| |
Filloi procesi gjyqsorė kundėr Shqiptarėve,
Gjon Dedvukaj: ''Jam i pafajshėm''
15.05.2007
Filloi dje procesi gjyqsorė
kundėr Shqiptarėve tė arrestuarė me 9. shtatorė tė vitit tė
kaluar.
Grupi i akuzuarė ėshtė i pėrbėrė prej 18 personash, derisa
15 ishin tė pranishėm nė proces, pastaj Dodė Lucaj ėshte i
burgosur nė Vijenė tė Austrisė, Vasel Dedvukaj dhe Gjon
Lucaj qė gjenden nė kėrkim. Prokurorja speciale Stojanka
Radoviq, publikoi aktakuzėn zyrtare nė tė cilėn ndėr tjera
thuhet:
''Gjon Dedvukaj i nxituar nga vėllai Vasel Dedvukaj dhe
Dodė Lucaj, nxiti Anton Sinishtaj dhe Zef Berishaj nė
formimin e njė grupi Shqiptarėsh nga Malėsia, ēka ata
pranuan, qė nė mėnyrė tė organizuarė me anė tė kryengritjes
sė armatosur tė shkelin rėndin kushtetues tė Malit tė Zi me
qėllim tė krijimit tė territoreve autonome tė banuara nga
shqiptarėt nė Mal tė Zi.''
Procesin e udhėheq Ivica Stankoviq, derisa akuza ėshtė e
njėjtė pėr tė gjithė tė akuzuarit.
Stankoviq nė fillim tė procesit kumtoi njė dekleratė tė
ministrisė sė drejtėsisė ku thuhet se Vasel Dedvukaj ėshtė i
arrestuar nė SHBA. Por staffi ynė ende nuk e
ka vertetua kėtė informacion.
Pasi u lexua aktakuza Avokatėt mbrojtės kėrkuan qė
proēesverbalet e marra me dhunė, proēesverbalet qė nuk
janė nė gjuhėn shqipe si dhe materialet e sekuestruara, nė
mesin e tė cilėve ėshtė edhe ditari i Anton Sinishtaj, tė
mos pėrdorėn si sprova deshmie, ēka prokurorja u pėrgjigj se
pėlqimin pėr leximin e ditarit e dha vetė Anton Sinishtaj
dhe shtoi se ai vetė e ka bėrė pėrkthimin e tijė.
Sinishtaj nė mėnyrė demonstrative e mohoi kėtė duke thėnė
se kjo ėshtė montazhim i parapėrgaditur, mirėpo kryesuesi i
trupit gjykues Ivica Stankoviq e ndėrpreu atė.
Procesi vazhdoi me marrjen nė pyetje tė Gjon Dedvukaj nga
Sukruqi i cili mohoi nė tėrėsi akuzėn, pėr tė shtuarė se
asnjėherė nė jetė nuk ka qenė pjestarė i ndonjė grupi
terrorrist. Dedvukaj akuzoi policinė Malazeze se e kanė
rrehur, keqtrajtuarė, fyerė dhe sharė nėnėn Malsore, si
gjatė bastisjes sė shtėpisė ashtu edhe nė qėndrėn e sigurisė.
''Nuk e di ēka dhe pse po ndodh kjo. Di tė them se jam
qytetarė i kėtij shteti, me lojal se ata qė mė kanė
keqtrajtuarė dhe arrestuar. Sidoqoftė, ēka do qė tė ndodhė
pas kėtij procesi, unė pėrsėri do tė jetoj dhe do tė jem
qytetarė i kėtij shteti'' tha ndėr tė tjera Gjon
Dedvukaj.
Siē shihet nga aktakuza e publikuarė sot, nė tė nuk
pėrmendėn akte terrorriste, likuidim i lidereve politik
dhe shkatrrimi i objekteve fetare Islame, deklarata
kėto qė paraprakisht, nga 9 shtatori e pas dhanė Organet
Shtetrore Qeveritare nė Mal tė Zi.
Procesi vazhdon sot me marrjen nė pyetje tė Anton Sinishtaj.
|
|