| |
Procesi: ''Vėrtetimet
nė kundėrshtim me kodin penal'' 15.09.2007
Procesi gjyqėsorė
vazhdoi edhe tri ditėt e fundit. Pasi fillimisht u morėn nė
pyetje dy deshmitarėt, e qė mohuan lidhjet dhe dijenitė e
tyre pėr organizim tė akteve terroriste, procesi vazhdoi me
leximin e fletave zyrtare tė hartuara nė qėndrėn e sigurisė
nė Podgoricė nė lidhje me gjėrat e sekuestruara pėrkohsisht
tek tė pandehurit.
Gjykatėsi Radomir Ivanoviq, lexoi kėto vertetime, pėr tė
pandehurit, Anton Sinishtaj, Gjon Dedvukaj, Sokol Ivanaj,
Gjergj Ivanaj, Mark Ivanaj dhe Nikollė Lekoēaj. Dy tė fundit
mbrohen nga liria.
Tek Anton Sinishtaj, ishin gjetur, sipas kėtyre fletave
zyrtare disa pushkė dhe municion si dhe ''Ditari'' famoz. Nė
vertetime qėndronin numra tė njėjtė rendor njėkohsisht qė
ishin hartuar disa sish me pėrmbajtje tė njėjtė.
Anton Sinishtaj sqaroi se armėt e gjetura nė shtėpinė e tij,
e qė ėshtė pronsi e babait tė tij, nė pronėsi tė tij janė dy
pushkė gjuetie dhe njė pistoletė, ndėrsa pushka qė ishte e
evidentuar si M48, sqaroi se ėshtė armė trofe M1924.
Ky fakt tregon se hartuesit kėto vėrtetime i bėnė me
shpejtėsi ndėrsa numrat e njėjtė nė to tregojnė dhe shfaqin
dyshimin se nė to ka mundur tė shtohet gjė. Ndėrkoh pėr
armėt e gjeura nė Kshevė Antoni tha se nuk janė tė tij por
ishte i detyruar tė fotografohej pranė tyre.
Vėrejtjet e avokatėve ishin se praprakisht kur janė zbuluar
kėto armė ėshtė dashur tė sigurohet vendi i ngjarjes dhe tė
ftohen ekspertėt pėr tė hulumtuar gjurmet.
Nė shtėpinė e Gjon Dedvukaj ishin marrė veshje, fotografi,
kalendarė, flamuj e shall me simbole kombtare. Kjo shkakton
njė konfuzion sepse kėto gjėra nuk mund tė jenė rekuizitė
terroristėsh. Pistoleta e gjetur tek aj ishte nė pronsi tė
babait tė tij. Edhe te Sokol Ivanaj gjetėn dy pushkė,
ushqime dhe gjėra amvisrie pėr tė cilat prokuroria thotė se
ishin pėrgaditur nė shpellė pėr tu mėshehur aty. Edhe nė
kėtė rast kishte tė hartuar disa vėrtetime kėshtuqė shtrohet
pyetja mos edhe nė kėtė rast nė vertetime janė shtuar gjėra.
Tek Gjergj Ivanaj, Mark Ivanaj dhe Nikollė Lekoēaj pothuajse
nuk ishte gjetur asgjė qė korrespodon me terrorizmin. Nė
shtėpinė e Sokol Ivanajt nė Malin e Kakarriqit ku Sokoli
ndėrtonde shtėpinė sipas dokumenteve policore ishin gjetur
dy pushkė dhe 11 bomba dore, e qė ato mveshėn Gjergj
Ivanajt. Vet i pandehuri tha se kjo nuk ėshtė e vėrtetė
sepse kjo nuk ėshtė shtėpia e tij, ndėrsa kur policėt mė
sodhėn aty, pasi nė shtėpinė time nuk gjetėn gjė, mė
detyruan tė fotografohen me to ndėrsa kur u afruam te dera e
hymjes ajo ishte e shpėrthyer, kėshtuqė egziston mundėsia qė
pasi shpėrthyen derėn vetė i vendosėn armėt aty me qellim qė
edhe mua tė mė lidhin me to dhe me akuzėn.
Vėrejtjet e avokatėve mbrojtės ishin se vėrtetimet janė
hartuar nė kundėrshtim me ligjin dhe kodin penal. Nė
vėrtetime kishte mangesi si numri i njėjtė rėndor, sigurimi
i dėshmitarėve, lėnja e kopjes sė gjėrave tė sekuestruara
familjarėve, mėnyrėn e hartimit tė tyre e shumė ēėshtje
tjera. Ndaj ēdo vėrtetimi avokatėt mbrojtės kishin tė
njėjtat vėrejtje.
Procesi vazhdon nė fund tė muajit.
|
|