23 Qershor 2007
Shtete e Bashkuara te Amerikes, Departamenti i Shtetit
Drejtuar: Z. Oliver Kinder
Washington D.C. 20520 

Per sa i takon: Gjyqit Malazes te Qytetareve Amerikane Rrok Dedvukaj dhe Kola Dedvukaj, e tjeret.

I nderuar Z. Kinder:

Po ju dergoj kete raport shtese sepse kam vene re disa parregullesi  nderkohe qe kam rilexuar shenimet  e mija ne lidhje me  gjyqin, dhe gjithashtu kam marre disa kerkesa nga individe dhe anetare te stafit te kongresit te perfshira ne shperndarjen e emailit te meparshem,  per kerkime te metejshme mbi  ligjin bazuar ne  te cilin operon Mali I Zi, qe kane lidhje me ceshtjen per te cilat ju kam derguar raportin e meparshem.

1. Perberja aktule e gjykates eshte ne kundershtim me kodin Kriminal Malazez.

Gjyqi aktual eshte duke u drejtuar nga nje grup prej tre gjykatesish. Te pandehurit jane te akuzuar me krime te denueshme deri ne 15 vjet apo me shume burg. Lexo artikujt 372 (1&2), 365, 373 (1,2 & 3), 364 dhe artikulllin MCPC 5078 (3 dhe 4) mbi kodin kriminal. Ligji Malazez nuk duket se  ka siguruar ndonje mekanizem qe avokatet te eksplorojne, te marrin vendime, dhe te ballafaqohen, me gjykatesit e ceshtjes per te pare  panashmerine e tyre mbi kete ceshtje perpara se filloje gjykimi. Megjithese Kodi I procedures Kriminale te Malit te ZI thote si me poshte:

“Artikulli 24- Perberja e Gjykates

Vetem nese eshte udhezuar ndryshe nga kodi actual, séance e pare e gjyqit duhet te gjykohet nga grup I perbere prej 2 gjyqetar drejtues dhe tre gjykates te tjere kur eshte fjala per te gjykuar ceshtje kriminale te denueshme  me 15 vjet apo me shume burg , si dhe nga nje grup I perbere nga nje gjykates dhe dy gjykates ligjore kur behet fjale per te gjykuar ceshtje kriminale me denim me te lehte.”

Sigurisht, prokurori Malazez dhe gjykatesit supozohet se e njohin ligjin. Perberja aktuale e trupit gjykues eshte thjesht nje fasade , dhe eshte drejtperdrejt ne shkelje me ligjin Malazez dhe nderkombetar. Eshte e lehte te kuptosh qe sa me pak te jete numri I njerezve qe prokurori duhet te bind, aq me  e lehte eshte denimi i te akuzuarve. ne perberjen aktuale, parametra juridike historike tregojne se eshte 50% me e thjeshte te denosh duke perdorur grupin e perbere prej tre gjykatesve se sa do te ishte po te perdorej grupin prej 5 (pese) gjykatesish, sepse do te ishte me veshtire te bindje 5 gjykates per te dhene denimin. Une besoj se Qeveria Malazeze me deshire ka krijuar kete situate duke penguar te drejtat ligjore te te akuzuarve.

2. Ligji Malazez skualifikion nje prej gjykatesve ne grupin gjykues te perbere pre tre vetash.

I akuzuari, Pjeter Dedvukaj, deshmoi qartesisht se gjykatesi Ivanovic ka ndermarre disa veprime para gjyqesore, ne lidhje me torturen qe I eshte bere, perpara fillimit te gjyqit kriminal. Per kete arsye, bazuar ne kodin criminal te Malit te Zi gjykatesi Ivanovic nuk mund te jete me gjyqetar ne gjyqin criminal. Kodi I procedures kriminale Malazez thote:

Artikulli 38- Arsyeja per skualifikim

4) Ne te njejten ceshtje kriminale ai ka kryer veprime hetuese ose ka qene pjesmarres ne proces si prokuror, avokat mbrojtes, perfaqesues ligjor ose keshilltar I pjeses se akuzuar apo prokurorit , ose ka qene deshmitar”

Nje lexim I thjeshte I ligjit  do kerkonte qe gjykatesi Ivanovic te skualifikonte vetveten nga procesi gjyqesor I kesaj ceshtjeje, ose kryetari I gjykates  Stankovic duhet te kerkoje skualifikimin e tij bazuar ne artikullin 41 te kodit te procedures kriminale te Malit te Zi.

