Dy medalje të argjendta për boksierët kosovarë në Podgoricë postuar: 03.005.2008

 

Përfaqësuesja e Kosovës u prezantua me dy boksierë dhe një gjyqtarë në turneun ndërkombëtar "Trofeu i Podgoricës 2008" në Malte Zi.
 

Në këtë turne morën pjesë 7 shtete: Rusia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Sllovenia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova. Boksieri në kategorinë 69 kg. Fadil Beqiri në gjysmëfinale mundi boshnjakun Savo Babiq, kurse në finale u takua me boksierin më të mirë të Malit të Zi, Bojan Peshiq, ku tregoi një boks shumë të mirë dhe cilësor dhe duartrokitej nga shikuesit e pranishëm. Dhe kur pritej se në fund do të fitojë boksieri kosovar, gjyqtarët e vlerësuan meçin në të mirë të boksierit malazez, me rezultat 3:2. Me këtë rast të gjithë të pranishmit në sallë fishkëlluan për padrejtësinë që ju bë biksierit kosovar, por ky vlerësim i gjyqtarëve nuk çuditi, pasi 3 gjyqtarë ishin nga Serbia, 1 nga Kosova dhe një nga Bosnja e Hervegovina. Boksieri tjetër kosovar që u kualifikua direkt në finale ishte Skënder Maloku 91 kg i cili humbi nga boksieri malazias, Marko Radonjiq. RTK

 

 

 

 

 
 


© Copyright 
2000 , 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malësia
Të gjitha te drejtat e rezervuara.