| |
Procesi
Gjyqėsor vazhdoi me deshmitarėt e parė tė gjykatės
12.09.2007
Vazhdoi procesi gjyqėsor kundėr Shqiptarėve
tė arrestuarė shtatorin e vitit tė shkuarė e qė aktakuza i
ngarkon pėr shkelje tė rendit kushtetues. Nė seancėn qė
filloi dje para trupit gjykues dolėn dy deshmitaret e parė
tė ftuar nga ana e gjykatės. Kėta ishin Dil dhe Ivan Ivanaj.
Qė tė dy deshmitarėt deklaruan se qėndrojnė pas deklaratave
tė dhėna nė gjykatėn e Podgoricės nė shtatorin 2006. Tė
akuzuarit ngarkohen me qellim tė inicimit tė kryengritjes sė
armatosur me qellim tė krijimit tė territoreve autonome tė
banuara me Shqiptarė.
Dilė Ivanaj tha se asnjėher qė nga viti 1951 nė shtėpinė e
Ivanajve, pra qėkurerdhi nuse, nė shtėpinė e Ivanajve nuk
kishte ardhur policia asnjėher, ndėrsa pėr armėt nuk kam
ndėgjuarė edhe as i kam parė kurrė. Tė njėjtėn gjė pohon
edhe Ivan Ivanaj. Gjatė kėtij procesi gjyqėsorė gjykata
lexoi edhe vertetimet mbi armėt dhe sendet e sekuestruara
gjatė bastisjeve tek i akuzuari Anton Sinishtaj ndėrsa
avokatėt e mbrojtjes vėrejtėn se gjatė kėtij procesi ka
pasur disa shkelje tė ligjit.
Nė vertetime nuk qėndron nėnshkrimi i deshmitarėve tė
bastisjes, vertetimi nuk i ėshtė dhėnė pales tjetėr, dhe as
qėndrojnė sqarimet pse nuk u bėnė kėto. Sipas Kodit Penal,
kėto pika duhej tė respektoheshin.
Sipas avokatėve kėto vertetime nuk kanė bazė juridike
kėshtuqė nuk mund tė pėrdorėn pėr bazimin e aktakuzės.
|
|