|

Kthehu

Kthehu |
Shqiptarėt
e Malėsisė kanė ruajtur shumė zakonet nga e kaluara e
veēanarisht ato rreth martesės.
Dikur
ai fis ose shtėpi qė nė shekuj me rradhė nuk ėshtė korit as
nė luftė as nė kohė tė paqės i ka martua mė shpėjt bijat e veta. Sot kjo
traditė ėshtė duke u zhdukur.
Ka
qilluar qė vajzės tė ia caktojnė fatin edhe pa e njohtė
bashkshortin, e bile, ka ngja qė fėmijve tu caktohet fati pa
lind.
Martesa
dhe zakonet rreth saj fillojnė prej se nisin shkuesit
pėr tė kėrkuar vajzen pėr djal.
Darzma fillon atė ditė kur vajza-nusja niset nga
shtėpia
e prindėrve.
Dikur
darzma ka zgjatė disa ditė, ndėrsa sot kryhet pėr 1-2 ditė.
"Shkuesit" janė njė ose dy vetė tė cilėt i cakton familja e djalit.
Ata shkojnė nė shtėpinė e vajzės dhe babait i
kėrkojne vajzėn.
"Shkuesit"
duhet tė janė tė menēėm dhe njohės tė mirė tė kuvendit dhe
zakonit tė malėsorėve.
Ata zakonisht lavdėrojn djalin dhe shtėpin e djalit.
Babai i vajzės ka pėr detyr tu japė fjalėn pozitive
ose negative atė ditė apo njė ditė tjetėr, tė cilėn e cakton
ai.
Dikur vajza nuk
merrte pjesė nė zgjedhjen e fatit tė vetė, por pajtohej me
atė
burr tė cilin ia caktonin prindėrit.
Sot ky ligj mjaft i ashpėr i mardhėnjeve familjare
ėshtė
liberalizuar mjaftė.
Tani
vajza tė shumtėn e rasteve vėndos vetė pėr fatin e saj tė
ardhėshėm.
Pasi
shkuesit marrin pėrgjegje pozitive, atėhėre babai i vajzės
bashkė mė "shkuesit" dhe miqėt e rinjė
caktojnė ditėn e fejesės.
Pesorėt
janė ata tė cilėt shkojnė pėr tė fejuar vajzėn. Me dy
pesorė zakonisht shkon edhe njė shkues.
Tė shumtėn e rasteve pesorėt janė nga shtėpia e
dhėndrit tė ardhėshėm.
Fejesa bėhet me njė lirė-monedhe tė caktuar.
Si shėnjė jepet unaza, apo ndonjė stoli tjetėr me
vlerė, (gjėrdan, arė etj.)
Kur
merret unaza konsiderohet se vajza ėshtė roguar (e kaparisur
pėr
djalė tė caktuar).
Pesorėt nė ditėn e fejesės japin meqėrin (tė holla).
Pesorėt
me kėtė rast u falin grave tė shtėpisė tė holla dhe vajzave
qė janė nė atė vellazėri.
Ata
sjellin njė ferlik (dash tė prer pėr mish) dhe tri okė raki.
Atė ditė caktohet zakonisht data e martesės.
Mqeri
ėshtė njė sasi tė hollash qė jepet nė ditėn e fejesės ose
mė vonė.
Nė qoftė se
babai i vajzės nuk merr mqerin, do tė thot se vajzėn nuk do ta
martoj gjatė atij vitit.
Tė
hollat qė i merr babai i vajzės i pėrdorė pėr tė pregaditur
pajen e nusėrisė.
Tė
hollat jepėn sa pėr ti siguruar vajzės pesė xhubleta dhe
pajėn tjetėr tė nusėrisė. Nėsė
pajėn e nusėrisė e siguron shtėpia e dhėndrit, atėherė
pesorėt
nuk japin kurfar tė hollash pėr kėte qellim.
Qellon qė vajza pas fejesės nuk don tė marrė pėr burrė
tė
fejuarin, atėherė kjo punė del nė pleqėri.
Pleqet nėsė pajtohen se faji ėshtė i shtėpisė sė
vajzės
sjellin vėndimin qė shtėpia e vajzės tė paguaj dyfisht tė gjitha
shpėnzimet qė janė bėrė rreth fejesės.
Nė kėtė rast vajza mbetėt e lirė.
