| |
Holanda i vjedh fitoren Shqipėrisė.
Gjyqtari Rili anullon nje gol te rregullt
Nuk
mundėm tė krijonim njė tjetėr mbrėmje tė madhe, edhe pse
dhamė gjithēka. Njė humbje e pamerituar. Barazimi ishte mė i
drejtė. Ne luajtėm shumė mirė nga pikėpamja taktike dhe
luftarake. Mė erdhi keq pėr humbjen, - tha trajneri Oto
Bariē, nė fund tė ndeshjes. Nuk e kuptoj se pėrse u anulua
goli.
Njė ndėshkim qė erdhi atėherė kur tė gjithė ne prisnim tė
merrnim rezultatin e pestė rresht pozitiv dhe barazimin e
katėrt nė tetė takimet. Fitorja minimale e Marko Van
Bastenit (gati nė ekstazė kur Rud Van Nistelroi nė minutėn e
91) nuk ishter produkt i lojės sė yjeve tė tij, por ashtu si
nė Amsterdam njė vit mė parė, me ndihmėn e arbitrit. Nėse
izraeliti Aron Jefet nė ndeshjen e parė kundėr tulipanėve
nuk dha tė paktėn tri penallti tė pastra, anglezi Rili, nė
takimin e dytė kundėr tyre, anuloi njė gol krejtėsisht tė
rregullt tė shėnuar nga mbrojtėsi Mario Melshiot nė portėn e
tij, nė fund tė pjesės sė parė. Gjithsesi kjo mund tė quhet
njė tjetėr gafė e tij
Nuk ėshtė rezultat i merituar, pasi Shqipėria luajti shumė
mirė pėrballė njė kundėrshtari tė madh. Shqipėria krijoi
shumė raste, - pohoi Bogdani, pas pėrfundimit tė takimit.
Barazimi ishte mė i drejtė. Shqipėrisė nuk i mungoi asgjė.
Njė pjesė e parė e madhe e ndėrtuar me zgjuarsi nga tekniku
i Shqipėrisė, Oto Bariē dhe e ekzekutuar nė mėnyrė perfekte
nga tė tė gjithė lojtarėt. Kronika flet tėrėsisht pėr
kuqezinjtė. Nga minuta e parė, kur luajtėm topin e parė.
Duro merr faullin e parė, ndėrsa nė minutėn e 7-tė,
Shqipėria ishte pranė golit, kur Bogdani goditi fuqishėm njė
top brenda zonės tė vogėl, qė u pėrplas nė trupin e Andre
Oter. Nė fushė fillojnė tė shfaqen dulet e para: Kristi
Vangjeli- Robin Van Persi, Debatik Curri- Rud Van Nistelroi
dhe Lorik Cana-Uesli Shnajder. Mbrojtėsi i Arisit tė
Selanikut, Vangjeli, njė nga mė tė mirėt nė fushė, doli
fitues nga sulmuesit tė Arsenalit, Robin Van Persi.
Nė minutėn e 26-tė Duro tmerron tė gjithė tifozėt holandezė
kur qeth shtyllėn pingule. Nė tė 40 ėshtė radha e Bogdanit
qė rrezikoi portėn e Van Der Sarit. Kulmi i pjesės sė parė
ishte goli i anuluar me tė padrejtė nga gjyqtari anglez Rili,
kur mbrojtėsi Mario Melshiot nė tentativė pėr tė larguar
topin shėnoi me kokė njė autogol. Por, anglezi thotė jo. Nė
mėnyrė tė padrejtė Aq sa Oto Bariē nė pėrfundim tė pjesės sė
parė, protestoi ashpėr ndaj qyqtarit anglez.
Pjesa e dytė nisi me Alban Bushin nė vend tė Kapllanit, i
cili nuk shfaqi asgjė nga reporteri i tij. Nė tė 69 Duro i
lė vendin Haxhit. Loja merr tė tė tjera ngjyra. Rrezikojmė
mė shumė, jemi mė afėr portės. Por, Cana, nė njė mbrėmje
shumė tė lodhshme dhe nervoze, ndoshta dhe nga mbulimi i
rreptė i Shnajderit humbi logjikėn dhe nė tė 87 ndėshkohet
me karton tė kuq. I panevojshėm. Njė gjest i tepruar i
mesfushori tė Marsejės ndaj Van Nistelroi. Si pėr tė ndjellė
minutėn fatale 91. Golin e Holandės. Atėherė kur tė gjithė
prisnin fishkėllimėn e anglezit Rili. Xhon Van Bronkost
rrėmbeu njė top nė tė majtė tė sulmit tė holandezėve, kaloi
Dallkun, u fut nė zonė duke i dhėnė njė pas tė artė Rud Van
Nistelroit, qė midis Dedes dhe Currit lėshoi diagonalisht
topin drejt portės, pėr tė thyer pas katėr ndeshjes Arjan
Beqaj, i cili ishte nė njė tjetėr ditė tė mirė.
Historia kundėr Shqipėrisė
Shqipėri-Holandė, njė pėrballje qė u rikthye nė Tiranė pas
43 vjetėsh, kur pėr herė tė parė dhe tė fundit nė Qemal
Stafa (atėherė gjysma e kėtij aktual) dy ekipet u ndeshėn
mė 25 tetor 1964. Ballafaqimet me tulipanėt kanė qenė
gjithmonė tė hidhura: katėr ndeshje, katėr humbje.
Kėshtu ndodhi edhe nė takimin e parė, mė 24 maj 1964, kur
Shqipėria humbi 2-0 nė Fejėnord, pėr eliminatoret e
Kampionatit Botėror Angli 1966, kur pas mbyllėm pjesėn e
parė nė barazim 0-0, pėsuam dy gola brenda katėr minutave:
Shrijvers (48) me penallti (e dyshimtė sipas portierit tė
pėrfaqėsueses sonė, nė atė takim, Mikel Janku) dhe Muler nė
tė 52.
