| |
Në New York shënohet 97-vjetori i Kryengritjes së
Malësisë së Madhe dhe Pavaresia e Kosovës
postuar: 07.04.2008
Beqir
Sina, New York
Kryengritja e "Malësisë së Madhe" ka
qenë burim frymëzimi për Ushtrinë e Kosovës gjatë luftës për
liri e pavarësinë e Kosovës
BRONX - New York City : Shoqata Atdhetare"Dedë Gjo Luli"
dhe Fondi Humanitar "Malësia", organizojë të shtunën në
mbrëmje, në lokalin "Maestros" në Bronks - Nju Jork,
mbrëmjen festive me rastin e 97- vjetorit të "Kryengritjes
së Malësisë së Madhe". E njohur, kjo, më pasë si Kryengritja
e Malësisë e vitit 1911 - në dhjetëvjeçarin e parë i shek
XX të vitit 1911-të. Kjo ngjarje shënon një faqen më të
ndritur e të paharrueshme të qëndresës burrërore të
malësorëve të Mbishkodrës, e cila tashmë mbetet e mirenjohur
historikisht, me emrin Kryengritja e Malesise se Madhe. Kryengritja
e Malësisë e vitit 1911 e udhëhequr nga Dedë Gjo Luli, shihet
nga malësorët dhe historianët, si kthesë e rëndësishme në
historinë e popullit shqiptar.
Në këtë eveniment tradicional të këtyre malësorëve në
Amerikë,çdo vitë janë të ftuar lider dhe personalitete të
shquara të komunitetit, veprimtarë dhe aktivistë të çështjes
kombëtare. Në mbrëmjen festive me rastin e 97- vjetorit të
"Kryengritjes së Malësisë së Madhe",Shoqata Atdhetare"Dedë
Gjo Luli" dhe Fondi Humanitar "Malësia", kësaj rradhe ftuan
si mysafirë special edhe ish- kryeministrin e Kosovës,
gjeneral Agim Çekun. Grupe muzikore të pranishëme në këtë
solmnitet, krijuan një atmosfer të bukur festive.
Nderin më të madh në këtë festë, e cila ishte e ndërthurur
edhe me tre ngjarje të mëdha të këtij viti, pavarësinë e
Kosovës, marrjen e ftesës për në
Nato të Shqipërisë, dh shpalljen të pa fajshëm dhe
lirimin e Ramush Haradinajt, konferencieria, e këtij
solemniteti z. Blina Sheholli,u a bëri mysafirëve të nderuar.
ajo tha se kemi nderin e veçantë që këtë mbrëmje, ta
përjetojmë së bashku me praninë e disa mysafirëve te nderit,
të cilët, e gjetën kohën të na bashkangjiten në këtë kremtim. Ata
janë tha ajo duke respektuar çdo njerin prej tyre: Dom
Pjeter Popaj – Famulltari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja
e Shkodrës” në Hartsdale, NY.Gjeneral Agim Ceku –
Ish-Kryeministër i Kosovës, Adrian Neritani – Ambasadori I
Republikes se Shqiperise prane OKB-se, Maliq Çunmuluaj –
Kryetar i Komunes Urbane te Tuzit, Dr. Albert Jerasi -
Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në New
York.Ambasadori William Walker – Miku i cmuar i popullit
Shqiptar, Shirley DioGuardi – Këshillëtare e Cështjeve
Ballkanike prane Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL).Joseph
DioGuardi – ish-kongresmen American, Fadil Idrizi – Kryetar
i Shoqates Atlantiku,Viktor Ulaj – Këshillëtar i Gjenerali.
Agim Çekut, Magjister nga Yale Univrsit, Leze Vata Lazari –
Themeluese e SH.K.A “SHTOJ”, si dheRita dhe Adem Saliu –
veprimtare te njohur te komunitetit shqiptar, të cilët
sollen në festë edhe tre fëmijë nga Drenica, për të cilët
janë kujdesuar gjatë shërimit të tyre.
