| |
Gjon M. Dedvukaj: Nuk di pse jam kėtu
16.06.2007

Gjon M. Dedvukaj ishte i pandehuri qe dėshmoi dje para
trupit gjykues e i cili mbrohet nga liria.
Fillimisht edhe Gjoni pėrshkroi ditėn e arrestimit mė 9
shtatorė duke cekur se gjėja mė e vėshtirė pėr ta ka qenė
sjedhja e policėve me babain e tij Martinin dhe poashtu
sjedhja e policėve tek shtėpia e Tomė N. Dedvukaj nė fshatin
Bardhaj.
Policėt Gjonin e kishin sjedhur nė Bardhaj pėr tju treguar
se nė cilėn shtėpi qėndron Rrok Dedvukaj.
Mė detyruan tė shkoj me ta, tha Gjoni dhe shtoi se policėt
kur arritėn para shtėpisė sė Tomės, para shtėpisė gjetėm
disa fėmijė dhe ata (policėt) pushkėt i drejtuan nė fėmijė.
Mendova se do ti vrasin, poashtu edhe fėmijėt u trembėn dhe
filluan tė qajnė e tė bėrtasin. Mė pas Gjoni pėrshkroi
vuajtjet e pėrjetuara derisa nė polici, pasi unė nuk dija
ētė them nė ato qė mė pyesnin, mė urdhėruan se duhet tė
flasė dhe nėse nuk di ēka tė them, atėher sė paku ti gėnjej
diēka. Edhe Gjoni mohoi tė ketė lidhje me ato qė ngarkohet.
Ndėrkaq gjatė dėshmimit tė Dedvukaj nė sallėn e gjykatės u
krijua atmosferė humoreske e shkaktarė ishte vetė Gjoni.
Nė polici mė pyetėn a e njeh Magjypin, unė ju thash po dhe
madje kam njė problem tė madh me tė. Magjypin e kam kojshi
dhe ai ka njė kalė i cili mė ka prishur pemėt qė kam rreth
shtėpisė. Ai ėshtė fukara dhe mė ka shkuar mendja ti mbys
kalin por nuk kam mundur ta bėj ketė, tha Gjoni.
Pas kėsaj tė gjithė tė pranishmit i kaploi gazi, madje edhe
gjykatėsit, avokatėt, prokurorėn dhe policėt. Gjoni fliste
pėr njė person qė i pėrket nacionaliteti Rom dhe qė e ka
kojshi, ndėrsa policėt kishin pyetur pėr personin nga Kosova
qė pėrmendet nė aktakuzė.
Pas kėsaj Gjoni tha se policėt me rrehėn.
Mė pas nė pyetjėn pėr Fadilin, unė dhe pėr tė u thash se e
njoh dhe ai vjen edhe tek unė shpesh nė kafe. Nė pyetjėn pėr
tė sqaruar se kush ėshtė ky person, unė ju thashė ėshtė
Fadili qė i kujdeson bagėtinė e njė kojshiu tim. Pėrsėri nė
sallė mbretėroi njė gaz pasi qė tė gjithė e dinė se njė
pėrson nė kėtė emėr punon tek kojshiu i Gjonit.
Pėrsėri mė rrehėn, tha Gjoni.
Mės pas Gjoni pėrshkroi
ngjarjet nė qėndrėn e sigurisė dhe nė ambientet e gjykatės
dhe mohoi akuzėn.
Procesi u ndėrpre, pėr tė vazhduar mė 9
korrik me dėgjimin e tė pandehurve tė tjerė sipas rradhės.
|
|