3. Ashtu si Kushtetuta, Kodi I procedures Kriminale Malazeze ndalon perdorimin e deklaratave te leshuara perpara daljes ne gjyq.

Nga evidencat gjyqesore eshte e qarte qe te akuzuarit kane vuajtur per shkak te nje kombinimi trajtimesh te ndaluara. Ligji Malazez  ndalon perdorimin e lenies pa ushqim apo pa gjume, torturat apo poshterimet, per te perfituar nje deklarate nga nje I dyshuar:

“Artikulli 88 thote:

(8) Eshte i ndaluar perdorimi I forces, kercenimit, premtimit, mashtrimit, marrjes me force apo ndonje menyre tjeter te ngjashme (Aktikulli 134, paragrafi 4)  per te perfituar deklarate apo kallezim nga I akuzuari  qe te perdoret si prove kunder tij.”

Per me teper, ligji Malazez thote si me poshte:

“Artikulli 98

Nese nje person I cili nuk mund te deshmoje si deshmitar (artikulli 96) ka deshmuar apo nese nje person qe eshte I perjashtuar nga detyra e deshmitarit (artikulli 97) ka deshmuar dhe nuk eshte paralajmeruar me sa me siper ose nuk ka hequr dore me deshire nga kjo e drejte,  apo nese deshmia e nje deshmitari eshte marre nepermjet torturave apo mjeteve te tjera keqtrajtimi (artikulli 134, paragrafi4), vendimi I gjykates nukmund te bazohet ne kete deshmi.”

Ne fakt, referenca  te shumta te kodit te procedures kriminale malazeze e ndalojne ne menyre te vecante perdorimin e ketyre deklaratave ne procesin kriminal.

“Artikulli 12 – Ndalimi I perdorimit te forces per perfitimin e nje kallezimi

(1)   perdorimi I forces ndaj nje personi I cili ka qene I burgoruar apo liria e te cilit eshte e kufizuar dhe marrja me force e nje kallezimi apo deklarate nga I akuzuari apo ndonje person tjeter pjesmarres ne procesin gjyqesor duhet te ndalohet dhe denohet me ligj.

(2)   Asnje vendim gjykates nuk duhet te bazohet ne ndonje kallezim apo deklarate te marre duke perdorur forcen, torturen, poshterimin apo ndonje menyre tjeter degraduese.”

Kodi I procedures kriminale Malazeze njeh rrezikun e madh te perdorimit te ketyre lloje deklaratash ne kundershitm me Garancine Kushtetuese Malazeze qe Gjykatat jane udhezuar ne menyre specifike qe te perjashtojne qe thote si me poshte :

“artikulli 18 – Vleresim I lire I provave dhe I atyre te pavlefshme ligjerisht.

(1)   E drejta e gjykates dhe autoriteve shteterore te marrin pjese ne procesin kriminal per te vleresuar ekzistencen apo jo ekzistencen e fakteve nuk duhet te jete e lidhur apo e kufizuar ne rregullat formale evidentuese.

(2)   Vendimi I gjykates nuk mund te bazohet ne prova qe jane marre ne menyra ne kundershtim me provizionet e kodit actual te ligjit te Kushtetutes apo ligjit nderkombetar.”

Keshtu, gjykatesit e ketij procesi jane duke e anashkaluar me deshire ligjin apo duke gabuar  ne perdorimin e deklaratave qe jane marre nepermjet tortures apo keqtrajtimeve te burgosurve. Nuk ka ligj me te larte se Kushtetuta e Malit Te Zi qe ne menyre te vecante ka ndaluar kete lloj sjellje dhe perdorimin e atyre deklaratave nga gjykata.

