VASEL SINISHTAJ NJOFTOI QĖNDRIMIN E PARTISĖ SĖ TIJ LIDHUR ME ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Alternativa shqiptare abstenon nė rrethin e parė   postuar: 04.03.2008

"Alternativa Shqiptare sipas tė gjitha gjasave nuk do tė mbėshtesė asnjėrin prej kandidatėve nė rrethin e parė tė zgjedhjeve presidenciale", paralajmėroi kėto ditė deputeti i kėsaj partie Vasel Sinishtaj.
"Nė situatėn e tanishme, do tė veprojmė njėsoj sikurse Partia Boshnjake, pra do tė abstenojmė nė rrethin e parė tė zgjedhjeve. Vendimin pėrfundimtar lidhur me kėtė do ta marrim nė organet partiake brenda disa ditėve tė ardhshme dhe do tė shohim se si do tė jetė rrjedha e mėtutjeshme e ngjarjeve", tha Sinishtaj pėr tė pėrditshmen "Republika".
Kjo parti shqiptare disa herė mė parė ka paralajmėruar se do ta mbėshtesė kandidatin presidencial tė PPN-sė, Nebojsha Medojeviq nė zgjedhjet presidenciale tė caktuara pėr 6 prill. Duke sqaruar pozicionin mė tė ri, Sinishtaj tha se kjo kushtėzohet nga qėndrimet e kandidatėve presidencialė pėrkitazi me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
"Deklaratat dhe veprimet lidhur me pavarėsinė e Kosovės e ndėrlikuan deri nė pafund situatėn. Pėr fat tė keq, ngjarjet e fundit treguan se edhe nė Mal tė Zi u rikthyem nė vitet e nėntėdhjeta tė shekullit tė kaluar", tha Sinishtaj.
Lideri i ASH-sė tha se nuk ka biseduar me liderin e PPN-sė nė mėnyrė qė ky t`ia sqarojė nėse ai vėrtetė mendon se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės paraqet atak ndaj rendit juridik ndėrkombėtar.
Sinishtaj kishte thėnė kohė mė parė se Medojeviq me deklaratėn e tij se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės vė nė pikėpyetje rendin juridik ndėrkombėtar zvogėloi dukshėm mundėsinė pėr tė marrė mbėshtetjen e ASH-sė nė zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ai tha se ėshtė zhgėnjyer keqazi me ngjarjet nė protestėn e opozitės proserbe me rastin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, nė tė cilėn u dėgjua fjala e urrejtjes nė llogari tė shqiptarėve nė Mal tė Zi.
"Kjo ėshtė njė gjė shumė e shėmtuar pėr Malin e Zi, mirėpo e tėrė pėrgjegjėsia bie mbi organizatorėt e tubimit tė cilėt nuk u distancuan nga deklaratat e kėtilla. Me njė veprim tė vet tė kėtillė ata kryen pjesėn mė tė madhe tė punės pėr kandidatin presidencial tė pushtetit", tha Sinishtaj.
Ai ripėrsėriti se e kupton qėndrimin e pushtetit qė tė mos nxitojė pėrkitazi me ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės.
"Ēdo burrė shteti duhet tė ketė qėndrim vigjilent lidhur me kėtė ēėshtje, mirėpo unė shpresoj qė njohja e pavarėsisė sė Kosovės do tė ndodhė menjėherė pas zgjedhjeve presidenciale", pėrfundoi Sinishtaj.
(Kohapress)

 

 
 


© Copyright 
2000 , 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.