Anton Sinishtaj: “Procesi gjyqėsorė ėshtė proces politik i montuarė”     
16.05.2007
 



I akuzuari i dytė Anton Sinishtaj, i akuzuar si udhėheqės i grupit,
i cili gjoja ka pėrgatitur aksione terroriste nė Mal tė Zi, e mohoi nė tėrėsi akuzėn, duke vėrtetuar se nė rajonin e Malėsisė askurrė nuk ka ekzistuar organizatė e tillė. Ai e akuzoi pushtetin malazias se me aksionin politik “Fluturtimi i shqiponės, ka pasė pėr qellim tė frikėsojė popullatėn shqiptare nė prag tė zgjedhjeve tė vitit tė kaluar, mbase Partia Demokratike e Socialistėve ka qenė e sigurt se do t’ i humb zgjedhjet nė Malėsi. Sinishtaj e pėrshkroi detaisht aksionin dhe torturat qė i ka pėrjetuar gjatė tij, e posaēėrisht gjatė marrjes nė pyetje nė Qendrėn e sigurimit. Ai sqaroi se deklaratat nė polici i ka dhėnė nėn presionin fizik dhe psikik dhe pėr kėtė mbrojtėsi i tij nuk e ka nėnshkruar deklaratėn e tij.
 - Nė njė vėrtetim kyē tė aktakuzės merret ditari i Anton Sinishtajt disa pjesė tė tė cilit i lexoi anėtari i kolegjit gjyqėsor Radomir Ivanoviq, nė tė cilat pėrshkruhet detaisht organizimi i sulmit terrorist nė Malėsi, siē thuhet, me ndihmėn logjistike tė UĒK-sė dhe mbėshtetjen financiare tė diasporės. Leximin e ditarit i akuzuari Sinishtaj e quajti keqperdorim, sepse siē tha fjala ėsht pėr vepren letrare me persona tė imagjinuar qė nuk kanė kurrfarė lidhjeje me tė arrestuarit nė aksionin “Fluturimi i shqiponjes”, duke shtuar se shumicėn e tyre nuk i ka njohur fare. Avokati mbrojtsė Radomir Preleviq, kėrkoi qė ditari kontestus tė tėrhiqet sepse leximi dhe shpjegimi i tij paraqet shkelje tė ligjit mbi tė drejtat e autorit. Sinishtaj pranoi se tek ai policia ka gjetė armė pėr tė cilat ka pasur lejen dhe i ka mbajtur nė shtėpi, nga se ėshtė gjuetar i pasionuar.
 -Njėkohėsisht e demantoi ēdo lidhje me armėt e gjetura nė fshatin Kshevė afėr Tuzit. Nė gjykim u shėnua edhe njė incident. Pas pauzės, nė mesditė kolegji gjyqsor i njoftoi tė pranishmit se dikush nga salla e gjyqit ka mundėsuar qė me telefon ose llap-top tė pėrcillet direkt procesi pėrmes internetit. Tė pranishėmve ju tėrhoq vėrejtja se nė tė ardhmėn me rastin e hyrjes nė gjyq do t’u merren tė gjitha paisjet teknike.
     
    

 
 



© Copyright 
2000 , 2007 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.