Nėse pleqėria mbetet pezull, atėherė shtėpia e
vajzės i
ka borē sipas kanus (Kanunit tė Lekė Dukagjinit) njė mashkull, ose sillet vėndimi qė vajza
tė ketė 24 deshmitare.
Nėsė
ngjan e kundėrta, dmth djali nuk e don vajzėn e fejuar
atėherė
edhe kjo punė qitet nė pleqėrinė e fisėve tė cilėt siellin
tė njėjtin vėndim sikur edhe pėr vajzen. Edhe nė kėtė drejtim
marėdhėnjet tani kanė ndryshuar - vajza mund tė
marr edhe burr tjetėr, por shtėpia e saj duhet tė paguaj dyfisht
shpenzimet qė janė bėrė gjatė fejesės.
Dasmorėt-krushqit
ditėn e caktuar shkojnė pėr nuse. Ata zakonisht
shkojnė tė dielėn nė mbramje. Flėjnė atje e
tė hėnėn kėthehėn me nuse.
Krushqit me vehte marrin njė dash tė rjepur me brira
nė
maje tė cileve i vėjne njė ose dy molla. Me
vehtė marrin raki. Udhės i qarosin me raki
tė gjithė ata qė i takojnė. Krushqit
kanė kryetarin e vetė-bajraktarin me flamur i
cili u mprin.
Tė gjithė nisėn nga shtėpia e djalit.
Krushqit kėndojn e shtiejnė me pushkė ose revole.
Dikur pėr nuse shkonte njė dasmoreshė, mirėpo ka qilluar
qė nusėn tia rrėmbenin, prandaj mė vonė u dėrgua pėr nuse
njė
dasmor e njė dasmoreshė ose njė dasmoreshė e shum dasmorė,
sikur bėhėt tani.
Krushqit-dasmort nė shtėpinė e nuses, hane, pinė, luajnė e
kėndojnė.
Krushqit ēojnė unazėn e kunorės nga shtėpia e
dhėndėrit.
Nisja
e vajzės-nusės bėhėt me njė ceremonial karakteristik; ajo kapet
pėr vargojt e vatrės pėr derė tė shtėpisė, qanė me
mallėngjim pėr shtėpinė, familjen e vėllazėrinė qė po i
lėn.
Para se tė dalė nga shtėpia e siellin tri herė rreth
zjarrit dhe pastaj vėllai mė i madh ia mbath opingėn apo
kėpucen
e djathtė.
Kryetari
i krushqėve nė tė dalunėn e nusės nga dera e shtėpisė ia
vėn
unazen nė gishtin e dorės sė djathtė.
Ai atėherė nė shėnje gėzimi shtjen me pushkė.
Nusja posa del nga shtėpia qanė.
Nė oborr tė shtėpisė tė gjithė pėrqafohen me tė.
Njeri nga mė tė afėrmit e saj e siell tri herė nė
atė
krah ka lind dielli e pastaj ia dorzon dasmorit i cili e kap
pėr
dore.
Shkojnė bashkė disa hapa e pastaj e lėshon, me ērast e kap
dasmoresha.
Nusja
duke u larguar u lėn lamtumirėn mė tė aferme duke valvitur
shamin e bardhė me tė cilen ka mbuluar fytyrėn me duvak.
Shoqėt e saja e pėrciellin me kėngė tė ndryshme, por nga
njė herė edhe qajnė prej mallėngjimit.
Krushqit
me nuse duhet tė arrijnė nė shtėpinė e dhėnderit para se
tė
muget nata. Mirėseardhjen
e krushqeve me nuse e prźt e tėrė fshati me kėngė.
Gjeverėt
janė dy mėshkuj tė cilėt caktohen zakonisht nga mė tė
afėrmit e dhėndėrit pėr tu kujdesuar pėr nusen ēprej
sė arrin e gjėr
sa tė maroi darzma.
Tė ardhmėn e nuses nė oborr nė shėnjė qe nusja tė sjelle lumturin,
begatinė nė familje njeri nga gjeverėt merr njė mollė me
njė monellė brėnda tė cilėn e gjuan pėrmbi ēatinė tė
shtėpisė.
Pastaj nė mesin e shtėpisė qesin ca gaca zjarrit dhe
rreth tyre e siellin nusen tri herė.
Nusen pastaj e ulin tė rrij nė stol.
Nė prehėr tė saj e vėjne njė djal tė vogel tė cilin ajo e
puth dhe i fal njė palė ēarapa.
