|
Monografia ėshtė
njė hambar njohurish pėr shqiptarėt e Malit tė Zi
nga
BEQIR SINA, Nju Jork
Monografia "Nė njė cep tė Ilirisė" me vlerat e saj tė shumta
shkencore dhe kulturore ėshtė njė botim i dobishėm, qė ka ardhur nė
kohėn e duhur.
BRONX -
NEW YORK : Monografia e Shqiptarėve nė Mal tė Zi, Nė njė cep tė
Ilirisė, tani pasi pati promovimet nė Prishtinė, nė Malėsi si dhe nė
Ulqin, mbrriti edhe nė SHBA-ės, dy vendqendrimet mė tė mėdha tė
shqiptarėve nga Mali i Zi, Nju Jorkun dhe Detroitin. Shoqata Malėsia e
Madhe organizojė promovimin e ketij libri nėn moderimin e zotit Naser
Ēobaj anėtarė i bordit tė SHMM-ės. Biznesmen, gazetarė, kritikė,
shkrimtarė, poetė, avokatė, lider fetarė, pėrfaqėsues shoqatash e
organizatash, studentė e adhurues tė librit, autori e redaktori i kėsaj
monografije Dr.Prof. Anton Kolė Berishaj si dhe familja e tė ndjerit
Pashko Nikoll Gjokaj, qė beri te mundshėm realizim e ketij libri me
ndihmėn e tij financiare, morėn pjesė nė kėtė promovim nė lokalin
"Eastwood Manor" Bronks - Nju Jork.
Vlersimi i librit ishte pozitiv ku edhe u konsiderua si
enciklopedi e shqiptarėve ne Mal te Zi
Promovimin e mbajtur nė New York, nė Eastwood Manor, Bronx ,
organizuar nga Shoqata Atėdheu na Bashkon, ku morėn pjesė rreth 150
vetė, e ka hapur zoti Naser Ēobaj. Tė nderuar Zonja dhe Zotėrinj,
tha Ēobaj :' Nė emer tė familjes Gjokaj, Lėvizjes Athdheu na
Bashkon dhe emrin tim personal ju uroj miresardhje. Sot, jemi
mbledhur kėtu ti japim mirėnjohje punės sė Prof. Dr. Anton Berishės,
dhe penave tė dietarėve tonė tė shquar, tė cilėt me ndihmėn
financiare, dhe tė pa kursyer, tė ndjerit Pashko Nikollė Gjokaj, i
cili e ka vlerėsuar historinė e shkruar, kan nxjerre nė dritė
monografinė Nė njė cep tė Ilirisė. Botim qė lirisht mund tė
identifikohet si njė ndėr gur themelet e kėshtjellės sė identitetit
tonė etnik.
Kjo vepėr jo
rastėsisht vjenė nė kohėn kur populli shqiptarė nė trevat e veta
nė Mal tė Zi ballafaqohet me njė fortun tė ashpėr tė asimilimit
Kulturor, Gjuhėsor dhe Ekonomik, shpresoj qė ky libėr do tė
ndihmoj nė ngritjen e vetėdijes tonė kombėtare, e cila sipas
anketave tė institucioneve ndėrkombėtare nė Mal tė Zi ėshtė nė
njė nivel shumė tė ulėt, rreth 40%, ndėrsa e Malazezėve dhe e
Serbėve nė Mal tė Zi ėshtė rreth 90%.Poashtu shqetėsuese pėr ne
kohėve tė fundit duhet tė jetė strategjia e e studiusve Malazez
nėpėr media, pėr pėrvetėsimi e pasurisė sonė arkeologjike si
element tė identifikimit tė shtetit tė posaformuar Malazez, dhe
jo njohja e saj si pronė e identitetit tonė Ilir, e cila duhet
tė jetė e pakontestueshme.
