|
Margilaj, shqiptari
nga Tuzi qė sfidoi shtetin malazez
postuar:
01.03.2008
Nga Dashnor
Kaloēi
Njė ditė nė familjen shqiptare Margilaj nė Tuz
tė Malit tė Zi, ku kryefamiljari i saj, Vasili, njė
ish-mėsues historie tashmė prej dy dekadash nė pension,
mori pėrsipėr dhe arriti tė ndėrtonte njė rrugė tė gjatė
nė krahinėn e thellė malore tė Trieshit. Dėshmia e tij
ekskluzive pėr revistėn Shqip, pėr ndihmėn e madhe
financiare tė bashkatdhetarėve nga SHBA-ja, deri tek
puna sfilitėse e gjithė pjesėtarėve tė familjes.
Sapo
kalon pikėn kufitare tė Hanit tė Hotit dhe futesh nė
territorin e Malit tė Zi, duke lėnė prapa nė tė majtė
bukuritė pėrrallore tė bregut tė liqenit tė Shkodrės me
pyllin e dendur, i cili edhe pse nė kėtė palcė dimri
ende nuk e ka humbur gjelbėrimin e tij, pas disa
kthesave tė forta tė shfaqet papritmas njė fushė e gjerė
dhe pambarim qė shtrihet deri tutje nė horizont nga ana
perėndimore. Sinorėt e asaj fushe fillojnė aty nė anė tė
rrugės automobilistike qė tė shpie drejt qytetit tė
Tuzit, e cila ndodhet bri rrugės hekurudhore dhe ecėn
paralel me tė, mbarojnė nga veriu me qytetin e
Podgoricės, ndėrsa nga perėndimi me malet e lartė qė
ndajnė atė fushė me bregdetin shkėmbor tė Malit tė Zi.
Shtėpitė e para tė Tuzit, disa vila tė bukura dy dhe tre
kate tė dekoruara me gurė tė bardhė e tė rrethuara me
oborre tė gjėra, pemė e lule dekorative, fillojnė qė nė
tė hyrė tė rrugės nacionale, duke u shtrirė nė tė dy
krahėt e saj tashmė tė zėna me disa lloje biznesesh. Tė
gjitha janė tė ndėrtuara me njė arkitekturė moderne dhe
me njė plan rregullues urbanistik qė zor se e gjen edhe
nė qytet mė tė mėdha kėtej dhe andej kufirit. Sipas
banorėve vendas, ajo lagje me shtėpi tė reja dhe rrugė e
rrugica tė asfaltuara nė tė gjithė territorin e saj,
nisi tė ndėrtohej diku aty nga fundi i viteve 60-tė,
kur shteti jugosllav i asaj kohe iu dha truall pėr
ndėrtim shtėpish shumė prej familjeve tė asaj krahine.
Pak pa hyrė nė qendrėn e qytetit tė Tuzit, i cili
banohet nga njė popullsi shqiptarėsh autoktonė prej afro
7000 banorėsh, kthehemi nė tė majtė aty ku shtrihet
pazari i famshėm i atij qyteti, i cili ėshtė i njohur
prej vitesh ashtu si dhe pazari i Milotit apo ai i
Roskovecit. Aty mund tė gjesh lloj lloj mallrash tė
cilat janė prodhuar pothuaj nė tė pesė kontinentet e
rruzullit. Pa pasur nevojė tė ndalesh bri atij tregu tė
zhurmshėm i cili nuk i lė gjė mangėt atyre qė ndodhen
rėndom nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, vetėm me njė
shikim tė shpejtė nga makina, vė re se aty ligjin e
bėjnė mallrat Made in China. Ku tregtarėt kinezė tashmė
me pamjen e biznesmenėve ballkanas, kontrollojnė me sy
disa prej shqiptarėve qė kanė punėsuar dhe mallin e tyre
tė ekspozuar cep e mė cep atij tregu, ku gjenden tė
parkuara edhe mjaft auto-vetura me targa tė Tiranės,
Lezhės, Shkodrės e Malėsisė sė Madhe. Duke mos pasur
asnjė interes pėr ēka ndodh aty, ecim disa qindra metra
mė tej, dhe ndalemi bri njė vile tre katėshe, e cila
ashtu si tė gjitha shtėpitė e tjera tė Tuzit, ėshtė e
rrethuar nga tė katėr anėt me oborr ku mund tė gjesh
vetėm pemė dhe lule dekorative. Ajo ėshtė shtėpia e
njeriut pėr tė cilin ne kemi udhėtuar nga Tirana pėr ta
takuar. 76-vjeēari Vasil Margilaj, ish-mėsues historie
nė disa shkolla tė Tuzit e Trieshit tė Malėsisė sė Madhe
(nėn Malin e Zi), me bujarinė e malėsorit shqiptar e
cila nė atė anė ėshtė mė e theksuar, me shprehjen
karakteristike, Mirė se u ka pru zoti, na fton brenda,
duke bėrė tė gjitha adetet qė u takojnė miqve tė largėt.