Poashtu, sonte kemi ftuar edhe përfaqësues
të organizatave dhe shoqatave Shqiptare me
veprim në SHBA: nga KKSHA –zotin Avni
Mustafa, nga Levizja Atdheu na Bashkon –
avokatin Sabri Gjoni, nga Federata
Panshqiptare e Amerikes Vatra – zotin Agim
Karagjozi, dhe nga shoqata e grave shqiptare
në SHBA, "Motrat Qiriazi "– z. Elmira Muja
Mirpo, vijoj udhëheqësja e programit festiv, njëkohësisht,
falënderojme me pjesëmarrjen e tyre edhe pjesëtaret
e shqypit, medijës shqiptare në komunitetet, si
dhe ata të cilët zgjodhen të na argëtojne
sonte: këngëtarin popullor Gëzim Nika me
orkestër, anëtarët e Shoqates Bashkimi
Kombëtar, dhe grupin ‘Rozafati’ pranë Kishës
Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e
Shkodrës”
NY. Momenti që do të përcillej me
“Vallën e Flamurit” të pergatitur nga:,
Angjelina Nika dhe ekzekutuar nga Grupi ‘Rozafati’,
shënojë hapjen e festës.
Ndërkohë, në emer të komisionit organizativ,
z. Kole Cacaj, kryetar i Fondit Humanitar
“Malësia deklarojë hapjen e këtij festimi. Të
nderuar Zonja dhe Zotërinj,, theksojë zoti
Cacaj mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhë në
shënimin e 97-vjetorit të Kryengritjes së
Malesisë së Madhe dhe celebrimin e
Pavarësisë së shtetit më të ri në botë,
Republikës së Kosovës. Kjo mbrëmje,
simbolike e së drejtës universale për liri
dhe luftës për të, shënohet në komunitetin
tonë me dekada. Edhe sonte, foli më pasë
Cacaj, si më parë, jemi interesuar që së
bashku me ju të krijojmë një atmosferë
shëmbullore, me shpresë se kujtimi kah
vendlindja, tradita, kultura e vecmas
historia jonë e cmuar, të zëjne vend të
posacëm. Në dallim me festimet e mëhershme,
sonte festojmë edhe shpalljen madhështore të
Pavarësisë së Kosovës. Republika e Kosovës,
si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta
kombetarë dhe ndërkombëtare, paraqet
kulminimin e cështjes shqiptare në Ballkan
dhe mbarim të një kapitulli të gjatë të
historisë tonë Europiane. Ai permedni edhe
pranimine Shqipërisë në
Nato si dhe velersojë lart shpalljen
të pafajshëm të Gjenaral Ramush Haradinajt
Më pas konfrerencieria, z
Blina Sheholli, theksoi
faktin se për organizimin e
kësaj darke ishin të kujdesur
shoqatat humanitare Shoqata
Atdhetare ‘Dedë Gjon Luli
dhe Fondi Humanitar
‘Malësia’e Madhe ". Duke
pasur parasysh se jemi në
fillim të programit, tha ajo
ju ftoj që të ngrihemi në
këmbë dhe të ndjekim
intonimin e himnit kombëtare
Amerikan dhe atë Shqiptar.
Të nderuar mysafirë, në
shenjë kujtimi, përshëndetje
dhe respekti, ju ftoj
gjithashtu që të ngrihemi në
këmbë dhe ti kushtojmë një
çast heshtje të gjithë
dëshmorëve kombëtar shqiptar.
Në vazhdim - ajo ftojë, Dom
Pjetër Popaj, që sipas
traditës, të bekojë darkën e
mbrëmjes
Duke bekuar darkën,
famullitari i kishës
Katolike Shqiptare në
Amerikë, Dom Pjetër Popaj,
tha se “Sonte kemi një gëzim
të dyfishtë për pavarësinë e
Shqipërisë – Ftesën për në
NATO dhe pavarësinë e
Kosovës dhe nuk ka shqiptar
që të mos e falenderojë
Zotin në qiell dhe Amerikën
në tokë për këto fitore të
mëdha. Populli ynë i vuajtur
ndër shekuj ka pasur Zotin
në ndihmë. Kjo i ka bërë
shqiptarët, që t’u qëndrojnë
edhe perandorive më të
fuqishme të botës.Këtë e
këmi përjetuar edhe në kohën
tonë me ngjarjet në Kosovë.
Shqiptarët u sulmuan në
trojet e veta nga hordhi të
armikut njësoj si në kohë të
mëparshme, shqiptarët nuk u
dorëzuan, nuk u tjetërsuan,
ata qëndruan sikurse burrat
e mocëm, sikur edhe Dedë Gjo
Luli me trimat e malësisë
nxorën në dritë Flamurine
Kastriotit, flamurin kuq e
zi të Shqipërisë, Kosovës,
Camërisë, gjithë shqiptarëve.