Besoj qė ky rrezik do tė jet njė inspirim pėr studiuesit tonė
pėr punė edhe tė mė tutjeshme hulumtuese, e cila duhet tė sjedh
te shqiptarėt ndjenjėn e krenarisė kombėtare, dhe ndalimin e
ndėrrimtit tė identitetit nėpėrmes gjuhės apo fesė. Kėto
hulumtime duhet tė ketė mbėshtetjen e pa rezervė tė popullit dhe
shtetit shqiptar.Poashtu dua tė theksoj se Profesor Berisha me
monografinė e cila paraqet njė sintezė tė lėmive tė ndryshme, ka
krijuar njė udhėrryfyes tė metodės sė punės, tė cilėn partitė
shqiptare nė Mal tė Zi duhet ta aplikojnė si parim nė punėn e
tyre tė mėtutjeshme, se avancimi i ēėshtjes kombėtare bėhet
vetėm kur kapacitetet intelektuale janė tė bashkuara, ka
pėrfunduar z. Naser Ēobaj.
Nė mesin e kėsaj audience, pėr ta nderuar kėtė vepėr
organizatori ftojė tė referojė edhe Prof. Dr. Agron Ficon, i
cili punoi pėr 50 vite nė Univerzitetin e Tiranės dhe ėshtė
Nėnkryetar i Akademisė Shqiptaro-Amerikane e Shkencave.
Prof. Dr. Agron F. Fico, i bėri njė "operacion" tė thellė librit,
me njė reflektim qė u ndoqė me vemendje tė madhe nga tė
pranishmit. Monografia "Nė njė cep tė Ilirisė", ceku nė fillim
tė reflektimit tė tij z Fico, pėrgatitur pėr botim dhe redaktuar
nga Prof. Dr. Anton Kolė Berishaj, ėshtė njė botim me rėndėsi,
ėshtė njė arritje jo vetėm akademike, por dhe njė kurorė nderimi
pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi. Libri mbart, nė njė vėshtrim
tėrėsor, tiparet e njė vepre bashkėkohore nė trajtimin e njė
larmie temash. nė njė hark kohor, nga lashtėsia deri nė ditėt e
sotme. Botimi tha Fico, duhet parė me kėndvėshtrim
mbarė-shqiptar. Ai hteksojė se:"Moderatori i saj, Prof. Dr.
Berishaj, e ka strukturuar veprėn si njė mozaik shkencor, qė
varion ndėr disiplina tė ndryshme. Kjo ndėrthurje ka tė
pėrbashkėt ndiēimin objektiv dhe faktik tė jetės dhe tė bėmave
tė shqiptarėve tė Malit tė Zi, si pjesė organike e gjithė kombit
shqiptar. Nė kėtė pikėpamje, nga "cepi i Ilirisė" ai ēvendos
kėndvėshtrimin "nė qendėr tė Ilirisė", pra e ka bėrė objekt tė
krejt Ilirisė moderne, e ka bėrė mbarė-shqiptare.
Kjo monografi ka pėrmasa tė gjera, ajo ka rėndėsi kombėtare.
Monografia jo vetėm pasqyron historinė dhe kulturėn e kėtij
komuniteti shqiptar, por edhe energjizon krenarinė dhe
dinjitetin e ēdo bashkėkombasi. Mendoj se libri nxjerr nė pah
idenė se, shqiptarėt e Malit tė Zi kanė qenė dhe janė pjesė e sė
tėrės, ata janė bashkėautorė tė ngjizjes sė kombit
pellazgo-iliro-arbėresho-shqiptar.
Monografi me larmi ndėrdisiplinoreLarmia ndėrdisiplinore:
histori, filologji, etnokulturė, besime fetare, publicistikė dhe
trajtimi specifik i temave tė ndryshme, lehtėson perceptimin
aktiv tė lexuesit.Studimet, pėrgatitur nga specialistė tė
fushave tė ndryshme, me kapacitete intelektuale kuptohet jo tė
njėjta, kanė sjellė edhe nivele tė ndryshme cilėsore shkencore
dhe trajtimi.
