Viktor Dreshaj: “Akuza nuk ėshtė e vėrtetė”     
13.06.2007
 



Pėr dallim nga ditėt tjera procesi gjyqėsorė dje vazhdoi me dėgjimin e dy tė akuzuarėve. Fillimisht mbrojtjen e paraqiti  Viktor-Toro Dreshaj i cili pyeti kreunė gjykatės dhe prokurorėn se:
“Si ėshtė e mundur qė njė terrorist duke parė inicialet e veta nė gazetat e pėrditshme dhe duke qenė nė dijeni tė ngjarjeve, tė mos arratiset por bukvalisht tė presė policinė tė vijė ta arrestojnė”.
V. Dreshaj mohoi se ka lidhje me ato qė i ngarkohen me aktakuzė si dhe atė se ka qenė nė dijeni  se nė Malėsi ėshtė duke u pėrgaditur njė gjė e tillė. Ai ndėr tė tjera, pasi pėrshkroi shkurtimisht
 “Aventurėn”  nė qėndrėn e sigurisė dhe nė gjykatėn e lartė nė Podgoricė, deklaroi se Malin e Zi e ka pėrjetuar si shtetin e tijė, madje ka qenė Liberal, pėr ēka siē tha ai nuk ka qenė lehtė.
Nė kohėn kur unė kam bartur flamurin malazias, ata qė mė arrestuan, po tė njėjtin flamurė e kanė fyerė, ndėrsa mė ndodhė qė sot mė akuzojnė pėr terrorizėm. Pyetėm dhe nuk mund tė besoj se si mund tė ndodh kjo. Nė Malėsi as sot dhe as mė parė nuk ka patur terroristė.

 

Pjetėr Dedvukaj: “Nuk jam terroristė” 

Pjetėr Dedvukaj poashtu mė nė detaje pėrshkroi pėrjetimet e tij mė 9 shtatorė e pas. Edhe Dedvukaj mohoi akuzėn dhe hodhi poshtė pjesmarrjen e tij nė organizata terroriste.
Poashtu mohoi tė ketė qenė nė dijeni tė njė organizate tė tillė nė Malėsi. Pjetėr Dedvukaj poashtu pėrshkroi nė detaje torturat e pėrjetuara nga policia malazeze. Ndėr tė tjera akuzoi gjykatėn, prokurorinė dhe policinė se tė gjithė kanė qenė nė dijeni pėr torturat. Ai tha se madje edhe pėrkthyesi (Pjetėr Ivezaj) ka qenė nė dijeni pėr kėto dhe akuzoi edhe pjestarėt e policisė, pėrcjedhėsit e burgut, se i kanė torturuarė, derisa tė njėjtit persona edhe sot ushtrojnė pėrcjedhjen e tė akuzuarėve.
P. Dedvukaj tha se nuk jam terrorist dhe ky emėr mė rėndon mua, familjen, bashkshortėn dhe fėmijėt e mi qė jetojnė nė SHBA. Unė kam emrin tim qė ma dhanė prindėrit. Nė Malėsi kurr nuk ka patur terrorist dhe as nė popullin qė i takoj.
“Terroristė jeni ju, prokuroria dhe policia qė pėrdorėt tortura mė ēnjerzore ndaj nesh. Krejt kjo ngjarje ėshtė e programuarė dhe policėt qė na trajtuan nė mėnyrėn mė mizore” pėrfundoi Dedvukaj.
Procesi vazhdon sot me dėgjimin e Rrok Dedvukaj.


     
    

 
 



© Copyright 
2000 , 2007 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.