Karnevalet "Koret 2007" Nata e saragave dhe vėrės
 
20.02.2007

 

Ja edhe njėri prej manifestimeve mė tė mėdha tė Malėsisė po i vjen fundi. Prej maskemballit "Koret 2007" mbeti edhe nata finale e cila do tė mbahet neser nė mbrėmje.
Sonte  nė lokalet e Restorantit Niagara nė Rakiq, siē ka qėnė edhe e paralajmruar u mbajt Nata e Saragave dhe e Vėrės. Organizator tė kėsaj mbrėmjeje ishin antarėt e Kėshillit tė Korėve 2007. Nuk ishte mbrėmja kjo vetem e organizatorėve por e tė gjithė tė pranishėmve dhe e gjithė Malėsisė. Kėtė mbrėmje solemnisht e hapen mazhoretkat malėsore me vallėn e tyre, kurse nė emėr tė Kėshillit foli, kryetari i Kėshilllit tė Korėve z. Nrekė Camaj. Mbas fjalimit tė rastit tė rinjėt kishin mundėsi edhe tė argetohen, tė vallėzojnė qė edhe sonte pėr pėrzgjedhjen e muzikės u pėrkujdes dj.Buqi. Ai na dha disa tinguj tė muziės e ne na mbeti ti pėrshtatemi asaj.
U ftuan tė gjithė tė pranishmit para "Sofrės sė peshkut
". Kėtu patėm mundėsi tė shohim disa mėnyra tė ndryshme tė pergatitjes sė peshkut. Por nuk ishte vetem mbrėmje e peshkut dhe e verės, sepse edhe ata qė nuk janė dashamirė tė kėtyre  dy artikujve kishin mundėsi t'i shijojnė edhe ushqimet tjera. Sofra  ishte e begatshme dhe e servuar nė njė nivel evropian me disa lloje tė peshkut, bukė kollomoqit dhe ushqime tė tjera tradicionale malėsore.
Organizimi ishte nė njė nivel tė lartė. Ushqimi nuk mungoi asnjė ēast, kurse verė kishte aq sa tė gjithė tė pranishmit mund tė dehenin.
Pėr kėtė natė edhe nuk duam tė zgjasim shumė se mė sė miri deshmojnė fotot tė punuara nga webmasteri  Gjon Gj. dhe fotoreporteri Kristjan J.
Nesėr mbrėma ėshtė edhe nata finale, nata e fundit e karnevaleve por njėkosisht edhe nata mė e pritur, emocionet tė ekipet u rriten edhe mė shumė, nesėr mbas pėrgatitjeve tė shumta do tė dihet se kush ishte mė i sukseshmi.
Ekipi ynė u deshiron ēaste tė kėndshme gjatė pėrjetimit tė etheve tė karnevaleve nėpėrmes faqės sonė. Ndėrsa ekipeve sukses nė garen e neserme!
 

 

 

 

 

 
 
Malesia.Org ® - Tuz Malėsi
All rights reserved
© 2000 , 2007