Monografia, nė thelb, sjell njė mesazh tė madh dhe bashkėkohor:
Shqiptarėt e Malit tė Zi, autoktonė nė truallin e vet, edhe pse
kanė jetuar nė darėn e egėr tė pushtuesve tė ndryshėm, e kanė
ruajtur thelbin e vet kombėtar, nė njė hark kohor tė pamasė. Ata
kanė qenė dhe janė faktor aktiv nė proceset gjithėpėrfshirėse
kombėtare. Jo vetėm kanė pėrcjellė ngjarjet historike, por kanė
qenė luftėtarė tė guximshėm, mendimtarė krijues dhe atdhetarė tė
ndritur. Aty, nė gjirin e tyre, lindi dhe punoi shkrimtari i
parė i gjuhės shqipe, Gjon Buzuku.
Nė "epilogun" e kėsaj monografie, studimi i Dr. Lukė Gjokajt i
kushtohet shqiptarėve tė Malit tė Zi nė Amerikė. Autori ėshtė
pėrpjekur tė japė njė sintezė tė historisė dhe ndihmesės sė
kėtyre shqiptarėve nė Kontunentin e Ri. Ata dallohen pėr
veprimtari tė gjithanshme politike, shoqėrore, kulturore dhe
financiare. Kjo i bėn tė nderuar dhe tė respektuar nė gjithė
Diasporėn.Pa dashur tė duket se jap receta, do tė ishte e udhės
t'i jepej njė vend mė tepėr se 6 rreshta kontributit tė kishės "Zonja
e Shkodrės" dhe Dom Pjetėr Popaj, si personalitet jo vetėm i
komunitetit katolik nė Nju York, por edhe i gjithė shqiptarėve.
Njė botim i mirė ėshtė ai botim, leximi i tė cilit nxit mendime,
ngre probleme, hap tematika diskutimi, frymėzon analiza dhe
pjell konkluzione. Pikėrisht kėtė synova. Monografia "Nė njė cep
tė Ilirisė" me vlerat e saj tė shumta shkencore dhe kulturore
ėshtė njė botim i dobishėm, qė ka ardhur nė kohėn e duhur.
Monografia ėshtė njė hambar njohurish pėr shqiptarėt e Malit tė
Zi, ėshtė njė auditor mėsimesh pėr tė gjithė shqiptarėt.
Nė tėrėsi studiuesit u janė pėrmbajtur kritereve tė gjuhės sė
njėsuar kombėtare, por mund tė shmangeshin pėrdorime tė
panevojshme tė fjalėve tė huaja si: centripalizim shoqėror,
represiv, definicion, injektoj, tė hendikepuar, konsistent,
stigmatizim, determinim, etj. etj. Madje edhe ndonjė punim qė
nuk ka arritur tė thotė ndonjė gjė specifike mund tė mbetej
jashtė. (f.133-138).Ai ka pėrfundur duke pėrgėzuar autorėt dhe
moderatorin e saj Prof. Dr. Anton Kolė Berishaj dhe ka shprehur
bindjen se kjo monografi do tė zėrė vend me dinjitet nė
bibliotekėn e studimeve albanologjike bashkėkohore.
Publicisti Tomė
Paloka, gazetarė e autorė librash, nuk ngurojė aspak edhe
kėsaj rradhe tė ishte pak kritik ndaj kėsaj monografie. Ai
ka vrejtur se monografia ka disa mangėsi tė cilat po qe se
do tė ishnin kapur mirė nga autori dhe pėrpiluesit e saj do
tė kishin arritur prefekten e kėsaj vepre. Megjithkėtė, tha
Paloka, kjo monografi ka vlera tė veēanta dhe historike.
