| |
Mërgata shqiptare në Amerikë, mbajti protestë për lirimin e
të burgosurve politik, që mbahen ende në burgjet famëkeqe të
Podgoricës.
postuar: 12.05.2008
BEQIR SINA, New York
"Lironi vëllezërit tanë"
Dag Hammarskjold Plaza NYC- OKB : Mërgata
shqiptare në SHBA-të, grupe shqiptarësh të ardhur këta deri
nga Detroiti, i largët, organizuan dje në mesditë, një
protestë para ndërtesës së OKB-së në New York, duke marrshuar
më pasë edhe përgjatë rrugës që të çon përpara Misionit të
Përherëshëm pranë OKB-së të Mali të Zi. Protestuesit e qetë,
mbanin në duar flamujt amerikan dhe shqiptarë, dhe hodhën
sllogane, teksa mbanin në duar parrullat ku shkruhej në të dy
gjuhët shqip e anglisht, ndaj arrestimeve dhe torturave të
policisë malaziaze:" Mali i Zi-Turp përJu!, Majft është Majft!,
Lironi të burgosurit politik,-Nuk ka asnjë provë për akuzën!,-
Torturat që po ushtroni ndaj vëllezërve tanë - Kurrë se kemi
për tu ua harruar!- Të lirohen të gjithë të burgosurit politik!-
609 ditët e padrejtësive!-".
Edhe për kundra asaj se ishte ditë pune, dhe një ditë e
shoqëruar me shi të dendur, rreth 700 demonstrues (kryesisht
shqipëtarë me origjinë nga Malësia) u bashkuan për të ngritur
zërin e tyre para ndërtesës së OKB-së në New York, dhe
ambasadës së Malit të Zi. Protesta paqësore, u zhvillua me
moton "Lironi vëllezërit tanë", kushtuar të 17 të arrestuarëve
në akcionin policor
"Fluturimi i Shqiponjës".
Protesta paqësore, për lirimin e pa kusht të
burgosurve politik shqiptar, në Mal të Zi, u mbajt në sheshin e
njohur, këtu tek ne si; "sheshi shqiptar i demostratave",
Dag Hammarskjold Plaza, vendi ku shqiptarët e Amerikës, e kanë
zgjedhur për të protestuar, sa herë që e ka kërkuar nevoja.
Këshilli organizues i Mërgatës Shqiptare, i
cili përfshin grupe shqiptarësh, nga të gjitha anët e Mal të
Zi, të cilët, për arsye, politike, ekonomike dhe të
represionit, kanë emigruar në kohë të ndryshme, për 5 orë mbajtën protestën
paqësore, ku siç u shprehen ata,; kishin për qëllim " të
marrim në mbrojtje shqiptarët e burgosur në një proces të
montuar krejtësisht politik, nga ana e pushtet mbajtësve në
Mal të Zi."
Veprimtari i këtij komuniteti z.Gjeto Sinishta, udhëhoqi
protestën si dhe mbajti fjalimin kryesorë." Jemi mbledhur para
opinionit amerikan dhe atij ndërkombëtar, ka thënë Sinishta, për
të protestuar për padrejtësitë, dhunën e terrorin që ushtrohet
ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, nga pushtet mbajtësit, malazesë.
Ushtrimi i dhunës dhe shkeljeve sistematike të drejtave të
shqiptarëve në trojet e tyre, në Ulqin,Budva, Tuz, Plavë e
Gusi, kudo ku jetojnë shqiptarët në këtë trevë." ka cekur
Sinishta.
Madje ai theksoi se diskriminimi ndaj popullit
tonë, ushtrohet në të gjitha sferat e jetës, në arësim e
përfaqësimin administrativ, në trajtimin e historisë dhe të
gjuhës shqipe. Kërkesat, e shqiptarëve, për komunën e Tuzit,
nuk përfillën fare nga pushtetëmbajtësit e Gjukanoviqit. Si
klan fisnor dhe kanunor, ai është edhe artitekt i aksionit "Fluturimi
i Shqiponjës", duke ushtruar dhunën e frikën e paparë, ndaj
një populli të pa mbrojtur, popullin shqiptarë paqësor e
liridashës të malsisë.
Sinishta theksoi se :"Duke treguar kështu
atavizimin e vjetër sërbo-shoven dhe historinë e tyre anti
shqiptare, ata me këtë mënyrë dhe sjellje me shqiptarët, janë
edhe duke fabrikuar, e etiketosur shqiptarët, se gjoja nuk
janë për paqe dhe bashkëjetesë. Duke harruar kështu edhe atë
që bënë shqiptarët për këtë shtet, pasi qenë, shqiptarët ata
që e bënë Malin e Zi shtet e të pavarur, nga Sërbia." ka thënë
ndër të tjera veprimtari Gjeto Sinishta.
Meqënse, miku i madh i shqiptarëve në
SHBA-së, kongresisti Eliot Engel, ndodhej në
Washington me një detyrë më të rëndësishme, zëdhënsi i tij ,
foli në emër të tij duke thënë se "Kudo ku po e kërkon çështja
shqiptare, patjetër që do të gjendej edhe miku i juaj, Eliot
Engël. Veç kësaj, ai kujtojë se kongresisti Eliot Engel , ditë
më parë, ka bërë një letër dërguar kryeministrit malaziaz
Gjukanoviq, ku ai dhe dy kongresmenët e tjerë amerikan,
shkruajn në lidhje me të arrestuarit e 9 shtatorit 2006.-
Kongresisti Eliot Engel, ka pohuar në fjalën e tij zëdhësi i
Engelit, qe ai që së bashku me disa nga ju veprimtarët
shqiptarë si Luigj Gjokaj, e të tjerët, u takua me shumë lider
shqiptarë në Mal të Zi, duke dhënë alarmin se çfarë po ndodhte
me shqiptarët.