Mė pas, biseda vazhdon rreth qėllimit tė vizitės sonė nė
shtėpinė e tij: Rrugės malore, Grudė-Selishtė-Trijesh,
prej 4.2, km., tė cilin Vasil Margilaj, ish-mėsues
historie dhe tashmė prej dy dekadash nė pension, mori
pėrsipėr dhe arriti ta ndėrtonte nė vitin 1998. Po ku
ndodhet ajo rrugė, cila ishte arsyeja qė u vendos
ndėrtimi i saj, me ēfarė financimesh u bė dhe kush punoi
pėr ndėrtimin e saj? Kėto janė disa nga pyetjet tona, tė
cilave 76-vjeēari Margilaj, u jep pėrgjigje ngadalė,
duke na vėnė pėrpara disa dosje tė trasha me qindra faqe
dokumente. Veē kėsaj, ai na fton ta ndjekim nga pas,
duke na shoqėruar me makinėn e tij nė drejtim tė
Trijeshit. Mė mirė ta shikojmė nė vend, na thotė ai
njeri tepėr energjik qė nuk i tregon aspak vitet qė ka
mbi supe. Duke vozitur makinėn e tij drejt atij vendi tė
thellė malor, qė kėsaj here u bė objekt i reportazhit
tonė, ai nis e na rrėfen..
Ideja e Vasilit pėr rrugėn
Po
pėrse Vasil Margilaj vendosi qė ti hynte njė aventure
gati gati tė pamundur e cila kishte tė bėnte me
ndėrtimin e asaj rruge tė thellė malore dhe si i lindi
fillimisht ideja pėr njė gjė tė tillė? Lidhur me kėtė,
ai dėshmon: Prej vitesh e kam pas bluar nė mendje idenė
pėr ndėrtimin e asaj rruge, duke pasur njė sėrė arsyesh
pėr atė zonė tė largėt e cila ishte e izoluar dhe pa
rrugė komunikimi me trevat e tjera tė Malėsisė. Unė
kisha dėshirė tė madhe qė tė lidhja Trijeshin me
Malėsinė, (qendrėn nė Tuz, Hot, Grudė, Kojė dhe Ledianė),
pasi kjo rrugė nuk ka pas ekzistuar fare dhe pėr tė
lėvizur andej, malėsorėt ishin tė detyruar tė shkonin nė
kėmbė apo me kuaj. Ka pasur shumė raste kur gratė i
lindnin fėmijėt e tyre rrugės duke shkuar pėr nė
spitalin mė tė afėrt, apo dhe tė sėmurė qė vdisnin
rrugės pa arritur tė shkonin dot nė spital. Njė nga ato
gra qė kanė vdekur rrugės pėr nė spital, ka qenė dhe
nėna ime. Njė arsye tjetėr ishte dhe vėshtirėsia e madhe
e fėmijėve pėr tė shkuar nė shkolla apo dhe punėtorėve
nė punėt e tyre. Po kėshtu njė pengesė e madhe ishte dhe
komunikimi me vėllezėrit tanė pėrtej kufirit nė trevėn e
Vermoshit me tė cilėt na ndante vetėm lugina e Cemit.