Vetė autori i kėsaj vepre ka pranuar se kjo monografi ėshtė
njė rreze drite e cila u hapė rrugėn autorėve tė tjerė tė
bėjnė vepra tė tjera tė kėsaj natyre. Studiuesi, i cili
ėshtė pėrmbledhėsi, njėri nga 28 autorėt dhe redaktori i
monografisė Nė njė cep tė Ilirisė, Prof. Dr. Anton Kolė
Berishaj, professor i sociologjisė nė univeristetin e
Prishtinės, i a la fjalėn librit pėr t'u lexuar nga lexuesi,
i cili tashmė ka tė drejtėn pasi t'a lexojė tė thotė fjalėn
e tij u shpreh ai.. Unė mendojė, ka thėnė Prof. Dr. Anton
Kolė Berishaj qė me kėtė libėr gjithėsesi kėto vise
shqiptare, tė cilat, kanė qėnė tė enklavizuara pėr shkak tė
historisė sė njohur, pas shpine kishin njė kufi tepėr
rigjitė , njė komunikim tė pamundur me shtetin amė, dhe nė
anėn tjetėr balafaqoheshin me njė civilizim qė nuk ishte i
tyre.
Dhe ata gjithėsesi vegjetuan pėr njė kohė tė gjatė. Dhe ata
faktikisht ishin disi tė pa lidhur nė mes vetit. D.t.th. se
kemi njė Ulqin e cila ėshtė njė oazė pėr shkak tė statusit
komunal, ka krijuar njė kulturė dhe njė kontekst kulturor i
cili ndryshon komplet prej atij tė Malcisė. Nė anėn tjetėr
kemi Plavėn e Gusinė, e cila ma heret i ėshtė nėnshtruar njė
procesi tė boshnjakizimit dhe tė shpėrnguljes masive, nė
Kosovė, Europė dhe SHBA. Kėshtu qė kemi njė situat shumė tė
palakmueshme. Ideja dhe qėllimi im kanė qėnė qė tė
pėefektojė nė njė "kopertinė' tė vetme dhe tė faktorizojė
ēėshtjen shqiptare. Qė, shqiptarėt tė flasin pėrmes kėtij
libri , pėrmes njė studimi dhe ata tė trajtohen si ēėshtje
mė vete dhe jo ēėshtje e parcelizuar dhe e shkapėrderdhur
sipas interesave tė politikės ditore, theksojė Prof. Dr.
Anton Kolė Berishaj.
Famullitari i Kishės Katolike Shqiptare nė Amerikė "Zoja e
Shkodrės" Dom Pjetėr Popaj bėri njė pėrshėndetje shpirtėrore,
duke faleminderuar autorin dhe uruar e bekuar atė, me njė
shpres tė vetme "Bashkimin e tė gjitha trojeve tė gjymtuara
tė trupit e gjakut Ilirė".
Nė emrin e familjes Gjokaj tubimin do t'a pėrshėndeste
gazetari, aktivisti dhe i afėrti i familjes Gjokaj - Prelė
Sinishtaj i cili mes emocioneve tė shumta ka thėnė :"I
pėrndershmi Dom Pjetėr Popaj, akademikė, profesorė, miq tė
shtrenjtė,pjesėmarrės tė nderuar: Mė lejoni qė me pak fjalė
tė tregoj jetėn e sponsorit tė kėtij libri tė vlefshėm,
Pashko Nikollė Gjokajt."Ai theksojė se Pashku lindi nė vitin
1944 nė Zogaj, rrethi i Ulqinit nė njė kohė tė vėshtirė pėr
tė gjithė e sidomos pėr shqiptarėt, ku siē do tė zhvillohen
ngjarjet jo shuµeu kohė mė vonė, pas Luftės sė Dytė, mė se
gjysma e atdheut tonė do tė mbetet jashtė kujfijve tė
Shqipėrisė.Pashku lindi nė njė familje patriotike malėsore.
Baba i tij, Nikollė Gjoka nė vitin1937 pėr arsye ekonomike
la Triepshin e Malėsisė dhe u vendos nė Zogaj.
