| |
DEKLARATA E
KRYETARIT TË UDSH-së, FERHAT DINOSHA SE MALI I ZI DUHET TA
NJOHË PAVARËSINË E KOSOVËS NË MAJ SHKAKTON REAGIME TË NDRYSHME
postuar: 06.05.2008
Partitë joshqiptare kundër
Dinoshës
Podgoricë
- Partitë politike në Mal të Zi janë të ndara sa i përket
çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo vërehet
qartë nga reagimi ndaj deklaratës së kryetarit të UDSH-së,
Ferhat Dinosha se Mali i Zi duhet ta njohë pavarësinë e
Kosovës në muajin maj.
"Mali i Zi duhet ta njohë në maj pavarësinë e Kosovës për
shkak të simbolikës që ka ky muaj për shtetin malazez", ka
deklaruar Dinosha në një intervistë për gazetën "Vijesti".
Sipas tij, Mali i Zi po definohet shpejt si kandidat serioz
për integrime europiane dhe euro-atlantike, ndërsa njëri prej
kushteve që të arrihet atje shpejt është edhe çështja e
raportit ndaj pavarësisë së Kosovës.
Por deklarata e Dinoshës ka hasur në kundërshtim nga PDS-ja,
aleate e UDSH-së në qeveri.
"Njohja e pavarësisë së Kosovës në këtë moment nuk është
prioritet", ka thënë Miodrag Vukoviq, funksionar dhe deputet i
PDS-së në Parlament.
Ai ka thënë se Mali i Zi nuk duhet të shpejtojë me këtë
çështje dhe duhet tzi kushtojë kujdes ruajtjes së interesave
të tij, sidomos ambicieve të tij europiane dhe euro-atlantike.
Deklarata e kryetarit të UDSH-së ka hasur në kundërshtimin
edhe të Partisë Liberale. Kryetari i kësaj partie, Miodrag
Zhivkoviq, ka thënë se "Mali i Zi duhet të presë akoma me
njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe këtë duhet ta bëjë ndër të
fundit".
Ai ka thënë se nuk pajtohet fare me deklaratën e Dinoshës dhe
se Mali i Zi duhet të jetë shumë i vëmendshëm sa i përket
kësaj çështjeje.
"Definitivisht nuk duhet të shpejtojmë me njohjen, sepse
marrëdhëniet e Serbisë dhe Malit të Zi janë shumë komplekse
dhe specifike. Duke marrë parasysh këtë situatë, Mali i Zi
duhet të jetë maksimalisht i vëmendshëm dhe të presë, duke
pasur parasysh që me këtë njohje të prishë sa më pak
marrëdhëniet me Serbinë", ka theksuar Zhivkoviq.
Ndërsa Lista Serbe e ka vlerësuar deklaratën e kryetarit të
UDSH-së si qëndrim të regjimit dhe si provokim të popullit
serb në Mal të Zi.
"Serbët e Malit të Zi dhe Lista Serbe nuk do ta njohin kurrë
një "krijesë të tillë". Jemi thellësisht të bindur se njohja
eventuale e të ashtuquajturit shtet të Kosovës, nga Podgorica
zyrtare, nuk do tzi sjellë asgjë të mirë Malit të Zi", ka
deklaruar funksionari i Listës Serbe, Jovan Vuçuroviq. (i.k.
Koha Javore)
|
|