| |
Rrok Dedvukaj: Kjo gjykatė mė ka shkelur tė gjitha tė
drejtat
14.06.2007

Gjatė ditės sė djeshme nė sallėn e gjykatės sė lartė,
paraqiti mbrojtjen Rrok Dedvukaj, i cili fillimisht akuzoi
policinė, prokurorinė dhe gjykatėn malazeze pėr dhunėn qė
kanė ushtruarė ndaj tijė.
Edhe Rr. Dedvukaj sikurse edhe tė pandehurit paraprakė
pėrshkroi vuajtjet ēnjerzore qė pėrjetoi pas arrestimit.
Mizoritė mė tė tmerrshme qė kam mundur ti paramendoj i kam
pėrjetuarė nė ambientet e kėsaj gjykate, prandaj nuk dua ti
pėrgjigjem as gjykatėsit, as prokurorės dhe as avokatėve
pėrveē avokatėve mbrojtės
ishin fjalėt me tė cilat Rrok Dedvukaj ju drejtua trupit
gjykues.
Se jeni ata qė keni ēmuar autoritetin tim si njeri prandaj
mendoj se nuk meritoni tju pėrgjigjem
vazhdoi Rroku.
Pasi paraqiti mbrojtjen Dedvukaj mohoi tė gjitha akuzat me
tė cilat i ngarkohen. Ai tha se qekur ka lėshuar
vendlindjen, nė Mal tė Zi ka ardhur dy herė.
Nė vitin 1980 sodha kufomėn e babait tim pėr ta varrosur,
dhe nė vitin 2006 erdha qė tė vizitoj kushrinjtė, tė bėj
grumbullimin e eshtrave tė familjarėve nė njė varrezė, e
kisha menduar qė nėse arrijė tė blejė edhe pak tokė pėr tė
ndėrtuar njė shtėpi qė do ta shfrytzoja gjatė pushimeve
verore dhe ti sjellja edhe fėmijėt e mi pėr tė njoftuar tė
afermit e vet, tha Rr. Dedvukaj.
Pasi ja lexuanproēesverbalet e datės 12 dhe 15 shtatorė, pra
nė polici dhe gjykatė, Rroku mohoi tė ketė folur gjėra tė
tilla dhe i quajti ato tė inskenuara nga organet policore
dhe sistemi gjyqėsorė. Rroku ceki se ato janė tė pavėrteta
dhe tė rrejshme.
Ditėn e djeshme procesin gjyqėsorė e pėrcollėn dy pėrfaqsues
tė ambasadės amerikane nė Podgoricė, ndėrsa njėri nga
avokatėt mbrojtės tė tė pandehurit, Kolė Camaj
paraqiti njė sygjerim
Tashmė nuk ka dyshim se deklaratat e klientit tim si nė
polici ashtu edhe gjykatė, janė marrė pas ushtrimit tė
dhunės ēnjerzore kėshtu qė ėshtė mė se e qartė se ketė
proēesverbale duhet ndarė nga procesi gjyqėsorė. Poashtu
SHBA janė duke pėrcjellur vazhdimisht procesin gjyqėsorė dhe
kėrkojnė qė gjykata malazeze tė rrespektojė ligjet dhe
kushtetutėn kur janė nė pyetje tė drejtat dhe liritė e
njeriut
tha avokati Camaj.
Procesi vazhdon sot me dėgjimin e Kolė Tomė Dedvukaj, edhe
ky nėnshtetas i SHBA.
|
|