.1 milion eurosh të akorduara nga Bashkimi
Europian në kuadër të programit CARDS dhe është pika e parë e
përbashkët e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor.
Me vendosjen e dy tullave me flamujt e shteteve të tyre,
kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryeministri
shqiptar, Sali Berisha, përuruan të hënën fillimin e punimeve
për ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare Sukubinë -
Muriqan.
Ndërtimi i godinës së përbashkët realizohet me ndihmën e një
donacioni prej 1.1 milion eurosh të akorduara nga Bashkimi
Europian
në kuadër të programit CARDS dhe është pika e parë e
përbashkët e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Gjukanoviq në fjalën e tij ka thënë se në shkurt
të vitit të ardhshëm, kur parashikohet përfundimi i objektit,
"në këtë vend do të jetë pika kufitare më moderne dhe më
efikase në Ballkanin Perëndimor".
Ai ka falënderuar Komisionin Europian për ndihmën e ofruar në
realizimin e këtij projekti që do të realizohet me
pjesëmarrjen e qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë.
"Kjo nuk është e rastësishme, por një mirënjohje e madhe për
botëkuptimin tonë të përbashkët të vlerave civilizuese
europiane dhe perspektivën e përbashkët europiane dhe
euroatlantike", ka thënë Gjukanoviq.
Ai ka theksuar se menaxhimi i kufirit është pjesë e sistemit
të përgjithshëm të sigurisë së Malit të Zi dhe njëra ndër
detyrat strategjike dhe të përhershme të qeverisë.
"Nuk duhet të harrojmë se kufijtë, përveç që duhet të jenë të
sigurt, duhet të jenë edhe të hapur për qarkullimin e lirë të
njerëzve, mallrave dhe kapitalit", ka thënë kryeministri i
Malit të Zi.
Sipas Gjukanoviqit, pika e përbashkët kufitare ndërmjet Malit
të Zi dhe Shqipërisë do të thjeshtojë procedurën e kontrollit
kufitar ndërmjet dy vendeve, do të lehtësojë jetën e
qytetarëve, do të forcojë besimin reciprok, por edhe do tzi
kontribuojë luftës kundër krimit ndërkufitar dhe parandalimit
të migrimit ilegal.
Ai ka deklaruar se puna në të njëjtën godinë do të avancojë
edhe më tepër bashkëpunimin dhe miqësinë, jo vetëm të të
punësuarve në shërbimet e ndryshme të të dy vendeve, por edhe
ndërmjet popujve dhe shteteve.
"Arritja e standardeve europiane në menaxhimin e kufijve do të
përshpejtojë ndër të tjera liberalizimin e regjimit të vizave
me BE-në", ka thënë kryeministri malazez.
Gjukanoviq ka shtuar se Mali i Zi gëzohet ndaj çdo suksesi të
fqinjëve të tij.
"Fqinjësia e mirë është rekomandim për qëllimet tona
përfundimtare strategjike, por ne nuk e bëjmë këtë që tzi
pëlqejmë kujtdoqoftë në Europë dhe botë", ka thënë ai.
Nga ana tjetër, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha, në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se inaugurimi
i pikës së përbashkët kufitare përbën një simbol vërtet të
madh, jo vetëm për Shqipërinë dhe Malin e Zi, por për të
gjithë rajonin.
"Sot, ne inaugurojmë themelet e një ndërtese e cila mishëron
në mënyrë të shkëlqyer vullnetin e përbashkët të qeverive të
dy vendeve tona për të bashkëpunuar në një mirëbesim të plotë.
Dëshmon vullnetin tonë për të ngritur dhe ndërtuar një miqësi
dhe bashkëpunim të shkëlqyer midis dy vendeve. Gjithashtu,
dëshmon vullnetin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen
tonë evropiane", u shpreh ai.
Kryeministri shqiptar ka thënë se Shqipëria i konsideron shumë
të rëndësishme marrëdhëniet me fqinjin e tij verior, Malin e
Zi.
"Qeveria është e vendosur të bëjë çdo përpjekje që këto
marrëdhënie të shkëlqyera të njohin një bashkëpunim të
pandërprerë, në interesin më të mirë dhe në traditën më të
shkëlqyer të dy vendeve tona. Shfrytëzoj rastin që të shpreh
admirimin tim për progresin e madh që ka bërë Mali i Zi,
progres nga i cili përfitojnë jo vetëm qytetarët e këtij vendi,
por përfitojnë dhe qytetarët e fqinjëve të tij", ka thënë
Berisha.
Sipas tij, ndërtimi i kësaj pike kalimi do të krijojë lehtësi
edhe për zhvillimin e turizmit të dy vendeve.
"Kjo pikë do të krijojë lehtësitë më maksimale, në mënyrë që
turistët të kalojnë nga brigjet e Malit të Zi në brigjet e
Shqipërisë dhe anasjelltas", u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha shprehu falënderime dhe mirënjohje të
veçantë për Komisionin Evropian, që akordoi fondin për
ndërtimin e kësaj pike të përbashkët të kontrollit doganor dhe
policor.
"Edhe një herë, ju falënderoj, Ambasador Lohan, për këtë
dhuratë shumë të çmuar që i bëni të dy kombeve dhe jam i
sigurt që ky standard, që është një standard i arrirë evropian,
do të njohë përhapje në pika të tjera kufitare të Ballkanit
Perëndimor", u shpreh kryeministri shqiptar duke iu drejtuar
Ambasadorit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmuth Lohan.
Në ceremoni kanë folur edhe shefat e Delegacionit të
Komisionit Europian në Podgoricë dhe Tiranë, ambasadorët
Leopold Maurer dhe Helmuth Lohan, ndërsa të pranishëm kanë
qenë edhe ministra të qeverive të të dy vendeve, përfaqësues
të trupit diplomatik, përfaqësues të pushteteve vendore të
Shkodrës dhe Ulqinit, etj.
Pika kufitare Sukubinë - Muriqan është hapur në maj të vitit
2002. I. Kallaba (Koha
Javore)
|
|