Vullneti i fortė dhe pėrkushtimi i pashoq do t'i ndihmonin
shumė nė Amerikė pėr tė realizuar ėndrrėn qė kishte qysh i
vogėl pėr tė ndihmuar vendlindjen, tė cilėn e donte aq
shumė.Megjithė se vetė Pashku nuk pati njė shkollim tė larte,
ai kishte njė etje tė pashterrshme pėr dije e pėr shkollim.
Duke pasur parasysh se dija tė ēon pėrpara, u interesua
shumė qė Maria, Toma dhe Gjoka tė vazhdonin mėsimet e larta.
Tre fėmijėt e tij u diplomuan nė fakultete tė fushave tė
ndryshme.
Pashku asnjėherė nuk e harroi Malėsine dhe gjithnjė ishte i
preokupuar se si mund ta ndihmonte. Ndihmat e tij, pėrveē
mėnyrės private, u panė dukshėm edhe pėrmes fondacioneve qė
veprojnė kėtu nė diasporė. Disa vite me radhė ai ishte
anėtar i Fondacionit "Dedė Gjo Luli" ndėrsa dy vite vite
ishte edhe nėnkryetar i fondit. Po ashtu Pashku kontribuoi
edhe pėr kishėn nė Shtoj dhe nė Tuz.
Pas luftės nė Kosovė, Pashku nė bashkėpunim me Kolė Zagredėn
dhe disa bashkėpuntorė tė tjerė u ndanė disa dhjetėra mija
dollarė jetimėve tė luftės.Ndėr ndihmat qė Pashku bėri gjatė
jetės sė vet, ishte edhe kontributi qė dha nė ngritjen e
momumentit tė Nėnė Terezės nė Ulqin. Ai qe nisiator dhe
drejtues i kėsaj veprimtarie. Po ashtu ai ndihmoi
materialisht edhe spitalin e materintetit nė Ulqin.Krahas
ēėshtjes kombėtare
I preokupuar vazhdimisht se si tė bėjė diēka mė shumė pėr
Malėsinė, Pashkut i lindi ideja pėr financimin e njė
monografie pėr Malėsinė, e cila mbas sa vite pune tė Prof.
Anton Kolė Berishajt me bashkėpuntorė dhe shkencėtarė tė
shumtė, po pėrurohet sot nė Neė York, pasi u pėrurua nė
Ulqin, Tuz, Prishtinė e Detroit.
Pėr pėrpjekjet dhe arritjet e shumta malėsorėt e diasporės i
janė mirėnjohės Pashkut dhe tė gjithė atyre qė veprojnė pėr
tė mirėn e ēėshtjes kombėtare.
Shpresojmė qė ky libėr tė mirėpritet nga lexuesit dhe ju
falėnderojmė pėr pjesėmarrje. Le tė shpresojmė se bijtė e
Pashkut do tė vazhdojnė rrugėn e babait tė tyre pėr tė
ndihmuar ēėshtjen kombėtare. Puna e tyre shihet qė tani.
Bashkė me nėnėn Filen, ata shpenzuan njė sasi tė
kosiderueshme tė hollash, qė kjo monografi tė dalė nė dritė,
meqenėse u pėrfundua pas vdekjes tragjike tė Pashkut.Nė
rrethin e ngushtė por besoj se edhe mė gjerė ne sot ndiejmė
mungesėn tėnde Pashk i nderuar. Pėr kujtimet qė na le dhe
pėr vepra humane, do tė mbetesh pėrgjithmonė nė kujtesėn
tonė. Dhe nė fund pėr ty o dajė Pashko Nikolla kam edhe kėto
fjalė:Tė qoftė e lehtė toka qė tė mbulon. Pushofsh i qetė nė
paqen e amshuar!
Nė fund zoti
Sinishtaj, kujtoj qė familja Gjokaj kishte pregaditur njė
Koktej pėr tė gjithė pjesmarrėsit, dhe se libri ishte nė
shitje pėr 100 dollar ku tė gjitha mjetet qė do tė mblidhen
nga libri do tė shkojnė si kontribut nė studimet e reja
shkencore tė ēėshtjes sonė kombėtare.
|