| |
Ftojmë mbarë komunitetin e mërgatës
së shqiptarëve të Amerikës në dt. 09 maj 2008 ,prej ores 10 am
deri në 14 pm në sheshin Dog Hammarskjold Plaza, në rrugën 47,
Avenyja 1, pranë OKB, të marrë pjesë në
demostratën paqësore me tingull të qartë proteste duke marrë
në mbrojtje shqiptarët e burgosur në një process të montuar
politik nga ana e pushtetmbajtësve në Mal të Zi.
Kjo demonstrate ka për qëllim demonstrimin e vullnetit unik
duke shprehur botërisht pakënaqësinë dhe
revoltën ndaj politikës antishqiptare të Malit të Zi që
vazhdon me keqtrajtimin e të burgosurve dhe me procedura
antijuridike si raritet në gjyqësorin botëror që nga maji i
vitit 2006.
Duke demonstruar në djepin e demokracisë botërore, këtu në
SHBA, pranë OKB-së, duhet ta njohtojmë
opinionin botëror: se shqiptarët e burgosur janë pjesë e
popullit autokton në trojet e veta, popull ky i cili
dëshiron lirinë dhe paqën. Pra,duan t’i gëzojmë liritë dhe të
drejtat njerëzore si çdo popull nën ombrellën
evropjane, qofshin shumicë apo pakicë.
Shqiptarë të bashkuar në mërgatë të gjithë në demonstratë!
Mos i lemë vetëm burrat e Malësisë
Yllndriturit dhe gjak i Shqiptarisë
Betuar nën flamurin e Kastriotit
të dëshmojmë se jemi popull i Zotit
Keshilli Organizues i Mërgatës Shqiptare
Udhëtim
me autobus nga Detroiti
Udhetimi do te
jete i organizuar me autobus, me nisje ne ora 7 te mbramjes
te ejten, prej Kishes se Shen Palit . Per ma teper informata
kontaktoni Tom Gjokaj ne 586-431-1333.
|
|