| |
Kolė Dedvukaj: Nuk jam fajtorė por rob i organeve
shtetėrore Malazeze
15.06.2007

Vazhdoi procesi gjyqėsorė me dėgjimin e Kolė T. Dedvukaj,
nėnshtetas i SHBA, derisa edhe kėsaj rradhe ishin prezent
pėrfaqėsuesit e ambasadės tė SHBA nė Podgoricė. Kolė
Dedvukaj mojoi tė gjitha pikat e aktakuzės me tė cilat
ngarkohet.
Nė mbrojtjen qė paraqiti Dedvukaj tha se kjo ėshtė hera e
parė qė ndodhet para njė trupi gjykues ndėrsa theksoi se nuk
ėshtė fajtorė por
rob i zėnė nga organet shtetėrore tė Malit tė Zi.
Ju mund tė shkruani dhe tė vėndosni ēka tė dėshironi por
unė nuk jam fajtorė por rob i zėnė nga organet tuaja
ishin fjalėt e K. Dedvukaj, drejtuar trupit gjykuas.
Ndėr tė tjera pėrshkroi qėllimin e vizitės sė tijė nė Mal tė
Zi e pastaj edhe torturat e perjetuara si nė polici ashtu
edhe nė ambientet e gjykatės sė lartė nė Podgoricė.
Ato ishin ēnjerzore dhe johumane, tha Kola, pėr shtuar se nė
kėrkesėn e tijė pėr ti sjedhur ilaēet e nevojshme, pasi qė
vuan nga zemra, ato ja kanė sjedhur pas mė shumė se 10
ditėsh. Derisa paraqiste mbrojtjen K. Dedvukaj kur ishte
fjala pėr ditėt e kaluara nė polici, pra nga 9 - 15
shtatorė, disa herė i ngatėrronte ato, gjė qė aludonte nė
humbjen e orientimit tė kohės dhe ditėve.
Pasi pėrfundoi me mbrojtjen Dedvukaj tha se nga tė
bashkakuzuarit njeh vetem personat qė i ka kushėrinj tė
afėrm. (Pjetėr Dedvukaj, Rrok Dedvukaj dhe Gjon M. Dedvukaj,
tek i cili edhe i kaloi ditėt e qėndrimit tė tijė nė
Malėsi). Poashtu nė pėrfundim tha se nuk dėshiron tė
pėrgjigjet nė pyetjet e prokurorės, gjykatėsve, avokatėve
dhe tė bashkakuzuarėve.
Mės pas ju lexuan padija penale-deklarata nė polici, i ditės
9 shtatorė 2006 dhe proēesverbalet nga gjykata e Podgoricės
tė datės 12 e 15.09.2006.
Karakteristike ishte fakti se ato ishin tė gjitha tė njėjta
mė njėra tjetrėn, nė tėrėsi por tė njėjta edhe me deklaratėn
e mbrojtjes qė e dha para trupit gjykuesė. Pasuan vėrejtjet
e avokatėve Kolė Camaj shtroi kėrkesėn pėr lirimin
dhe ndėprerjen e paraburgimit tė klientėve tė tijė. Kėtė e
mbuloi me faktin se prokurorja Radoviq ka qenė dėshmitare e
torturimeve dhe me faktin se klientėt e tijė janė persona qė
vuajnė nga sėmudje tė rėnda. Ndėrkaq avokati Gogiq vėrejti
se nė proēesverbalin policorė nė dy nga katėr faqet,
konkretisht nė faqėn 2 dhe 3 tė proēesverbalit, nėnshkrimi i
tė akuzuarit ėshtė bėrė me inicialet K.D ndėrsa nė
faqen e parė dhe tė fundit me emrin e plotė.
Kjo siē tha avokati Gogiq
mė aludon nė emrin Kolė Dedvukaj, por edhe nė emrin p.sh
Kovaēeviq Dragan.
Nė pėrfundim prokurorja Radoviq mohoi se ėshtė dėshmitare e
torturave por siē tha ajo
pėrkundrazi jam dėshmitare se nuk ka pasur tortura.
Radoviq kundėrshtoi kėrkesėn e avokatit Camaj pėr ndalimin e
paraburgimit. Pėrfundimisht trupi gjykues hodhi poshtė
kėrkesėn e avokatit Camaj pėr lirimin e klientėve tė tijė.
Procesi vazhdon sot me dėgjimin e Gjon M. Dedvukaj, i cili
mbrohet nga liria.
|
|