Edhe nė ndeshjen e kthimit, mė 25 tetor 1964, humbėm me tė
njėjtin rezultat 2-0, por kėsaj radhe holandezėt shėnuan
golin e parė, tri minuta pas fillimit tė takimit (Van Nee,
3) dhe golin e dytė, tri minuta para pėrfundimit tė
ndeshjes (Geurtsen, 87). Nė takimin e tretė tė zhvilluar nė
Amsterdam, mė 11 tetor 2006, pėr eliminatoret e Kampionatit
Europian 2008, tradita nuk ndryshoi: pėsuam dy gola, (tė
parin e shėnoi Van Persi), ndėrsa tė dytin e pėsuam me
autogol (Nevil Dede), por nė ndryshim nga dy ballafaqimet e
vitit 1964, nė takimin e tretė kundėr tulipanėve shėnuam
me anė tė Debatik Currit golin e nderit.
Takimi i djeshėm, i katėrti kundėr Holandės duhet tė
pėrfundonte tė paktėn nė barazim 0-0. Por fati nuk e desh,
madje as arbitri anglez Majk Rili. Gol i anuluar pėr
Shqipėrinė nė pjesėn e parė dhe njė gol fatalisht i shėnuar
nga Holanda nė minutėn e 91, nga sulmuesi i Realit tė
Madridit, Rud Van Nistelroi.
Jashtė fushės
Atmosfera - Shqipėri, Shqipėri!. Kėto ishin
thirrjet e zakonshme nė gjatė gjithė ditės sė djeshme nė
Tiranė. Ethet e ndeshjes sė shumė pritur Shqipėri-Holandė,
sė pari nisėn jashtė stadiumit. Kryeqyteti shqiptar u
shndėrrua dje nė njė pikė referimi pėr gjithė shqiptarėt
kudo nė botė, dhe pėr mė tepėr pikėtakim krenarie i tė
gjithė tifozerisė kuqezi tė ardhur nga tė gjitha rrethet e
Shqipėrisė, por dhe nga Kosova e Maqedonia. Atmosfera ishte
e kėndshme, emocionet tė mėdha. Shqipėri, Shqipėri!. Tė
gjithė me shpresė te fitorja. Tė uruar nė tė gjitha
dialektet e shqipes.
Tifozėt Tė zjarrtė. Tė zhurmshėm. Tė ngjirur. Tė
nxehur nė kulm kundėr Holandės. Njė rast qė nuk pėrsėritet
shpesh. Tė veshur kuqezi pėr tė sfumuar ndonjė njollė
portokalli ata ishin dekori mė i bukur i Tiranės. Nė njė
ditė tė ngrohtė si ajo e djeshmja. Tė gjithė nė aventurėn
pėr tė qenė pjesė e ndeshjes, tė paktėn nė rrugė. Qemal
Stafa, nuk mund tė pranojė mė shumė se 10 pėr qind tė atyre
qė dje manifestuan nė rrugėt kryesore qė tė ēonin drejt
Stadiumit Kombėtar. Shumė e kishin ėndėrruar njė biletė. Por,
edhe pa tė, u mjafton tė dėgjojnė jehonėn qė vjen nga
stadiumi pėr tu treguar Ultras kuq e zi deri nė pritje tė
pėfundimit tė takimit. Kalimi i autobuzit tė Kombėtares pėr
tė ēuar futbollistėt nė stadium i ēmendi tė gjithė. I
pėrshendėtėn tė gjithė lojtarėt duke treguar njė gisht lart,
si shenjė 1-sh, atė tė fitores.
Cana Fanellat me emrin e njėrit prej lojtarėve mė
tė dashur tė Kombėtares, mesfushorit Lorik Cana, ishin edhe
mė tė shumtat nė dyqanet e rrugės. Nuhatje ekspertėsh tė
tregut dhe njohės tė filozofisė sė tifozėve. Mė jep njė
Cana!, - ishte njė kėrkesat e pėrsėritura dhjetra herė.
Rivaliteti me mesfushorin e Marsejės, e bėnte vetėm Bogdani,
por jo Erioni nė fushėn e lojės, por fanela mė emrin
Bogdani me numėr 22, edhe pse ato ishin thjesh disa
imitime Umbro, tė kushedi kujt kompanie turke apo kineze.
Gjithsesi ia vlente ta koleksionojė njė. Qoftė edhe pėr fat
nė ndonjė ndeshje kalēetoje.
Holandezėt- Shifrat e para bėnin fjalė pėr
rreth 500 tifozė holandezė. Paraditen e djeshme tė
shpėrndarė nė rrugėt e kryeqytetit dukeshin tė paktė, ashtu
nė grupe tė vogla. Tė veshur nė ngjyrėn e tyre tradicionale,
portokalli, ata konsumuan sasi tė pafundme birre nė lokalet
kryesore tė bllokut (lum pronarėt e lokaleve), ndėrsa
pėrqendrimi mė i madh i tyre ishte pranė Taivanit. Qejflinj
tė mėdhenj holandezėt. Tė mėsuar nė ndjekje tė Kombėtares sė
tyre. As duan tia dinė se ku janė: nė Romė, Paris, Berlin,
Londėr apo Tiranė. Mbeten njėlloj. Tifozė. Ēuditėrisht
shumica e tifozėve tė tulipanėve ishte nė njė moshė jo
fort tė re. Midis tyre edhe ultrase femra, por dhe ndonjė
qė ecte me ndihmėn e njė paterice. Tė ēmendur pas futbollit.
A.S.SH. |
|