Nisur nga kėto qė thashė mė lart, Trijeshasit nuk kishin
mundėsi tė merrnin pjesė nė shumė raste gėzimesh,
hidhėrime apo dhe aktivitete tė tjera shoqėrore ku ata
ishin tė ftuar tė shkonin. Nga kėto vėshtirėsi tė shumta,
Trijeshi gjithnjė e mė shumė vazhdonte tė braktisej nga
banorėt e tij, tė cilėt zbrisnin nė qytetin e Tuzit apo
dhe vende tė tjera ku mund tė bėnin njė jetesė mė tė
mirė. Nisur nga kėto, unė personalisht kisha bėrė disa
herė kėrkesė me shkrim pranė organeve dhe institucioneve
pėrkatėse nė Podgoricė, por ato asnjėherė nuk mė kthyen
pėrgjigje pozitive, pasi Podgorica nuk donte qė Tuzi tė
bėhej komunė. Kėshtu shprehet 76-vjeēari Margilaj
lidhur me arsyet e shumta qė e detyruan atė tė
ndėrmerrte iniciativėn e guximshme pėr ndėrtimin e
rrugės malore nė Qafėn e Nogrivės, gjė tė cilėn organet
administrative tė Podgoricės ia kishin refuzuar disa
herė.
Margilaj: ideja ime u pėrkrah nga tė gjithė
Ashtu
siē ishte zakon nė ēėshtje qė kishin tė bėnin me jetėn,
tė ardhmen dhe fatin e Trijeshasve, idenė e tij pėr
ndėrtimin e rrugės, Vasil Margilaj vendosi ta diskutonte
me burrat e Malėsisė. Po si e pritėn ata idenė dhe
sugjerimin e tij pėr hapjen e asaj rruge?
Lidhur me kėtė, Vasili dėshmon: Si fillim desha tė them
se historikisht nė Qafė tė Nogrivės jan pas takue burrat
e Grudės dhe Trijeshit dhe kanė ba marrėveshje nė mes
tyre pėr ēdo gjė qė ka ngja, si pėr tė mirė ashtu dhe
pėr tė keq. Nė atė vend janė ba pleqnina tė cilat nė mė
tė shumtėn e rasteve kanė pėrfundu me njerzi dhe lavdi
pėr tė dy palėt. Burrat e Grudės dhe Trijeshit kanė
pleqnu nė kėtė vend me Kanunin e Lek Dukagjinit dhe nė
kėto pleqni ka qenė ndėrmjetės dhe shkrimtari ynė i madh,
At Anton Harapi, i cili pėr kėtė gjė ka shkrue librin
Andrra e Preteshit. Nisur nga kėto zakone tė tė parėve
tanė, pėr ēashtjen e rrugės qė na shqetėsonte sė tepėrmi,
edhe ne vendosėm me ba njė mbledhje dhe me i dhanė
zgjidhje kėtij problemi. Kėshtu pasi u pranu ideja ime,
vendosėm me u tubue qė tė pleqnonim kėtė gja, dhe me 14
mars tė vitit 1992, rreth 80 vetė nga Malėsia e Madhe, u
mblodhėm nė kuvend burrash tek shkolla e Tuzit. Ndėr ata
burra mund tė pėrmend 20 prej tyne qė u zgjodhėn nė
kėshillin qė do tė merrej me procedimin e mėtejshėm pėr
ndėrtimin e rrugės. Ata ishin: Sul Brahimi Krniq, Zef
Nika Kalaj, Rrok Pjetri Gjocaj, Pjetėr Gjoni Gorvokaj,
Xhemal Rustaj Nikaj, Mark Zefi Dedėvukaj, Elez Ahmeti
Gjokaj, Fadil Pepiqi, Nikoll Luca Marashaj, Mirash Gjoni
Gjonaj, Zef Doka dedivanaj, Nosh Vasi Camaj, Gjelosh
Toma Gjeloshaj, Lek Gjoni Dedivanaj, Zef Kola Gjokaj,
Gjeto Luli Gjokaj, Nosh Marku Lulgjuraj, Nikoll Prenka
Lulgjuraj, Rrok Kola Stanaj dhe unė Vasil Margilaj. Nė
atė kėshill ku kryetar mė zgjodhėn mua, kishte
pėrfaqėsues nga e gjithė Malėsija, Hoti, Gruda, Koja,
Luhari dhe Trijeshi. Nė fjalėn time parashtrova disa nga
arsyet e ndėrtimit tė asaj rruge, traseja e sė cilės do
tė kalonte nga shpatijet e malit tė Sukės (qė janė tė
rrahura vazhdimisht nga rrezet e diellit), dhe era qė do
tė frynte nga ana e jugut, do tė ndihmonte nė shkrirjen
e borės dhe akullit. Ky vendim dhe fjala ime u
pėrshėndet me duartrokitje nga tė gjithė tė pranishmit
qė ishin prezent nė atė tubim, si dhe nga mbarė populli
i Malėsisė qė u njoh qė atė ditė me vendimin e marrun
aty. E vetmja gja qė u ndryshue aty, ishte qė tė mos
quhej Rruga e Trijeshit, por e Malėsisė, pasi ajo do tė
ndėrtohej edhe me kontributin e vėllazėnve tanė qė
jetojshin nė diasporė.
