| |
Mergata shqiptare ne Amerike, behet gati per proteste për
lirimin e të burgosurve politik, që mbahen ende në burgjet
famëkeqe të Podgoricës
postuar: 06.05.2008
BEQIR
SINA, New York
Të marrim në
mbrojtje shqiptarët e burgosur në një proces të montuar
krejtësisht politik
nga ana e pushtet mbajtësve në Mal të Zi.
Dag Hammarskjold Plaza - OKB : Të gjithë në
demostratë, për lirimin e
pa kusht të burgosurve politik shqiptar në Mal të Zi,
demostratë kjo që mbahet
më 9 Maj - ditën e premte para selisë së Kombeve të Bashkuara
në New York.
Sheshi i shqiptar i demostratave, Dag Hammarskjold Plaza(këndi
47 st. dhe
1-Ave) në orën 10 të paradites, do të jetë vedi ku shqiptarët
e Amerikës, e kanë
zgjedhur për të protestuar, për lirimin e të burgosurve
politik, që mbahen ende
në burgjet famëkeqe të Podgoricës.
Këshilli organizues i Mërgatës Shqiptare, i cili përfshin
grupe shqiptarësh, nga të gjitha anët e
Mal të Zi, ku jetojnë shqiptarët, atje, i ka bërë thirrje sot,
me anë të
mendjes shqiptaro - amerikane, komunitetit shqiptarë e
mërgatës shqiptare në
Amerikë, se më më 9 Maj - ditën e premte, para selisë së
Kombeve të Bashkuara në
New York, sheshi i shqiptar i demostratave,
Dag
Hammarskjold
Plaza
(këndi 47 st. dhe
1-Ave) në orën 10 të paradites deri në orën 2 padreke, është
vendosur të mbahet
një protestë paqësore me motivin :" Të marrim në mbrojtje
shqiptarët e burgosur
në një proces të montuar krejtësisht politik nga ana e pushtet
mbajtësve në Mal
të Zi."
Kjo demostratë, ka për qëllim demostrimin e vullnetit të
përbashkët duke shprehur botërisht
pakënaqësinë dhe revolëtën ndaj politikës antishqiptare që po
ndiqet nga
Podgorica, politik kjo e cila është vazhdimësi e keqtratimit
të burgosurve
politik me procedura antijuridike dhe si raritet në gjyqësorin
botëror që nga
maji i vitit 2006.
Këshilli organizues i Mërgatës Shqiptare, i cili ka marrë
përsipër këtë protestë, në
dekleratën për medien këtu në SHBA-së, thotë se "Duke
demostruar në djepin e
demokracisë botërore, këtu në SHBA, pranë OKB-së, duhet ta
njohim opinionin
mbarë botëror; se shqiptarët e burgosur janë pjesë e popullit
autokton në trojet
e veta, popull ky i cili dëshiron lirinë dhe paqën. Pra, duan
t'i gëzojnë liritë
dhe të drejtat njerëzore si çdo popull nën ombrellën e
civilizimit evropian,
qofshin këto shumicë apo edhe pakicë.
Aksioni i montuar i Podgorices kundra shqiptarve
10 shtatori 2006 ishte dita qe duhej te mbaheshin zgjedhjet
parlamentare dhe lokale ne
Mal te Zi.
Dy dite para shenimit te 5 vjetorit te
11 shtatorit-aktit
terrorist ne SHBA, me daten 9 shtator 2006, u arrestuan 17
shqiptare .Keshtu
Republika Malazeze, perkatesisht policia, ne treven e
Tuzit-Malesise pikerisht
ne kete date zhvilloi aksionin e ashtuquajtur "Fluturimi i
Shqiponjes", i
cili si rezultat pati arrestimin e 17 personave, malesore, dhe
bastisjen pa
leje te shume shtepiave dhe keqtrajtimin e qytetareve deri
edhe ne moshen 80
vjecare.
Gjithcka u krye gjoja ne kerkim te nje grupi te organizuare
terrorist. Sipas
deshimtarve thuhet se per cudi te gjithe te arrestuarit, qe me
pas u shpallen
terroriste u arrestuane ne dhomat e tyre te fjetjes, prane
bashkeshorteve dhe
femijeve te vegjel dhe asnjeri nga ata nuk u mbrojt me force.
Poashtu ne
bastisjet e shtepiave u zbuluan vetem arme te ftohta si thika,
pistoleta, gaz-maske, disa ombinezone ushtarake qe mund te
blehen edhe ne tregun
e lire dhe disa revista si Zeri i Shna Ndout, Beselidhja e
Malesise, dhe libri
kushtuare vellezerve Lucaj - qe para gati 20 vjetesh u
likuiduane nga njerezit e
UDB-se, sherbimit policor te ish "Jugosllavis" e cila u
shkerrmoq dhe nuk
egzistone me.
Armet tjera si automatike, pushke te vjetra, mitraloza dhe
bomba dore u gjeten ne nje
shpelle ne fshatin Koje e Kuci,t ne piken me te larte veriore
te Malesise. Me
pretendimin e Podgorices, se "terroristat" keto i kishin
pregaditur
per perdorim ne rastin e duhur. Nderkohe te dielen, me 10
shtatore u mbajten
zgjedhjet dhe per cudi partite pushtetare qe fituane
perqindjen apsolute ne
nivelin republikan ne qendrat shqiptare, pra ne nivelin lokal
i humben
zgjedhjet.
Kjo ndodhi per here te pare. Nderkohe, policia malazeze
deklaroi se e kapi "grupin
terrorist" qe per qellim kishin likuidimin e disa qytetareve
shqiptare nga e
njejta treve, si dhe shkatrrimin e disa objekteve fetare,
historike dhe
kulturore, por ata nuk ceken as personat dhe as objektet me
emer. Po ashtu ata
grupin e akuzuan edhe per lidhje me AL-QAIDA-n. Ata po ashtu
thane se aksioni
eshte zhvilluare ne bashkepunim me policine e shqiperise
SHPK-ne e Kosoves dhe
UNMIK-un, qe te te tri keto institucione me pase e mohuan
zyrtarisht kete
deklerat.
Shqiptaret ne Malesi jane shprehur te ndergjegjeshem se ky
aksion ka
patur vetem nje qellim, presionin ndaj shqiptareve qe te mos
votojne partite
shqiptare, e ndoshta edhe shkaktimin e ndonje incidenti
nderfetare e qe me pas
policia do te nderhynte duke rrahur arrestuare e ndoshta edhe
duke vrare, gjoja
se po i shpeton shqiptaret nga velllavrasja. Por kjo shkaktoi
kunderefekt-shqiptaret te qete dhe te vetdijshem votuan per
vehten e vet si
asnjehere.
Po
ashtu te gjitha
subjekte shteterore malazeze perkrahen aksionin e me ta edhe
ndonje
parti-shqiptare. Ndersa te gjithe lideret e tjere shqiptare
akuzuane
qeverine malazeze per provokim dhe dhune ndaj shqiptareve, nje
dite para
zgjedhjeve.
|
|