4. Evidenca Gjyqesore dhe Incizimi apo Rregjistrimi me Kamera.

Sic kam thene dhe me pare, evidence gjyqesore  eshte duke u krijuar nga kryetari I gjykates, Z. Ivan Stankovic, I cili esht eduke parafrazuar deshmite e deshmitareve. Bazuar ne ligjin Malazez, pyetjet dhe pergjigjet duhet te rregjistrohen. MCPC, Artikulli 92 thote:

“(1) Deklarata e te akuzuarit duhet te futet ne evidence ne menyre qe te permbledhe, nderkohe qe pyetjetet dhe pergjigjet duhet te rregjistrohen vetem kur kane lidhje  me ceshtjen kriminale.

Faktikisht asnje pyetje nuk eshte rregjistruar, dhe menyra e mbajtes se evidencave eshte absurde dhe e jashte ligjshme. Per ta perkeqesuar me tej ceshtjen, nga autoritete Malazeze na eshte thene qe incizimi apo marrja me kamera e gjyqit eshte e ndaluar me ligj, ne te kundert, ligji Malazez thote qe:

Artikulli 185, Incizimi dhe Rregjistrimi me kamera

“(1) Gjykatesi hetues,  vetem apo pjestar I nje trupi gjykues mund te urdheroje qe nje pyetesor te rregjistrohet nga kamera apo te incizohet. Perpara se pyetesori te filloje, gjykatesi duhet te informoje personin qe po merret ne pyetje per kete gje.”

Keshtu , ligji Malazez nuk e ndalon rregjistrimin apo incizimin e gjyqit. Eshte interesante per te shenuar qe nuk as edhe nje video apo kasete per te akuzuarit ne lidhje edhe me deklarata para gjyqesore qe kane dhene.

 5. Betimi I deshmitareve dhe perkthyesve

Nuk ka patur asnje deshmitar apo perkthyes qe te kete betuar gjate dy javeve qe nga koha qe ky gjyq ka filluar procesin. Kodi I procedures kriminale malazeze thote:

“Artikulli 94

(3)Nese perkthyesi nuk ka bere betimin, ai duhet te betohet qe do te komunikoje me mirebesim pyetjet e bera ndaj te akuzuarit gjithashtu si dhe deklaratat e leshuara nga I akuzuari.”

“Artikulli 101

(2) perpara ekzaminimit, deshmitari duhet te njoftohet qe te tregoje vetem te verteten dhe te mos fshehe asgje, pastaj duhet paralajmeruar se nese jep deshmi te rreme denohet me ligj.’

“artikulli 105

(3)   Teksti I betimit eshte :”betohem se do te them te verteten dhe vetem te verteten mbi cdo gje qe do te pyetem perpara gjykates dhe nuk do te fshehe asgje per te cilen kam dijeni.”

Shenjtesia e impaktit te betimit ne mendjen e deshmitarit apo perkthyesit eshte e matja  baze e se vertetes e matur ne menyre rutine ne nje proces gjyqesor. Kjo gje nuk ekziston ne kete ceshtje sepse e verteta dhe ligji me sa duket nuk kane rendesi.

6. Te akuzuarit e burgosur nuk ju lejohet te marrin vizita 2 ore ne dite te levizin ne ajer te paster.

Te akuzuarit jane duke qendruar ne qelite e burgut dhe I lejohet te dalin vetem 10 minuta ne dite ne ajer te paster nderkohe qe ligji Malazez thote:

“Artikulli 155

(2) Te burgosurve duhet t’ju sigurohen te pakten 2 ore ne dite levizje ne ajer te paster.”

Qeveria Malazeze vazhdon te perdore metoda te jashte ligjshme per te denuar te akuzuarit, edhe pse presuposohet se ata jane te pafajshem deri sa te jete provuar fajesia e tyre. Lexo MCPC-Artikulli 3. Nuk ja vlen te permendesh shkeljet e vazhdueshme  te drejtave te akuzuarve per sa I takon shendetit dhe mirqenies se tyre, duke shkaktuar probleme shendetesore nepermjet demtimeve qe jane rezultat I tortures se sponsorizuar nga shteti.