Pėrkrahja e madhe financiare e bashkatdhetarėve
nga SHBA-ja
Sipas
rrėfimit tė 76-vjeēarit Vasil Margilaj nga Tuzi i Malit
tė Zi, pas vendimit pėr ndėrtimin e rrugės, kėshilli i
zgjedhur filloi menjėherė nga puna. Lidhur me kėtė,
Vasili kujton: Puna e parė qė vendosėm tė bėjmė, ishte
vajtja e njė pėrfaqėsie nė SHBA-ės, pėr tu takuar dhe
pėr tė kėrkuar ndihmė financiare nga bashkatdhetarėt
tanė qė jetojnė dhe punojnė atje. Kjo gjė u bė realitet
menjėherė dhe unė nė krye tė njė pėrfaqėsie shkuam nė
SHBA. Atje morėm kontakte tė shumta me shumė nga
vėllezėrit tanė, tė cilėt jo vetėm qė e mirėpritėn
vendimin tonė, por dolėn vullnetarė tė na shoqėronin
nėpėr shtėpitė e bashkatdhetarėve tanė dhe u treguan
tepėr tė gatshėm pėr tė na ndihmuar nė ēdo drejtim. Ndėr
tė parėt qė na u gjendėn afėr nė kėtė iniciativė, kur
vajtėm nė New York, ishin: Nikoll Vata, i cili na lejoi
tė bėnim mbledhje nė lokalin e tij, dhe Palok Gjergj
Vulaj, kryetar i komisionit pėr mbledhjen e tė hollave
pėr rrugėn Grudė- Selishtė-Trijesh. Njė ndihmė tė madhe
unė pata edhe nga Gjek Nik Gjonlekaj me origjinė nga
Trijeshi, ish-gazetar, i cili ishte thėrritur nga Xhorxh
Bushi (i vjetri) nė darkėn e shtruar prej tij me rastin
e fitores nė zgjedhjet elektorale presidenciale pėr tė
hyrė nė Shtėpinė e Bardhė. Nuk e teproj aspak po tė them
se Gjek Gjonlekaj, (i cili bashkė me vėllanė, Lucėn, na
dhuruan 25.000 USD pėr rrugėn), ėshtė shembulli i
shqiptarit patriot. Njė tjetėr bashkatdhetar qė na dha
ndihmėn e tij tė pakursyer, ishte Dom Anton Kēiraj, i
cili (jashtė rregullave kishtare) na lejoi disa herė qė
tė bėnim mbledhje nė kishėn e tij nė Detroit. Po kėshtu
nė Detroit, njė ndihmė tė madhe na dha Nikollė Hilė
Margilaj, me gjithė familjen e tij, i cili shtėpinė e
tij e ktheu nė njė zyrė ku mblidheshin tė gjithė
aktivistėt pėr tu takuar dhe pėr tė bėrė mbledhjet e
rastit. Djemtė e Nikollės na qėndruan tė gatshėm dhe na
shėtitėn me makinėn e tyre nėpėr tė gjitha lėvizjet qė
pėrfaqėsia jonė bėri nė rrethinat e Detroitit. Tė tjerė
bashkatdhetarė qė na ndihmuan pa u kursyer ishin dhe
Pjetėr Zef Lulgjuraj me nipin, (Luigj Rrok Lulgjurajn),
si dhe aktivisti i palodhur, Pjetėr Gjergj Lucaj, i cili
nuk u nda pėr asnjė ditė nga unė, qė ditėn qė filloi
aksioni ynė pėr mbledhjen e kontributeve financiare nė
SHBA, e deri atė ditė qė morėm rrugėn e kthimit pėr nė
Mal tė Zi. Bashkatdhetarėt tanė nė SHBA-ės qė na
ndihmuan me tė holla ishin me qindra dhe pėr kėtė gjė ne
kemi listat e sakta me emrat e tyre dhe shumėn pėrkatėse
qė ata kanė dhėnė gjithsecili. Nė New York ishin 100
vetė qė kontribuan me shuma tė ndryshme,
ndėrsa nė Detroit, Kaliforni e Florida, 250 persona.
