NË TIVAR U ORGANIZUA KAMPIONATI BALLKANIK NË BODI-BILDING postuar: 06.05.2008

Nosh Vulaj - i bronztë!

Djaloshi nga Malësia, Nosh Vulaj (bodi-bilding) është fitues i medaljes së bronztë në kampionatin ballkanik ( të 17-tin) organizuar javën e kaluar në qytetin bregdetar- Tivar. Pas këtij suksesi të arritur, Vulaj u kualifikua në Kampionatin Europian, që sipas të gjitha gjasave do të mbahet në Barcelonë të Spanjës në shtator të këtij viti.
Nosh Vulaj edhe më parë ka qenë fitues i medaljeve në kampionatet e ndryshme të Europës.

Javën e kaluar, në Tivar u mbajt Kampionati Ballkanik në Bodi-bilding, në të cilin morën pjesë përfaqësues të 9 shteteve - Shqipëria, Turqia, Hungaria, Bullgaria, Serbia etj., por për herë të parë edhe kombëtarja malazeze. Në këto gara prestigjoze morën pjesë 150 garues.
Në këtë kampionat Nua Vulaj është fitues i medaljes së bronztë, çka për të paraqet një sukses të madh. "Kjo është e hera e parë që në Mal të Zi organizohet një kampionat i këtillë. Konkurrenca ka qenë mjaft e fortë dhe me suksesin e arritur në Tivar jam i kënaqur", thotë Noshi, duke falënderuar dhjetra simpatizues që kanë shkuar në Tivar për t`i dhënë mbështetje. Këtë sukses ai e arrin pas një pauze dyvjeçare.
"Kupa e fituar nga Shoqata Sportive "Besa" në dhjetorin e vitit të kaluar më ka motivuar edhe më tepër që të vazhdoj me këtë sport mjaft të mirë dhe të shëndoshë për trupin". Ai njofton se për tre muaj përgatitje i është dashur të marrë deri në 5000 kalori ushqim, kurse brenda përgatitjeve në të gjitha pjesët e trupit ai ka ngitur prej 8000-10000 kg peshë. Vulaj falënderon Firmën "Albino", si dhe zotërinjtë Pal Dreshaj dhe Alen Islamin për përkrahjen që i kanë dhënë.
Nosh Vulaj tash 28 vite merret me bodibillding. Në vitin 1987 ka qenë kampion i Malit të Zi, ndërsa në kampionatin mister Roma organizuar në vitin 1996 kurërzohet me medalje të argjendt, kurse një vit më vonë po në Itali zë vendin e katërt. Përveç kësaj, Vulaj është pjesëmarrës edhe i shumë garave tjera internacionale. (rr.d. Koha Javore)

 

 
 


© Copyright 
2000 , 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malësia
Të gjitha te drejtat e rezervuara.