Nė mbrėmje arrijnė dy kumarėt: kumara i parė dhe i
dytė.
Pasi arrijinė tė gjithė tė ftuarit, shtrohėn sofrat,
sė
pari pijė e meze dhe pastaj buka.
Kumarėt zejnė kryet e vėndit, pastaj rrin tė tjerėt sipas
vėndit qe u takon. Mbretėron
njė atmosferė gėzimi qė duket se secili aty-atė natė martohet.
Dallinė pėrshėndetėse e nfren i zoti i shtėpisė, pastaj
kumarėt dhe pas tyre tė gjith me rrallė.
Dhėndri nė kėtė gėzim nuk paraqitet aq shpesh.
Ai ėshtė i angazhuar mė tepėr rreth pėrgaditjeve me
qellim qė darzma tė jenė sa mė mirė.
Nusja nuk merr pjesė nė kurrfarė defrimesh.
Gjatė tė ngrėnunit gjevert e siellin nusen me
dasmoreshėn
dy ose tri herė para tryezave tė bukės.
Nė atė rast nusės ia heqin duvakun prej fytyrės.
Kumara qė rrin nė sofrėn e parė i pari shtjen me
pushkė
ose revole.
Pasi
ajo sė pari vjen pran sofrės sė parė e andej me rrallė tė
tjerat.
Kumara duke
shti me pushke thot: Kjoft me nafakė e me hije tė mirė.
Pastaj fillojnė tė kėndojnė
Tė marten para se mbaron darzma kumara i fal tė holla
nrikullės mbasandej edhe grave tė tjera tė shtėpisė dhe vajzave.
Tė
marten qitet jasht nė njė vėnd tė caktuar e tanė paja e nuses me
qellim qė tė dihet se ēka sjellė ajo pėrveē pajės sė
sajė.
Ajo sjelle tė fala: ēarapė, shami dhe peshqirė, kėmisha
etj. pėr kumarėn e tė afėrmit e burrit.
Dasmoresha tregon publikisht se tė cilat tė fala janė
pėr kėnd.
Nė Malesi,
vajzat i martojnė mė teper nė petka-tesha malsorēe: xhublete,
grykce, duvak, vjerrca tė brezit, kapica, breza, ēarapa prej
cohet tė qenisura me rrueza, opak dhe mashe pėr tu ndezur
duhanim musafirit etj.
Bashkėshortėt
pa kunorzuar nuk flejnė bashkė.
Kunorėn e lidhin zakonisht tė marten nė zyrėn e gjendjes
civile, e pastaj ato qė janė religjioze nė kishė.
Si nusja ashtu edhe dasmoresha janė tejet tė
tėrpnuara,
ato meken kur vėn kunorė, nuk ua kėthejnė shpinėn tė
pranishmėve.
Pas
tri javėsh martesė nusja shkon tė vizitonin gjininė.
Sa netė duhet tė flėj nė gjini, e cakton babai ose
vėllai mė i vjetėr i burrit tė saj.
Kur kthehet nga gjinia duhet tė vijė me opakė ose
kėpucė qė ia blen gjinia.
Atė
mbramje mbildhet e tėr fshati e tej per ti
falur tė holla, kurse ajo sjelle nga gjinia, pemė e
gjėra tė tjera.
Kur rrin, mė parė nusja tė gjithėve musafirėve u zbathte opangat e
ēarapet, pastaj me rėnd ua lante e fshinte kėmbėt.
Tani edhe ky zakon ėshtė zhdukur krejtėsisht.
Nė
Malesi fiset nė mes veti nuk martohen.
Sikurse nė ēdo vėnd tjeter ashtu edhe nė Malesi, disa zakone qė kanė qėnė pėrpara sot nuk zbatohen, por janė duke u
thjeshtuar sipas deshirės sė tė rinjėvet.
Nė kohėt e mėparshme nuk ėshtė martuar nė mes vedit as
bajraku.
Si
vertetim i kėsaj ėshtė bajraku i Hotit i cili as sot e kėsaj
ditė edhe pse numron mė tepėr se 500 shtėpi, nuk martohen me
vajzat e fisit.
Ēdo martesė e kėtillė nė Hot nuk ka pasur sukses, por ka mbaruar me
tragjedi. Duhet ta themi se edhe kjo ka nisė tė ndėrroj.
|
|