Shuma e pėrgjithshme qė ne arritėm tė mblidhnim nga kėta
bashkatdhetarė, ishte rreth 108.000 USD. Kėshtu e
kujton Vasil Margilaj pėrfundimin e misionit tė tij pėr
mbledhjen e ndihmave financiare nė SHBA, tė cilin e
vlerėson si tepėr tė suksesshėm.
Rruga pėrfundoi pėr 9 muaj, nė 1998
Pas
mbledhjes sė ndihmave financiare nė SHBA, pėrfaqėsia e
kryesuar nga Vasil Margilaj u kthye nė Tuz dhe filloi
menjėherė nga puna pėr tė kontaktuar njerėzit qė do tė
punonin pėr ndėrtimin e rrugės Grudė-Selishtė-Trijesh.
Krahas shumė punėtorėve dhe manovratorėve me mjetet e
tyre tė rėnda, si:buldozerė, fadroma, vinēa, automjete
vetėshkarkuese, moto-kompresorė etj, Vasil Margilaj
angazhoi nė ndėrtimin e asaj rruge tė gjithė pjesėtarėt
e familjes sė tij. Vasili nuk ka dėshirė qė tė flasė pėr
vete dhe familjen pėr gjithēka bėri asokohe, por shumė
nga shqiptarėt e Tuzit qė patėm rastin tė takonim, na
treguan me hollėsira pėr punėn e madhe qė ai bėri pėr
ndėrtimin e asaj rruge. Shtėpia e Vasilit, (ku
bashkėshortja e tij, Mrija me vajzat e nuset e djemve,
gatuanin ushqimin pėr punėtorėt), u kthye nė zyrė dhe
magazina e tė gjitha mjeteve e veglave qė u pėrdorėn nė
atė rrugė. Nga familja e Vasil Margilajt, njė kontribut
tė madhe nė ndėrtimin e asaj rruge, dha djali i madh i
tij, Marashi, i cili dhe humbi jetėn nga njė sėmundje,
qė sipas mjekėve erdhi si pasojė e erės sė eksplozivit
me tė cilin ai punonte ēdo ditė. Sipas Vasilit, ndėrtimi
i asaj rruge filloi mė 18.V.1998 dhe pėrfundoi mė
24.II.1999. Pėr ndėrtimin e saj u lėvizėn me mijėra
metra kub dhe, gurė e shkėmb, ku u pėrdorėn disa ton
lėndė plasėse. Nė bazė tė llogarive tė nxjerra nga
projektet e preventivave tė bėra nė zyrat pėrkatėse tė
Podgoricės, vlera e plotė e asaj rruge arrinte nė 1
milion e 466 mijė e 400 dollarė (ose 2.460.000 marka
gjermane), por ajo u ndėrtua vetėm me ato para qė u
mblodhėn nė SHBA dhe njė pjesė tjetėr nga shqiptarėt e
Malit tė Zi. Pėr tė gjitha ato, Vasil Margilaj disponon
disa dosje tė trasha me qindra dokumente, si: harta,
projekte, preventiva, lista me shumat e parave tė
dhuruara, fletė pagesa etj. Aty janė tė regjistruara me
saktėsi gjithēka ėshtė bėrė nė ndėrtimin e asaj rruge,
tė cilat Vasili i ruan me fanatizėm dhe na i tregon si
shenjė e korrektėsisė dhe patriotizmit tė tij. Ndėrsa
marrim rrugėn e kthimit tė shoqėruar nga Vasili deri nė
qytetin piktoresk, Zeta, (buzė liqenit tė Shkodrės),
mendojmė se ajo qė ka bėri ai shqiptar i Malit tė Zi,
ėshtė njė shembull i mirė edhe pėr ne bashkatdhetarėt e
tij pėrtej kufirit. Qė gjithēka e presim nga shteti!?