Sot, çdo armik i kombit
tonë duhet të mendohet dy
herë se nuk jemi më një
shtet, por dy shtete
shqiptare në Ballkan. Zoti
na ka dhënë mundësinë, të
qëndrojmë në trojet tona.
Hyrja e Shqipërisë në
NATO, e ka fuqizuar
edhe më tepër sigurinë e
popullit tonë. Duruesi ka
qenë fitues gjithëmonë.
Qëndrushmëria, jonë është
një mrekulli që ka pasë me
vete edhe ndihmkën e Zotit.
Kjo kryengritje, theksojë
Popaj, e vitit 1911 që
kremtojmë sot dhe kjo
pavarësi e Kosovës e vitit
2008, të na frymëzojnë, që
të falenderojmë Zotin dhe
herojtë e popullit tonë, që
nuk e kursyen jetën e vet
për të na sjellë ne paqen
dhe lirinë.Të falenderojmë
Zotin për motrën tonë, të
lumturën tonë, Nënën Tereze,
që me dashurinë e saj në të
lumin Jezu Krisht, shpreh
bujarinë shqiptare, duke u
shërbyer më të varfërve ët
botës.Le të fryëmëzohemi që
të jemi më të bashkuar me
njëri-tjetrin, të mos shohim
gjërat që na ndajnë, por ato
që na bashkojnë, ka
përfunduar lutjen e tij
famullitari i kishës
Katolike Shqiptare në
Amerikë, Dom Pjetër Popaj.
Më pasë e
mori fjalën Ambsadorin
William
Walker,
i
cili tregojë
se ishte
thellësisht i
prekur për
ftesën e
bërë dhe për
pjesmarrjen
në këtë
festë të
bukur. Unë
jamë pjesë e
juaja e
këtyre
celebrimeve,
që u dhuroi
ju viti
2008, ka
cekur
amabasdori
Wallker,
duke thënë
se e kam për
nder që të
jem edhe
qytetar
shqiptarë në
këto festime
me ju.
Njëherëshit,
ai nënvizoi
se dita më e
bukur për ju
dhe për mua
do të jetë
dita kur më
17 shkurt
2008, në
Prishtinë,
shqiptarët
nëshkruan
pavarësinë e
Kosovës,
shtet të
lirë e
sovranë. Unë,
pohojë ai ashtu si
edhe ju - ndjeva
një kënaqësi
të
papërshkrueshme,
ditën kur
edhe lindi
shteti më i
ri i Europës
- Kosova.
Mirpo, tha
ambasdori
William
Walker,
heroi i
Reçakut, ditë
më të bukura
erdhën për
shqiptarët,Shqipëria,
ishte ajo që mori
ftesën për
t’ju
bashkëngjitur
Aleancës më
të fuqishme
ushtarake
botërore -
NATO-së,
duke qënë
ajo një ditë
që u përcoll
me emocione
të mëdha nga
kryeministri
i Shqipërisë
z Sali
Berisha.
Sakaq, ai
kujtojë se një
vitë më parë
ishte Fatmir
Limaj ai që
doli i
pafajëshëm,
por, edhe kur
heroi i
luftës dhe i
paqes
kosovare,
Ramush
Haradinaj, u
lirua nga
akuzat e
Tribunalit
të Hagës për
krime lufte,
edhe pse
kundër tij
ishin
ngritur 37
akuza.Çka
tregonte se
lufta për
çlirimin e
Kosovës
ishte një
luftë e
drejtë, ka
potencuar në
fjalën në
tij
Ambsadorin
William
Walker.