Ai kujtojë shqiptarëve se "Kongresmeni Engel,
mënjëherë ka ndërhyre deri në Departamentin e Shtetit, duke
kërkuar pafajësinë e të arrestuarve dhe lirimin e tyre. Engel,
ka kërkuar për këta të arrestuar, që të ndiqen të gjitha
ligjet nëdërkombëtare për të drejtat e njeriut. Dhe që qeveria
e Malit të Zi të jap garanci ndërkombëtare, se po ndjek me të
vërtet një proces të ndershëm transparent, dhe të pavarur nga
politika."
Fatkeqësisht, tha ai pas këtij arrestimi ata
po qëndrojnë ende në burg së bashku edhe katër qytetar
amerikanë. Të cilët, janë keqtrajtuar nga poliicia e Malit të
Zi. Kongresmeni Engel dhe kolegët e tij në Kongres, kanë
kërkuar një proces të drejtë dhe jo abuzivë. Kanë kërkuar nga
Departamenti i Shtetit që të ndërhyjë sa më parë në zgjidhjen
e këtij problemi. Ne jemi të shqetësuar për atë sepse katër
amerikanët, mbahen në burgë dhe padrestësisht. Engel është në
kontakte të rregullta me ambasadën amerikane në Podgoricë, dhe
me zyrtarë të tjerë amerikanë e malazësë për këtë
problem. Engel ka kërkuar tek Gjukanoviçi dhe kolegët e tij,
që të mos vazhdojnë më të punojnë kundër interesave shqiptare
në Mal të Zi, por të njohën dhe të respektojnë të drejtat e
tyre, si çdo qytetarë të Malit të Zi."
Veprimtari i dalluar nga Detroiti, Luigj Gjokaj ceku faktin
se edhe pse ditë me shi megjithatë nuk na ka penguar dhe nuk
ka lënë ne edhe ju bashkëatdhetarë, pa ardhë këtu,në New
York, që të tregojm me zëmër dhe me shpirt, se jemi së bashku
me vëllezërit e motrat tona, nën Mal të Zi. Njërëz këta që po
vuajn tash dy vjet nëpër burgjet e kazimatet malazese." Aktori
dhe dramaturgu, Xhevat Limani ka thënë se:" Nuk ka më marëzi
sesa marrëzia që bëri shteti idotesk malazes, me arrestimin e
mbajtjen në burg të 17 shqiptarëve me aksionin policor të
koduar "Fluturimi i Shqiponjave". Limani tha se :"Sot, jemi
mbeldhur të dëshojmë, se shqiptarët e Malësisë, nuk janë vetëm.
Ne jemi së bashku me një gjuhë, me një gjak, dhe me një komb."
Ndërkohë përshëndetën protestën, edhe veprimtarë të tjerë të
komunitetit, si Rrok Junçaj, Hysni Syla, Naim Balidemaj dhe
Skender Isaku.
Thanë për këtë protestë:
Njëri prej protestuesve nga Detroiti, Prek Marashi Dedvukaj,
xhaxhai i njërit prej të torturuarve, në burgjet malazese dhe
që ka ngelur me trauma nga torturat, thotë se malazesët më
kanë vrarë, tre katër breza nga familja ime. Prej katërgjyshit,
stërgjyshit, gjyshit, dhe deri tek nipi im që vdiq në burg nga
torturat, tha ai. "Ne na kanë djegur dhe pjekur për së gjalli
, na kan vrarë e shtypur si me qenë kafshë dhe jo njërëz.
Shtatë here e kanë djeg Hotin dhe Malësin e Madhe, hordhit
malazese., por ne shqiptarët kurr nuk do të ndalemi përpara
kësaj të keqe të madhe. Do të sakrifikojmë e bëjmë gjithçka
këtu në Amerikë, që të ndalet dora e vrastarëve, dhe
vëllezërit e motrat tona të fitojnë të drejtat e tyre, e të
bëhen të barabart me të gjithë ata që jetojnë në Mal të Zi."
ka thënë Prek Marashi Dedvukaj,
Aktivisti Qazim Doda,(gazetar) thotë se u ,blodhëm këtu të
kërkojmë të drejtat tona, si shqiptarë, pa dallim feje apo
krahine. Sot,tha ai jemi duke mbështetur vëllezërit tanë , që
jetojnë nën Malin e Zi, të cilët po përbalen me diskriminimin
dhe presekucionin e shtetit i cili, me votën e shqiptarëve, u
bë shtet. Është fatkeqësi e madhe që ky shtet, u mohon dhe u
nëpërkëmb sot, shqiptarëve edhe të drejtat me elemntare që
duhet të gëzojë një popull në botë. Në Mal të Zi, shqiptarët
nuk kanë asnjë të drejtë, perderi sa ndaj tyre ushtrohet dhuna
dhe terrori policorë. Madje edhe më e keqja qëndron se ky
shtet , shqiptarët kërkon t'i indetifikojë me terrorizmin, e
gjithëçka epitetesh.
|
|