SHTATORJA E NENE TEREZES DO TE
NGRIHET EDHE NE OHIO - SHBA
postuar: 11.03.2008
BEQIR SINA, NEW
YROK,
Shqiptaro amerikanėt, do tė kenė pjesėn e
tyre nė parkun Rockfeller Park, parkun mė tė njohur tė
qytetit Cleveland - Ohio, pėr tė ngritur nė qendėr tė
tij statujėn e Nėnė Terezes
CLEVELAND - OHIO : Komiteti Kultural i Zbukurimit
tė Qytetit, e ka aprovuar mė heret kėtė kėrkesė tė
komunitetit shqiptarė, nė qytetin Cleveland, tė shtetit
federal Ohaio. Janė disa komunitete, thuhet nė njė
njoftim tė bashkisė sė qytetit Cleveland, me 478.000
banorė, nė veri tė SHBA-sė, tė cilat i kanė simbolet e
tyre kombėtare, nė parkun mė tė madh tė qytetit -
Rockefeller Park. Pėr tė promovuar krenarinė e tyre
kombėtare, ēdo komunitet, ka arritur tė sjellė nga
origjina e tyre diēka, ka ngritur diēka, ka viziatuar
diēka, ose ka ofruar diēka nga vendi i tyre, pėr tė
treguar sesi ruhet dinjiteti dhe indetiteti i tyre
kombėtarė, edhe kėtu pėrtej oqeanit, prej nga ata kanė
ardhur. Dy zyrtare tė larta tė kėtij qyteti,
pėrfaqėsuesja e kėshillit tė bashkisė tė qytetit
Cleveland, Dona Brady dhe Anila Nicklos, anėtare e
bordit tė marrėdhėnieve komunitare, ishin tė parat, qė e
pranuan kėrkesėn e komunitetit shqiptarė.
Anila Nicklos, ish editorja e gazetės komunitare "Shqipja",
gazetė periodike, kjo, qė pasqyron jetėn, aktivitetin
dhe veprimtarinė e komunitetit shqiptarė, ka thėnė se nė
pjesėn perendimore tė qytetit, Cleveland's West Side,
dhe nė Lakewood, e rreth tij jeton njė numėr i madh
shqiptarėsh, emigrantė tė periudhave tė ndyshme. Duhet
theksuar se shumica e shqiptarėve tė ardhur, Amerikė,
janė nga ata tė mbas viteve 1990. At'here kur ndryshimet e
mėdha demokratike, nė kampin komunistė tė Europės
juglindore, pėrfshinė edhe Shqipėrinė, e cila mė e
fundit u ēlirua nga sundimi diktatorial i Enver Hoxhės,
qė e sundoi me dorė tė hekurt Shqipėrinė,pėr mė shumė se
50 vjetė. Rreth 5.000 emigrantė shqiptarė, veēse dekadėn
e fundit, mendohet se janė tė vendosur nė qytetin
Cleveland tė Ohaios. Pjesa mė e madhe tyre, janė nga
Fieri, qytet ky qė ėshtė binjakizuar me qytetin e Ohaios
- Cleveland.
Ndėrsa, Dona Brady, anėtare e kėshillit bashkiak, tė
qytetit Cleveland, ka theksuar se nė jemi tė lumtur qė
edhe komuniteti shqiptarė, erdhi me njė kėrkesė tė tillė.
Kėrkesė,tė cilėn ne e kemi pritur prej vitesh, pasi e
dimė sesa krenarė janė shqiptarėt, ashtu si edhe
komunitetet e tjera, tė kenė njė simbol tė tyre nė
parkun multi - kultural. Brady , tha se ėshtė edhe nė
nderin e qytetit, qė edhe komuniteti shqiptarė tė ketė
nė mes tė qytetit, statujėn e Nėnė Terezes, icionės
shqiptare, nobelistes dhe bamirėses, humanistes me famė
botėrore.
Ajo ka caktur edhe vendin se ku do tė vendoset
statuja e Nėnė Terezes, aprovuar nga kėshilli bashkiak i
qytetit. Statuja e Nėnė Terezes, tha ajo do tė vendoset
nė sheshin Rockefeller Park Greenhouse, afėr me statujėn
e Martin Luther King, nė bulevardin nė mes tė rrugės
St. Clair Avenue dhe I-90. Autoritet e qytetit ofruan
njė shumė parashė, pėr pėrgatitjen e vendit ku do tė
vendoset statuja, si bazamentin e sheshit dhe pastrimin
e vendit. Por, kėto para nuk janė tė mjaftueshme pėr
ngritjen e shtatores. Kėshtu qė. theksoi ajo duhen mė
shumė tė holla, pasi duhet tė paguhet artitekti, dhe
skulptori i veprės. Nadj kush dėshorin tė jap
kontributin e tij dhe tė pėrfshihet nė kėtė fushat, le
tė thėrras nė kėtė numėr telefoni (216) 961-4999 ose tė
kontaktojė me zyrtarėt e Rockefeller Park Greenhouse .
Anila Nicklos, ish editorja e gazetės komunitare "Shqipja",
gazetė periodike, e cila me temat e saja pasqyron jetėn,
aktivitetin dhe veprimtarinė e komunitetit shqiptarė,
thotė sė ketu kemi njė komunitet tė integruar
plotėsishtė ne jetėn amerikane. Shqiptaro amerikanėt,
janė nė zyrat e qytetit, inxhinier, biznesmen, doktorė,
studentė, dhe punonjės tė mirė. Kudo i gjenė shqiptarėt,
nė kėtė qytet. Ndaj dhe vendosja e statusjės sė Nėnė
Terezes, nė mes tė qytetit , bulevardin multi kultural Rockefeller
Park, do ta rrisė edhe mė shumė krenarinė e tyre
shqiptare, shprehet ajo..
Lekė dhe Pashkė Gojēaj "bartėsit" e shtatores sė
Nėnė Terezes nė Amerikė
Ishin dy bij tė Hotit historik, Hotit tė Ded Gjo
Lulit, e Prek Calit,e sa e sa figurvae tė kėtyre
malėsorėve, ata qė tė parėt e sollėn nė mėrgatėn
shqiptare, nė SHBA-sė, idenė fisnike dhe bujarinė qė tė
sponsorizonin lartėsimin nė statuja bronxi, rrugėve dhe
shesheve tė Amerikės, ikonėn tė kėsaj bije shqiptare, qė
pasi e sponsorizuan nė sheshet e Tuzit e tė Prishtinės,
pa pritur qė tė shejtėrohet, duke u kujtuar e sjellė
ndėrmend mbarė njerėzimit qė po pergjerohet pėr kėtė
nėnė tė madhe, se ajo ėshtė bij e popullit shqiptar, e
vendosėn statujėn e saj nė New York (Harstdale).
Vėllezerit Lek e Pashk Gojēaj edhe pse biznesmene, kanė
bėrė investimin mė tė shkėlqyer nė jetėn e tyre nė njė
fushė ku pėrfitimi ėshtė veēse moral, dinjitet e krenari
kombėtare, e shumė mė i ēmuar e i pavdekshėm se ēdo
lloj kapitali tjetėr .