Me ovacione të fuqishme u pritë fjala e Gjeneral Agim Cekut, ish kryeministrit të Kosovës
Falenderoi organizatorët për ftesën. Ndjehem I obliguar tha ai që m'u besua ftesa për të qenë I ftuari I nderit I kësaj mbrëmje që ka në qendër Kryengritjen e Malësisë së Madhe, që është një ndër ngjarjet e mëdha të historisë sonë kombëtare. Ndjehem shumë mirë sonte në këtë mjedis kaq të ngrohtë, kaq miqësore dhe kaq bujare. Malsorët kanë qenë dhe janë shpirti e zemra e shqiptarizmit. Ashtu sic e ka emrin"Malësia e Madhe", të mëdha i ka të gjitha vlerat, që ne na identofikojnë si komb shqiptar: Nderi, krenaria, trimëria, besa, bujaria. Këto vlera i kemi të gjithë si komb, por më të shumta keni ju malsorët.Sot jemi këtu për të nderuar historinë, Kryengritjen e Malsësisë së madhe, trimin Dedë Gjo Luli, por jemi edhe për nëj arsye tjetër, për të promovuar pavarësinë e Kosovës.
Në emër të qytetraëve të Kosovës, në emër të vetë Kosovës, Çeku falenderoi për kontribtin e madh që shqiptarëte Amerikës i dhanë Kosovës gjatë luftës. Lufta për lirinë e Kosovën, nuk ka qenë vetëm e Kosovës, por luftë e të gjthë shqiptarëve kudo që janë ndajë, të gjithë ne jemi pjesë e fitores.Lufta jonë ka qenë luftë clirimtare, luftë e imponuar, luftë e drejtë. Këtë e dëshmoi edhe mbrojti edhe Ramush Haradinaj, i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare Hagës. Pafajsia dëshmoi se shqiptarët nuk janë popull që vrasine presin civilë të pafajshëm, gra apo fëmijë, sic u akuzuan. Ne , tha Çeku, kemi luftuar kundër pushtuesit serb dhe aparatit represiv, policor e ushtarak e paraushtarak.
Historia e shqiptarëve ëshët e mbushur me beteja, kryengritje për liri, nëj ndër to ishet edhe Kryengritja e Malësisë së Madhe, e cila përbën një ndër ngjarjet më të ërndësishme të historisë kombetare. Kjo kryengritje paralajmëroi Evropën për ngjarje të tjera dhe e solli në qendër të vëmendjes edhe cështjen shqiptare. Jemi sot këtu që t'i nderojmë ata trima që e bënë atë kryengritje, t'i nderojëm ata burra e gra, që guxuan dhe u ngritën kundër pushtuesit, të nderojëm të madhin Dedë Gjo Luli, por edhe ata qe ndihmuan dhe ju bënë krah si Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Risto Siliqi, Mehmet Shpendi…Të gjithë ata burra hynë në historinë e Shqipërisë. Moment i vecantë kësaj kryengritje është ngritja e flamurit në Bratilë me 6 prill 1911. Ne mburremi me këtë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Kjo kryengritje ka qenë burim frymëzimi për Ushtrinë e Kosovës gjatë luftës për liri.
Më pas z. Çeku, tha se Kosova dhe të gjitha trojet shqiptare ndjehen më të sigurta me Shqipërinë në NATO. Jemi me fat, tha ai, se kemi në krahun tonë Amerikën, që na ka përkrah si për pavarësinë e Kosovës ashtu edhe në marrjen e Shqipërisë të ftesës për në NATO.
Me rradhë më pasë përshëndetën këtë tubim edhe Ambasadori i Republikës se Shqipërisë pranë OKB, Z. Adrian Neritani,z. Maliq Çunmulaj, kryetar i Komunës Urbane të Tuzit, Presidenti vullnetarë i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane Jospheph J. DioGuardi dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike,z Shirley Cloyes DioGuardi, Drejtori Egzekutivë i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan Z. Avni Mustafaj.
Në vazhdim programin për mbrëmjen kushtuar shëminit të 97-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe dhe Pavaresisë së Kosovës e përcollën disa pika folklorike me këngëtar të komunitetit Albert Stanaj – "Këngë të Zgjedhura", Tomë Gjergji – Recitim kushtuar Malesise, Gjon Krasinqi – Kenga Kushtuar Dede Gjon Lulit, Prof. Rita Saliu – Poezi kushtuar Pavaresis se Kosoves. Darka festive vazhdojë me këngët e njohura të Gëzim Nikës, "O sa mirë që jamë Shqiptarë" dhe "Në Dardani po bien Tupanë"..Në mbrëmje ishin të pranishëm edhe modelja e famshme botërore Emina Çunmulaj, si dhe këngëtarët Mihrije Braha, Naim Abazi, edhe Remi.
|
|