7. E drejta per tu gjykuar pa vonese

Kjo ceshtje ka qene pezull qe prej 10 muajsh. Kemi patur 5 dite gjykimi ne Maj 2007 dhe 5 dite ne Qershor 2007. Me ecurine aktuale gjyqi mund te mbaroje diku ne vitin 2012. Ligji Malazez parashikon:

“Artikulli 16 – E drejta per gjykim pa vonesa.

(1)   I akuzuari ka te drejten qe te dali ne gjyq ne kohen me te shpejte te mundshme dhe qe gjyqi te kryhet pa vonesa.

(2)   Gjykata duhet te kryeje procesin pa vonesa dhe te parandaloje abuzimet e ndonje pjesmaresi ne procesin criminal.

(3)   Kohezgjatja e mbajtjes ne arrest duhet te shkurtohet sa me shume te jete e mundur,”

Jashte cdo matje te arsyeshme, qeveria malazeze jo vetem ka abuzuar me te drejten e te akuzuarve per te patur nje gjykim te shpejte, por gjithashtu vazhdon te abuzoje duke krijuar vonesa te kota. Mbas sesionit 3 ditor qe do mbahet ne 9 Korrik 2007, gjykata  do ta shtyje vazhdimin e gjyqit per ne vjeshte te vitit 2007.

 

Perfundim

Une presuposoj se kemi te bejme me je grup profesionistesh ne Mal te Zi te cilet kane edukim ligjor dhe duke pare shkeljet e dukshme sistematike te kushtetutes dhe ligjeve te Malit te Zi si dhe refuzimin e aplikimit te ketyre ligjeve sic eshte nenevizuar ne reportet e mija, une mendoj se nuk ka dyshim qe korrupsioni sistematik ne qeverive malazeze ka krijuar me deshire kushte te rrezikshme qe duke shkaktuar dem te perhershem qytetareve te Malit te Zi, gjithe te akuzuarve dhe vecanerisht te akuzuarve tane qe jane qytetare amerikane. Nese qeveria malazeze apo prokurori I shtetit kane sado pak ndershmeri te mbetur ne ta, ata jane te detyruar ligjerisht te terheqin cdo akuze kunder ketyre te akuzuarve. Ky process gjyqesor eshte teresisht I kompromentuar dhe une nuk shoh ndonje menyre sesi qeveria malazeze do ti kaloje korrupsionin e ekspozuar dhe shkeljet e ligjit qe ka krijuar. Nese une personalisht kerkohem si deshmitar do te deshmoj per faktet dhe rrethanat e permendura me siper.

 Ju falenderoj paraprakisht per ndihmen tuaj ne kete ceshtje, nese ju nevojitet ndonje qartesim I metejshem ju lutem mos hezitoni te kontaktoni zyren time.

 

Sinqerisht,
Joseph Dedvukaj
Avokat i ligjit

 

George Bush Presidenti I Shteteve te Bashkuara te Amerikes

Kongresit te SHBA
Ministrise se Drejtese, Republika e Malit te Zi

Amnistise Nderkombetare

Qendres se OSCE Viena

Bashkimit Europian

Keshillit te Europes, komisionerit te te drejtave te njeriut

Komitetit te Helsinkit per te drejtat e njeriut

Ruajtesit te te drejtave te njeriut

Komisionit te Kombeve te Bashkuara per te drejtat e njeriut

Ambasades se SHBA Podgorica Mal I Zi

Aleksandar Sasa Zekovic Hetues I shkeljeve te te drejtave te njeriut Mal I Zi

Zyres se Prokurorise se shtetit Mal I Zi, Vesna Medenica

Lidhjes shqiptaro-amerikane

Keshillit kombetar shqiptaro-american

 

English Version
 


© Copyright 
2000 , 2007 MALESIA.ORG  - Tuz, Malësia
Të gjitha te drejtat e rezervuara.