Nė dy anėt e kufirit, shpatet mbi 800 metra
bien thikė mbi lumė
Lugina e Cemit poshtė Trijeshit, Kolorado shqiptare
Trijeshi ėshtė njė nga zonat mė tė thella malore nė tė
gjithė trevat shqiptare nėn Malin e Zi dhe gjithashtu
nga mė tė izoluarat e tij pėr sa i pėrket rrugėve tė
komunikimit me zonat e krahinat e tjera me tė cilat ajo
kufizohet. Maja mė e lartė e Trijeshit ėshtė 850 m. mbi
nivelin e detit, ndėrsa largėsia nga qyteti i Podgoricės
(njėkohėsisht dhe kryeqytet i Malit tė Zi), ėshtė vetėm
25 km. Trijeshi gjithashtu ėshtė i kufizuar nga ana
juglindore me malėsinė e Vermoshit, por pėr efekt tė mos
lidhjes me rrugė automobilistike me kėtė zonė tė
Shqipėrisė, pengohet komunikimi me vėllezėrit nė anėn
tjetėr tė kufirit. Vasil Margilaj, njė njohės i mirė jo
vetėm i historisė pėr tė cilėn afro 50 vite tė shkuara (nė
kohėn e muajve tė mjaltit nė mes Shqipėrisė dhe
Jugosllavisė sė Titos) ka studiuar nė Prishtinė, na
tregon se Qafa e Nogrivės, ku ai mori pėrsipėr dhe bėri
tė mundur ndėrtimin e njė rruge tė re malore, ėshtė njė
vend qė ndodhet nė mes Grudės dhe Trijeshit. Tamam aty
ku ndahet edhe klima e nxehtė mesdhetare, me atė malore,
me borė e ngrica, e cila pėrfshin krejt territorin e
Trijeshit pothuaj nė gjysmėn e vitit, qė nga fillimi i
vjeshtės e deri nė tė dalė tė pranverės kur fillon
harlisja e pemėve. Jo vetėm banorėt vendas, por edhe
shumė tė huaj qė u ka rėnė rruga andej, e kanė quajtur
luginėn e Cemit: Kolorado shqiptare, pasi lumi me tė
njėjtin emėr qė e ndan mes pėr mes Trijeshin me
Vermoshin (qė ndodhet brenda kufijve politikė tė
Shqipėrisė sė sotme), kalon nėpėr disa shpate dhe
shkėmbinj qė bien thikė mbi tė nga njė lartėsi rreth 800
metra. Bukuri mahnitėse e cila zor se mund tė rrėfehet
me fjalė, e jo mė tė shijohet pa e parė vetė. Ajo zonė
fare mirė mund tė shndėrrohet nė njė vend tė frekuentuar
pėr turizmin malor si nė verė ashtu dhe nė dimėr, gjė e
cila deri mė tash ka munguar kryesisht pėr efekt tė
rrugėve. Tashmė me shkėputjen e Malit tė Zi nga Serbia
dhe daljen e tij si shtet mė vete, shqiptarėt qė jetojnė
nė ato vise thonė se gjėrat kanė filluar tė rrjedhin pėr
mirė, jo vetėm pėr ta. Revista SHQIP |